Biden, plan të ri që mbron nga dëbimi personat e martuar me amerikanë
Presidenti Joe Biden pritet të shpallë të martën një m...

Sa më e tensionuar të jetë situata në botë, aq më të rëndësishme bëhen armët bërthamore, thuhet në raportin e Institutit SIPRI. Megjithatë, analisti Dan Smith llogariti se numri i kokave bërthamore është zvogëluar në përgjithësi. Mirëpo, siç thotë ai, kjo është thjesht për faktin se grumbulli i armëve të vjetra është duke u çmontuar.
Ai thotë se e sheh me shqetësim numrin e armëve bërthamore të gatshme për përdorim. Rreth 2100 armë të tilla, siç thotë ai, janë në gatishmëri të lartë operacionale. Numri i armëve që janë vërtet në dispozicion është rritur pak së fundmi, thotë ai. "Ky është një zhvillim relativisht i ri në dy deri në tri vitet e fundit. E kjo tendencë ka vazhduar në vitin 2023", tha Smith.
SHBA-ja, Rusia dhe Kina në fokus
SHBA dhe Rusia zotërojnë shumicën dërrmuese të këtyre armëve të gatshme për përdorim. E reja është që edhe Kina mban koka bërthamore në gatishmëri të lartë operacionale në kohë paqeje. Në përgjithësi, Kina është vendi me rritjen më të shpejtë të sasisë së këtyre armëve.
Ka disa arsye për këtë: Kina dëshiron të arrijë statusin e fuqisë së madhe - që përfshin edhe armët bërthamore. Pastaj Kina përgatitet për kërcënime dhe skenarë të ndryshëm. Ajo dëshiron të jetë gati për çdo rast dhe për këtë arsye shton numrin e këtyre armëve. E ajo dëshiron të përgatitet edhe për ndonjë sulm të mundshëm të papritur në të cilin armët e saj mund të shkatërrohen.
Nëntë vende kanë armë bërthamore
Bumi ekonomik i Kinës është arsyeja pse vendi ka rritur vazhdimisht shpenzimet ushtarake për gati 30 vjet, thotë ai. Gjithsej nëntë vende kanë armë bërthamore: SHBA dhe Rusia janë lidere, të ndjekura nga Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli.
Analisti i SIPRI-t, Smith, beson se të gjitha vendet do të vazhdojnë të modernizojnë rezervat e tyre. "Bëhet fjalë për armë më të sakta, me më shumë rreze ose më shumë koka luftarake për raketë," thotë Smith.
Britania e Madhe ka porositur një gjeneratë të re nëndetësesh pasi më parë kishte porositur edhe raketa të reja. "Ky është një proces i vazhdueshëm, aksionet nuk ndalen kurrë”, thotë analisti.
SIPRI u bën thirrje vendeve të bashkëpunojnë
Smith beson se ka shumë pak gjasa që të përdoren armë bërthamore. Megjithatë, rreziku duhet marrë seriozisht, sepse efektet do të ishin më se katastrofike. Ndërsa bota, thotë ai, aktualisht është në një krizë të shumëfishtë - kjo kërkon bashkëpunim midis vendeve.
"Ne duhet të bashkëpunojmë edhe në fusha të tjera: për ndryshimin e klimës ose përgatitjen për pandeminë e ardhshme, për tregtinë globale ose frenimin e krimit ndërkombëtar. Të gjitha këto gjëra kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar”, thotë Smith.
Instituti i Kërkimeve të Paqes në Stokholm SIPRI është një institucion i pavarur që publikon raporte vjetore, për shembull, mbi tregtinë e armëve, industrinë e armëve dhe shpenzimet ushtarake. SIPRI financohet kryesisht nga qeveria suedeze./CNA
Presidenti Joe Biden pritet të shpallë të martën një m...
Planet e raportuara të liderit të Koresë së Veriut, Ki...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është në rrugën e tij ...
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Kina ...
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se...
Ekipi elektoral i presidentit Joe Biden do të shpenzoj...
Në një raport të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit t...
Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter u...
Drejtuesit e rinj të institucioneve në Shkup janë të v...
Ushtria amerikane thotë se grupe të mëdha dronësh dhe ...
Presidenti rus, Vladimir Putin do ta vizitojë Korenë e...
Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë të hënën se heqja e ma...
Mungesa e ligjeve për monedhat digjitale e ka ngadalësuar ...
Presidenti rus Vladimir Putin shkarkoi të hënën katër ...
Lëvizja në një qytet krejtësisht tjetër për punë nuk ë...
Dhjetë emigrantë humbën jetën në Detin Mesdhe pasi var...
Aplikimi për një vizë "Shengen" në vitin 2024 nuk ësht...
Më 6 janar 2021, godina e Kapitolit të Shteteve të Bas...
Ndërmarrja “Trepça”, ka dhënë afat 30 ditë, që organiz...
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...