Putin-i sulmon sërish Perëndimin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur në K...

Një anije transportuese u fundos në Detin e Kuq, pas një sulmi nga rebelët jemenas Huthi që besohet se vranë një marinar në bord, thanë autoritetet më 19 qershor.
Kjo është anija e dytë që është fundosur që kur rebelët nisën fushatën e sulmeve të tyre fundin e vitit të kaluar.
Fundosja e anijes Tutor në Detin e Kuq shënon atë që duket se është përshkallëzimi i ri nga rebelët, që mbështeten nga Irani, në fushatën e tyre për të shënjestruar anijet që kalojnë përmes korridorit të rëndësishëm detar.
Rebelët Huthi nisën sulmet e tyre nëntorin e vitit të kaluar për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës.
Sulmi ndaj kësaj anijeje vjen pavarësisht një fushate në rajon të udhëhequr nga SHBA-ja, kur janë zhvilluar luftimet më intensive detare që nga Lufta e Dytë Botërore, teksa rebelët kryejnë sulme pothuajse në baza ditore ndaj anijeve komerciale dhe luftanijeve.
Anija Tutor, e regjistruar në Liberi, por në pronësi greke, u fundos në Detin e Kuq, tha Marina e Mbretërisë së Bashkuar, teksa lëshoi një paralajmërim për marinarët në rajon.
“Autoritetet ushtarake raportojnë se janë parë fragmente të anijes në vendin ku së fundi është raportuar se gjendet ajo. Anija besohet se është fundosur”, tha Mbretëria e Bashkuar.
Rebelët Huthi ende nuk kanë konfirmuar fundosjen e anijes, ndërkaq ushtria amerikane po ashtu nuk ka komentuar për këtë rast.
Anija Tutor u sulmua rreth një javë më parë nga dronët e rebelëve Huthi. Të hënën, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kibry, tha se gjatë sulmit është vrarë “një anëtar i ekuipazhit nga Filipinet”.
Rebelët Huthi kanë kryer më shumë se 50 sulme ndaj anijeve, duke vrarë katër marinarë. Ata kanë kapur një anije dhe që nga nëntori kanë fundosur dy të tjera. Ndërkaq, fushata ajrore, që udhëhiqet nga SHBA-ja kundër rebelëve jemenas ka nisur në janar të këtij viti./ Rel
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur në K...
Më shumë se 70 milionë amerikanë – rreth një në pesë b...
Një sasi rekord prej 35 ton kokainë ,e cila ishte dest...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar të martë...
Mijëra izraelitë organizuan një demonstratë masive në ...
Presidenti rus, Vladimir Purin ka mbërritur në Korenë ...
Ish Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë kan...
Senatorët amerikanë filluan të martën t’i drejtojnë py...
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që nxorën në pah n...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar të martën ...
Rusia është duke kryer shantazhe dhe po negocion shuma...
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë s...
Bashkimi Evropian i dha statusin e vendit kandidat Gje...
Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke...
Mediat holandeze thonë se Hungaria ka hequr dorë nga k...
Mbetjet e tre trupa të qytetarëve serbë të vrarë në lu...
Shteti amerikan i Kansasit paditi të hënën "Pfizer"-in...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian përfunduan të hënën n...
Sa më e tensionuar të jetë situata në botë, aq më të r...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...