Putin-i, vizitë në Korenë e Veriut/ Kim mbështet pushtimin në Ukrainë
Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ...

Shtetet e Bashkuara të martën bënë thirrje për ndërprerjen e luftimeve ndërkufitare dhe uljen e tensioneve mes Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah, ndërsa rritet kërcënimi për një luftë në shkallë të gjerë.
Komentet e të dërguarit të posaçëm amerikan, Amos Hochstein, në Bejrut u bënë të martën, ndërsa sulmet vazhduan të përshkallëzoheshin në të dyja anët e kufirit.
Izraeli dhe Hezbollahu filluan shkëmbimet me armë më 8 tetor, një ditë pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izraelin jugor.
Sulmet e fundit, duke përfshirë sulmin e Hezbollahut me dron të martën ndaj një tanku izraelit, pasuan një sulm izraelit në Libanin jugor, në të cilin u vra një komandant i lartë i Hezbollahut javën e kaluar.
Hezbollahu i mbështetur nga Irani, i cili ishte aleat me grupin militant palestinez Hamas, ka thënë se do të ndalonte sulmet vetëm pas arritjes së një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka thënë se ai shpreson për një fund të konfliktit me Izraelin, por është i përgatitur të vazhdojë sulmet nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu "këmbëngul" për vazhdimin e luftës.
“Ne shpresojmë se lufta do të ndalet shumë shpejt, por nëse Netanyahu këmbëngul për luftë, ai do ta çojë entitetin zionist në katastrofë dhe do ta çojë frontin kundërshtar drejt një fitoreje historike të madhe dhe krenare”, tha ai.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se Hezbollahu po e vë në rrezik Libanin me përpjekjet e tij për të qenë "mburojë për Hamasin".
“Agresioni në rritje i Hezbollahut po na çon në prag të asaj që mund të jetë një përshkallëzim më i gjerë, që mund të ketë pasoja shkatërruese për Libanin dhe të gjithë rajonin”, tha zëdhënësi Hagari.
I dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Amos Hochstein i bëri thirrje Hamasit që të pranonte një marrëveshje armëpushimi të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ajo do të ndihmonte edhe në uljen e tensioneve në konfliktin përgjatë kufirit jugor të Libanit.
Zoti Hochstein tha se një armëpushim ose një zgjidhje diplomatike për të ndalur konfliktin Izrael-Hezbollah është "urgjente".
Sipas mediave, rreth 473 individë në Liban, duke përfshirë 94 civilë, janë vrarë që nga 8 tetori i vitit të kaluar. Zyrtarët izraelitë kanë raportuar të paktën 26 vdekje në Izrael për shkak të konfliktit, 11 prej të cilëve thuhet se janë civilë.
Një pjesë e të dhënave për këtë lajm janë marrë nga agjencitë e lajmeve "Reuters" dhe "Agence France-Presse"./Zëri i Amerikës
Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ...
Shtatë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë ...
Autoritetet greke të kufirit thuhet se kanë marrë refu...
Një shpërthim i madh ka ndodhur në një depo në Çad të ...
Një anije transportuese u fundos në Detin e Kuq, pas n...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur në K...
Më shumë se 70 milionë amerikanë – rreth një në pesë b...
Një sasi rekord prej 35 ton kokainë ,e cila ishte dest...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar të martë...
Mijëra izraelitë organizuan një demonstratë masive në ...
Presidenti rus, Vladimir Purin ka mbërritur në Korenë ...
Ish Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë kan...
Senatorët amerikanë filluan të martën t’i drejtojnë py...
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që nxorën në pah n...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar të martën ...
Rusia është duke kryer shantazhe dhe po negocion shuma...
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë s...
Bashkimi Evropian i dha statusin e vendit kandidat Gje...
Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...