OKB: Izraeli mund të ketë shkelur ligjet e luftës
Forcat izraelite mund të kenë shkelur në mënyrë të për...

Vizita e ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan në Kinë shënon përpjekjen e fundit të Ankarasë për të konsoliduar pozicionin e saj strategjik në kryqëzimin e rrugëve tregtare mes Evropës dhe Kinës. Por siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones, analistët thonë se dyshimet e Pekinit për mbështetjen e disidentëve kinezë ujgurë nga Ankaraja, vazhdojnë të bëhen pengesë për këtë synim.
Ujgurët po ngrenë pyetje dhe disa madje po përgatiten edhe për pasoja të mundshme nga vizita e fundit e ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan në Kinë dhe Xinjiang, ku banojnë shumë ujgurë, mes të cilëve Seyit Tumturk, kreu i Asamblesë Kombëtare të Turkistanit Lindor.
“Qeveria kineze po përdor fjalët e tij [Fidanit], në përpjekje për të legjitimuar gjenocidin që bën, për të justifikuar masakrën që ka bërë, duke thënë se Hakan Fidan mbeti shumë, shumë i kënaqur me vizitën. Kjo është e papranueshme”.
Vizita e ministrit Fidan në Kinë u përqendrua tek tregtia dypalëshe dhe zhvillimi i rrugëve të reja tregtare, ndërsa ekonomia botërore gjen mënyra për të anashkaluar Rusinë e goditur nga sanksionet, thotë Cagdas Ungor e Universitetit të Marmarasë.
“Turqisë i duhet të rindërtojë këto lidhje në mënyrë që të ketë një rol qendror, duke ruajtur statusin e saj si urë mes Lindjes dhe Perëndimit. Kjo ide është bërë tani edhe më popullore për shkak të sanksioneve ruse dhe evropianët janë po ashtu të interesuar për këto itinerare alternative. Mendoj se ka një hapësirë mundësish”, thotë ajo.
Ankaraja po kërkon mbështetjen e Pekinit për një rrugë tregtare të korridorit të mesëm që do të lidhë Kinën me Evropën nëpërmjet Azisë Qendrore dhe Turqisë.
Por Pekini është kritik ndaj Ankarasë lidhur me strehimin që i ofron pakicës kryesisht ujgure të Kinës. Në vitin 2009 kur ishte kryeministër, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e akuzoi Kinën për kryerjen e krimeve që i afroheshin gjenocidit.
Por Prof. Ungor thotë se ministri i jashtëm Fidan përdori gjuhë më të zbutur për këtë çështje gjatë vizitës së tij në Kinë dhe në Xinjiang.
“Kinezët mbetën të kënaqur. Mediat zyrtare kineze theksuan në thelb faktin se Turqia po e mbështet politikën e një Kine. Turqia respekton integritetin territorial të Kinës. Madje në vizitën e tij në Xinjiang, Hakan Fidani theksoi për shembull zhvillimin ekonomik të Xinjiang-it, harmoninë sociale, respektimin e të drejtave kulturore etj”, thotë ajo.
Pekini po bën lobim për miratimin e një ligji që pret prej vitesh ratifikimin nga parlamenti turk që do të lejonte ekstradimin e ujgurëve të kërkuar nga autoritetet kineze. Analistët thonë se miratimi do të ndihmonte në kapërcimin e hezitimit të Pekinit për të bashkëpunuar me Ankaranë, thotë ekspertja për Kinën, Ceren Ergenc.
“Turqia paraqet pasiguri për Kinën. Diaspora ujgure është shumë e fortë në Turqi për sa i përket bazës së votuesve të partive konservatore....Pra, kjo krijon gjithashtu një mjedis investimi të rrezikshëm për Kinën. Turqia aktualisht klasifikohet zyrtarisht si një vend me rrezikshmëri të lartë për investime për kompanitë kineze”, thotë ajo.
Analistët paralajmërojnë se çdo veprim i Ankarasë kundër ujgurëve do të jetë i rrezikshëm duke pasur parasysh mbështetjen e fortë publike në Turqi për ujgurët. Por në të njëjtën kohë, thonë ata, Ankaraja është e vendosur të arrijë objektivin e saj për t'u vendosur në qendër të rrugëve tregtare midis Kinës dhe Evropës./ VOA
Forcat izraelite mund të kenë shkelur në mënyrë të për...
Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ...
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, pritet të njoftojë ...
Fituesja iraniane e çmimit Nobel për Paqe, Narges Moha...
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Kores...
Gripi i shpendëve po përhapet në SHBA në një zhvillim ...
Mijëra koreano-veriorë brohoritën "mirë se erdhe Putin" dh...
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë...
Shtetet e Bashkuara të martën bënë thirrje për ndërpre...
Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ...
Shtatë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë ...
Autoritetet greke të kufirit thuhet se kanë marrë refu...
Një shpërthim i madh ka ndodhur në një depo në Çad të ...
Një anije transportuese u fundos në Detin e Kuq, pas n...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur në K...
Më shumë se 70 milionë amerikanë – rreth një në pesë b...
Një sasi rekord prej 35 ton kokainë ,e cila ishte dest...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar të martë...
Mijëra izraelitë organizuan një demonstratë masive në ...
Presidenti rus, Vladimir Purin ka mbërritur në Korenë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...