Diskutime në Bruksel lidhur me heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ...

Forcat izraelite mund të kenë shkelur në mënyrë të përsëritur parimet themelore të ligjeve të luftës dhe nuk janë kujdesur të mbrojnë jetët e civilëve në fushatën e tyre ushtarake në Rripin e Gazës, tha të mërkurën zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut. Raporti i publikuar sot u kritikua nga Izraeli, që për nëntë muaj po vazhdon operacionin kundër Hamasit.
Në një raport që shqyrton gjashtë sulme izraelite që shkaktuan numër të madh viktimash dhe shkatërruan infrastrukturën civile, zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se forcat izraelite “mund të kenë shkelur në mënyrë sistematike ligjet e luftës”, përfshirë parimin për të bërë dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve, masat paraprake dhe shkallën e forcës së përdorur në sulm.
Misioni i përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë i cilësoi si të gabuara gjetjet e këtij raporti dhe metodologjinë e përdorur.
Raporti analizon hollësitë e gjashtë incidenteve që ndodhën mes 7 tetorit dhe 2 dhjetorit.
OKB pati mundësinë të vlerësojë armët, qëllimet dhe mjetet e përdorura në këto sulme.
“Menduam se është me rëndësi nxjerrja e këtij raporti tani, veçanërisht duke e ditur se kanë kaluar rreth tetë muaj nga disa prej këtyre sulmeve dhe ende nuk kemi parë hetime të besueshme dhe transparente”, thotë Ravina Shamdasani, zëdhënëse e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut.
Ajo u bëri thirrje autoriteteve izraelite që të nisin një proces hetimor dhe shtoi se në mungesë të një procesi transparent është i domosdoshëm veprimi ndërkombëtar.
Ndërkohë, në Jeruzalem ndodhet një delegacion dypartiak i Kongresit amerikan i udhëhequr nga ligjvënësi Steny Hoyer.
Në takimin me anëtarët e Komitetit Amerikano-Izraelit për çështjet publike, presidenti i Izraelit Isaac Herzog u shpreh “mirënjohës për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara krah Izraelit”, ndërsa bëri thirrje që mosmarrëveshjet të diskutohen me qetësi.
“Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen dypartiake që tejkalon të gjitha ndasitë dhe konfliktet e shoqërisë amerikane, në betejën tonë për një botë të lirë kundër Perandorisë së Djallit”, thotë zoti Herzog.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendon se Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dërgimin e armëve të nevojshme për luftën në Gazë, duke lënë të kuptohet se kjo po ngadalëson ofensivën e Izraelit në qytetin jugor Rafah.
Sidoqoftë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se është pezulluar vetëm dërgimi i disa municioneve të kalibrit të madh.
Lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gazë është në muajin e nëntë.
Sulmi ajror dhe tokësor i Izraelit ka shkaktuar vdekjen e mbi 37,400 personave, sipas autoriteteve shëndetësore në territorin e kontrolluar nga Hamasi.
Lufta në Gazë nisi pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor, kur u vranë rreth 1,200 persona dhe u morën peng mbi 250 të tjerë, sipas të dhënave izraelite./ VOA
Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ...
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, pritet të njoftojë ...
Fituesja iraniane e çmimit Nobel për Paqe, Narges Moha...
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Kores...
Gripi i shpendëve po përhapet në SHBA në një zhvillim ...
Mijëra koreano-veriorë brohoritën "mirë se erdhe Putin" dh...
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë...
Shtetet e Bashkuara të martën bënë thirrje për ndërpre...
Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ...
Shtatë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë ...
Autoritetet greke të kufirit thuhet se kanë marrë refu...
Një shpërthim i madh ka ndodhur në një depo në Çad të ...
Një anije transportuese u fundos në Detin e Kuq, pas n...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur në K...
Më shumë se 70 milionë amerikanë – rreth një në pesë b...
Një sasi rekord prej 35 ton kokainë ,e cila ishte dest...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar të martë...
Mijëra izraelitë organizuan një demonstratë masive në ...
Presidenti rus, Vladimir Purin ka mbërritur në Korenë ...
Ish Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë kan...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...