Shefi i NATO-s, në Uashington për Ukrainën
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë s...

Rusia është duke kryer shantazhe dhe po negocion shuma të mëdha parash për të angazhuar gjermanë për të spiunuar për të, pas goditjes që u është bërë shërbimeve të saj të inteligjencës, si pasojë e dëbimit të rreth 600 diplomatëve rusë në Evropë, kanë thënë shërbimet gjermane të sigurisë.
Zyra Federale për Mbrojtje të Kushtetutës në Gjermani, ka thënë se shërbimet ruse të inteligjencës janë duke shpenzuar shumë të mëdha parash për të rekrutuar agjentë në Gjermani, pavarësisht tentimeve të Perëndimit për t’i kufizuar operacionet e tyre, pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
“Rusia është duke punuar shumë për të kompensuar zvogëlimin e numrit të agjentëve rusë në Gjemani”, ka thënë shefi i Zyrës Federale për Mbrojtje të Kushteutës, Thomas Haldenwang.
Dy shtetasit gjermanë, të cilët janë akuzuar gushtin e vitit të kaluar për tradhti të lartë, pasi kanë spiunuar për Rusinë, janë paguar secili rreth 400.000 euro për shërbimet e tyre, ka thënë Haldenwang.
“Këto shuma për agjentët tregojnë se shërbimet ruse vazhdojnë të kenë burime të jashtëzakonshme të të hyrave, përmes së cilave i përmbushin synimet e inteligjencës”, është thënë në raport.
Sipas autoriteteve, personat që kanë qenë më së shumti në rrezik të shënjestrimit prej shërbimeve ruse të sigurisë kanë qenë gjermanët që kanë jetuar në Rusi, ose kanë udhëtuar shpesh atje, përfshirë diplomatët gjermanë, të cilët do të mund të ishin pre e lehtë e tentimeve për shantazh.
“Në momentin që ekziston informacion komprometues për shënjestrat e tyre, shërbimet nuk turpërohen që të përdorin teknika agresive të rekrutimit”, kanë thënë autoritetet gjermane.
Më herët gjatë këtij muaji, NATO-ja i ka ripërsëritur shqetësimet për spiunazhin rus dhe ka bërë thirrje për masa më të ashpra ndaj atyre që i ka konsideruar aktivitete armiqësore, përfshirë aktet e sabotazhit dhe sulmet kibernetike.
Gjermania është njëra prej 32 vendeve anëtare të NATO-s./ REL
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë s...
Bashkimi Evropian i dha statusin e vendit kandidat Gje...
Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke...
Mediat holandeze thonë se Hungaria ka hequr dorë nga k...
Mbetjet e tre trupa të qytetarëve serbë të vrarë në lu...
Shteti amerikan i Kansasit paditi të hënën "Pfizer"-in...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian përfunduan të hënën n...
Sa më e tensionuar të jetë situata në botë, aq më të r...
Presidenti Joe Biden pritet të shpallë të martën një m...
Planet e raportuara të liderit të Koresë së Veriut, Ki...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është në rrugën e tij ...
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Kina ...
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se...
Ekipi elektoral i presidentit Joe Biden do të shpenzoj...
Në një raport të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit t...
Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter u...
Drejtuesit e rinj të institucioneve në Shkup janë të v...
Ushtria amerikane thotë se grupe të mëdha dronësh dhe ...
Presidenti rus, Vladimir Putin do ta vizitojë Korenë e...
Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë të hënën se heqja e ma...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...