Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kina u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të përqendrohen tek trajtimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit në vend të konfrontimit, ndërsa Presidenti Donald Trump nis mandatin e tij të dytë.
“Kina është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë e Shteteve të Bashkuara për të vazhduar komunikimin, për të forcuar bashkëpunimin, për trajtuar si duhet dallimet dhe për nxitjen e një përparimi më të madh të marrëdhënieve mes dy vendeve, nga një pikënisje e re”, tha gjatë konferencës së rregullt me shtypin zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun.
Analistët thonë se Pekini shpreson të reduktojë keqkuptimet mes palëve përmes angazhimit që në fazat e para të Presidencës së dytë të Trumpit.
“Qeveria kineze shpreson që Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të kuptojnë nevojat e njëra-tjetrës përmes komunikimit”, thotë Shen Dingli, studiues për çështjen ndërkombëtare me bazë në Shangai.
“Pekini beson se Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë ende në gjendje të arrijnë një konsensus dhe të shmangin shumë keqkuptimet që lindën gjatë Presidencës së parë të Trumpit, nëse të dyja palët i kthejnë në përparësi përpjekjet për të stabilizuar marrëdhëniet bilaterale”, i tha zotit Dingli Zërit të Amerikës përmes komunikimit telefonik.
Përpara inaugurimit të zotit Trump të hënën, Kina dhe ekipi i zotit Trump patën një sërë komunikimesh të nivelit të lartë, përfshirë një telefonatë mes Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të Kinës Xi Jinping.
Zoti Trump tha se ai dhe zoti Xi mund të “zgjidhnin shumë probleme së bashku” ndërsa homologu kinez u shpreh se çelësi për trajtimin e marrëdhënieve dypalëshe ishte “të respektonin interesat kyçe dhe shqetësimet kryesore të vendeve dhe të gjendej zgjidhja e duhur për problemin”.
Të dielën, Nënpresidenti i Kinës Han Zheng, i cili ndodhen në Uashington për ceremoninë e inaugurimit të zotit Trump, u takua me homologun amerikan JD Vance dhe një grup sipërmarrësish amerikanë, përfshirë themeluesin e kompanisë Tesla, Elon Musk.
Ai tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të “kontribuojnë që vendet të përparojnë, të kenë përfitime dhe po ashtu të japin një kontribut të fuqishëm për paqen dhe zhvillimin botëror”, për sa kohë që “i qëndrojnë parimeve të respektit të dyanshëm, bashkëjetesës së paqtë dhe një bashkëpunimi që sjell përfitim për të dyja palët”.
Po ashtu, ai i bëri thirrje sipërmarrjeve amerikane që të “luajnë një rol lidhës dhe të kontrubuojnë më shumë për të zhvilluar marrëdhëniet Kinë-SHBA” duke vazhduar “të investojnë dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Kinë”.
Ekspertët thonë se Pekini dëshiron të shfrytëzojë mundësinë për përmirësim të marrëdhënieve me Uashigtonin përmes këtyre angazhimeve fillestare me administratën e zotit Trump.
Pekini “do donte të shmangte jo vetëm shtimin e sanksioneve por edhe mundësinë për kufizime më të mëdha të eksportit të teknologjisë në Kinë”, thotë Timothy Rich, nga Universiteti “Western Kentucky”.
Ndërsa qeveria kineze ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me administratën e Presidentit Trump, vetë Presidenti për momentin e ka lënë pezull vendosjen e tarifave për mallrat e importit ng Kina, Meksika dhe Kanadaja.
Përkundrazi, ai shpërndau një memorandum të gjerë për tregtinë, ku i kërkohej Përfaqësuesve të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të vlerësonin pajtueshmërinë e Kinës me marrëveshjen tregtare "Faza 1" që administrata e tij nënshkroi me Pekinin në vitin 2020, sipas së cilës Pekini duhej të rriste blerjet e mallrave amerikane me 200 miliardë dollarë për një periudhë dy vjeçare.
