I dënuar me 24 vite burg për vrasje/ Kapet në Angli 60-vjeçari
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, vazhdoi të tërhiqte mbështetjen e votuesve republikanë për një kohë të gjatë pasi u tërhoq nga gara presidenciale. Korrespodentja e "Zërit të Amerikës", Dora Mekouar, i hedh një vështrim mënyrës se si përkrahësit e zonjës Haley mund të ndikojnë për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve, mes presidentit Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump.
Gati tre muaj pasi ndërpreu fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale, ish-ambasadorja e OKB-së, Nikki Haley, njoftoi se në 5 nëntor do të votojë për ish-presidentin Donald Trump.
“Biden ka qenë katastrofë. Kështu që unë do të votoj për Trump-in", u shpreh Nikki Haley, ish-kandidate republikane për Presidente.
Por jo të gjithë përkrahësit e saj po ecin në hapat e ish-guvernatores. Në mars të vitit 2024 një anketim i Kolegjit Emerson tregoi se numri i votuesve të zonjës Haley që do të mbështesnin zotin Biden ka të ngjarë të jetë dyfish më i lartë se ata që do të mbështesnin zotin Trump. Sondazhet e tjera sugjerojnë se të paktën gjysma e votuesve të zonjës Haley nuk do të votojnë për ish-presidentin Trump.
“U mërzita kur dëgjova që Nikki nuk mori votat e mjaftueshme për të qëndruar në garë. Megjithatë, nuk jam një përkrahëse e Presidentit Trump. Jam shumë e shqetësuar për Partinë Republikane”, thotë Chris, përkrahëse e Nikki Haley-t.
“Nuk dua të shoh as Trump-in as Biden-in në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm”, shprehet John Sulkowski, përkrahës i Nikki Haley-t.
“Nuk më entuziazmon asnjëri. Kam përkrahur Trump-in dhe ndoshta do të anoja përsëri nga ai”, shprehet Jennifer Mayser, përkrahëse e Nikki Haley-t.
Zonja Haley thotë se ish-Presidenti Trump duhet të bëjë përpjekje për të bindur votuesit e saj.
“Trump-i duhet të tregohet i zgjuar dhe t’u qaset miliona njerëzve që votuan për mua dhe që vazhdojnë të më mbështesin dhe jo ta marrë të mirëqenë se do të ketë mbështetjen e tyre”.
Mbështetësit e zonjës Haley mund të luajnë rol përcaktues për fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhjet paraprake të muajit prill në Pensilvani, zonja Haley u mbështet nga një e katërta e votuesve republikanë në lagjet e pasura në periferitë e këtij shteti, edhe pse ajo ishte larguar nga gara disa javë më herët. Analizat e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 sugjerojnë se falë përkrahjes nga votuesit në periferi zoti Biden arriti të siguronte epërsinë në zgjedhje.
Zonja Haley arriti të siguronte përkrahje të madhe në shtete që cilësohen vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, mes tyre Arizona, Xhorxhia, Miçigani, Karolina e Veriut, Nevada dhe Viskonsin.
“Pamë një rritje të numrit të republikanëve të edukuar dhe të pasur që ishin të prirur të mbështesnin Nikki Haley-n. Unë mendoj se mes tyre ishin edhe votuesit e pavarur. Mendoj se një pjesë e tyre do të kenë rol përcaktues për fituesin e zgjedhjeve të nëntorit”, shprehet Dante Scala nga Universiteti New Hampshire.
“Si do të siguroni mbështetjen e votuesve të zonjës Haley”, e pyeti një gazetar ish-presidentin Trump.
“Nuk jam i sigurt nëse na duhen shumë përkrahës të saj”, u përgjigj ai.
Presidenti Biden po tenton të ndikojë në mënyrë aktive te mbështetësit e zonjës Haley, me reklama si kjo, në të cilën zoti Trump shfaqet duke kritikuar zonjën Haley, të cilën ai e emëroi ambasadore në Kombet e Bashkuara. Është pjesë e një strategjie më të gjerë e fushatës së zotit Biden për të tërhequr republikanët që janë kundër zotit Trump.
“Ajo ështe çmendur. Është një njeri shumë i zemëruar”, dëgjohet të thotë zoti Trump në reklamën zgjedhore të demokratit Biden.
“Deri tani, sfida e zotit Trump është të konsolidojë përkrahjen e votuesve të Nikki Haley-t. Nuk e di nëse e quani votë republikane, por atij i nevojitet të sigurojë një shifër të lartë të votave të zonjës Haley”, shprehet Larry Sabato nga Universiteti i Virxhinias.
Deri tani nuk ka pasur një përpjekje të qëndrueshme publike nga ekipi i fushatës së zotit Trump për të tërhequr votuesit që mbështetën zonjën Haley në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane. Edhe pse, në një garë të ngushtë, këta mbështetës mund të jenë përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve./ VOA
Kosova e ka shpallur të mërkurën ditë zie për ndarjen ...
Ndërmjet 7 qershorit dhe 28 qershorit 2024, Policia Fe...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të...
Rezultati është katastrofal për aleancën e Presidentit...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bisl...
Më shumë se 300 persona janë shtruar në spital për shk...
Ukraina po lehtëson kushtet e mobilizimit për t’u përballu...
Bazat ushtarake dhe personeli amerikan në të gjithë Ev...
Tetëmbëdhjetë të burgosur, përfshirë disa të dënuar me...
Ushtria izraelite i ka urdhëruar palestinezët të evaku...
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi të hën...
Grupi militant palestinez Xhihadi Islamik, aleat i Hamasit...
Steve Bannon, një prej aleatëve kryesorë të ish-presid...
Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, tha...
Gjykata Supreme e Spanjës i mbajti në fuqi fletarresti...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë ...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se ve...
Kërcënime me bomba, njoftime për sulme, fyerje antisem...
Hungaria, e udhëhequr nga kryeministri nacionalist i k...
Në veri të Kosovës janë shfaqur posterë me fotografinë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...