Gjykata Supreme: Trump ka imunitet për veprimet zyrtare, jo për ato private
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi të hën...

Ushtria izraelite i ka urdhëruar palestinezët të evakuohen në numër të madh nga pjesa më e madhe e qytetit të dytë më të madh të Rripit të Gazës, Khan Junis.
Urdhri i së hënës është shenjë se trupat izraelite me gjasë do ta nisin një ofensivë të re në qytetin jugor të Gazës.
Izraeli e përfundoi pushtimin e Kan Junisit në fillim të këtij viti dhe i tërhoqi shumicën e forcave nga atje.
Urdhri për evakuim lë të kuptohet se Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – mund të jetë rigrupuar në këtë zonë.
Izraeli ka thënë se është në përfundim të ofensivës në qytetin aty pranë, Rafah. Ndërkohë, në Gaza City në veri është raportuar për luftime të ashpra në javët e fundit.
Stephane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se vendimi i Izraelit “tregon përsëri se nuk ka vend të sigurt në Gazë” dhe se nevojiten “më shumë përpjekje për t’i mbrojtur civilët”.
Prej se e nisën luftën tokësore në Gazë, forcat izraelite kanë lëvizur vazhdimisht drejt jugut në territorin palestinez, duke synuar t’i shkatërrojnë batalionet e Hamasit, megjithëse luftimet kanë rifilluar në veri.
Izraeli dhe Hamasi duket se po pajtohen çdo herë e më pak për mënyrën se si duhet të zbatohet një marrëveshje e mundshme për armëpushim.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është i gatshëm të pranojë vetëm marrëveshje për armëpushim të “pjesshëm”, e cila nuk do t’i jepte fund luftës në Rripin e Gazës.
Hamasi ngul këmbë se nuk do t’i lirojë pengjet e mbetura, nëse nuk ka armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza.
Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.
Izraeli thotë se më shumë se 100 pengje po mbahen ende në Gazë, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve.
Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./ REL
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi të hën...
Grupi militant palestinez Xhihadi Islamik, aleat i Hamasit...
Steve Bannon, një prej aleatëve kryesorë të ish-presid...
Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, tha...
Gjykata Supreme e Spanjës i mbajti në fuqi fletarresti...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë ...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se ve...
Kërcënime me bomba, njoftime për sulme, fyerje antisem...
Hungaria, e udhëhequr nga kryeministri nacionalist i k...
Në veri të Kosovës janë shfaqur posterë me fotografinë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se Mos...
Udhëheqës të lartë demokratë përjashtuan të dielën mun...
Partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, i Mari...
Francezët votuan këtë të dielë në raundin e parë të zg...
Francezët po votojnë sot në raundin e parë të zgjedhje...
Një zjarr i madh ka rënë pak pas orës 16:00 të mesditë...
Stuhitë e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm që goditën...
Debati i parë i republikanit Donald Trump dhe demokrat...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, shpalli të dielën...
Instituti i Mjekësisë Ligjore bëri të ditur se në orët...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...