Veç kësaj, Presidenti firmosi një urdhër ekzekutiv që do të shtyjë me 75 ditë ndalimin e aplikacionit Tik Tok në SHBA, por kërcënoi se do të vendoste tarifa ndaj mallrave kineze në rast se Kina nuk do të miratojë një marrëveshje të mundshme me kompaninë Tik-Tik. “Nëse ne themi se jemi dakord për marrëveshjen dhe ju nuk e miratoni, atëherë ka një lloj armiqësise dhe ne mund të vendosim tarfia 25, 30, 50, madje deri ne 100 për qind”, tha zoti Trump pasi firmmosi urdhrin ekzekutiv për Tik-Tokun.
Zoti Rich tha se vendimi i zotit Trump për të shtyrë vendosjen e tarifave ndaj mallrave kineze, tregon dëshirën e Presidentit amerikan për “të ushtruar trysni ndaj Kinës për të bërë disa lëshime” që më vonë ai t’i shpallë si fitore. Disa tregtarë kinezë thonë se vendimi i zotit Trump për të shtyrë vendosjen e tarifave u jep atyre mundësi të jenë më të përgatitur për skenare të ngjashme në të ardhmen.
“Jam duke gjetur mënyra të tjera për eksportin e produkteve tek klientë e mi amerikanë duke e zhvendosur linjën e prodhimit në Azinë Juglindore”, tha për Zërin e Amerikës, një eksportues kinez në industrinë e veshjeve me mbiemrin Yuan në Shangai, i cili kërkoi të identifikohet vetëm me mbiemrin e tij për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Ndërsa kabineti i ri i zotit Trump përfshin një sërë politikanësh të njohur për qendrimin e tyre të ashpra ndaj Kinës, përshirë edhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, analistët thonë se është e paqartë së si do të jenë politikat e administratës së zotit Trump lidhur me Kinën.
“Vendimin e fundit e ka Trumpi, dhe nëse Kina i jep Trumpit atë që ai mendon se i nevojitet, këta njërëz të ashpër dhe qëndrimet e tyre do të lihen mënjanë me shpejtësi dhe nuk do të mund të kenë ndikim në politikat SHBA-Kinë”, thotë Dexter Roberts, nga Këshilli Atlantik.
Pavarësisht mungesës së qartësisë mbi politikat e administratës Trump për Kinën, zoti Shen tha se komentet zyrtare nga Pekini dhe Uashingtonë sugjerojnë se komunikimet e para kanë “qenë realitivisht pozitive”.
“Kjo ndoshta nënkupton se do të ketë më pak keqkuptime dhe besoj se të dyja vendet nuk do ta shpërdorojnë këtë mundësi të re për t’u angazhuar me njëri-tjetrin”, i tha ia Zërit të Amerikës./VOA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë...
Izraeli dhe Hamasi arritën armëpushimin pas 15 muajsh luft...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan shpalli zinë kom...
Presidenti Donald Trump ka nënshkroi një urdhër ekzekutiv ...
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi se do të pu...
Dy amerikanë të arrestuar nga autoritetet talebane në Afga...
Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Trump kanë njoftuar rezult...
Tragjedi në një resort të skive në Kartalkaya të Turqisë, ...
Donald Trump u betua si presidenti i 47-të i Shteteve të B...
Presidentja e Kosovës dhe përfaqësuesit diplomatikë të hua...
Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter është regji...
Presidenti Trump mori pjesë në disa ballo në mbrëmjen e in...
Nga Sarah Smith, BBC Kjo breshëri urdhrash presidencialë ...
Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka rrëmbyer të gjith...
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka urdhëruar SHBA të dal...
Vijojnë protestat në Beograd. Mijëra studentë dhe mësues j...
Senati konfirmoi shpejt ish-senatorin Marco Rubio si Sekre...
Presidenti Trump gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urd...
Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë ...
Kina ka ekzekutuar një burrë të shpallur fajtor për vrasje...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...