Media shtetërore iraniane: Zgjidhet udhëheqësi i ri suprem
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit është zgjedhur dhe emri i ...

Me thirrjet "Marshojmë, s'festojmë. Njëra-tjetrën ne e mbrojmë", një grup i personave protestuan të dielën në Prishtinë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke kërkuar më shumë të drejta, barazi dhe drejtësi për gratë.
Protestuesit marshuan në mesditë nga sheshi “Zahir Pajaziti”, drejt Këshillit Prokurorial të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor, për të përfunduar te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, në sheshin “Skënderbeu”.
Marshi u organizua me moton “Revoltohemi për jetë me dinjitet”.
Gjatë protestës u dëgjuan thirrje, si: "Trupi im, e drejta ime", "Përdhunues mos u fsheh, burgu po të pret", "Sot marshojmë, çdo ditë luftojmë" dhe '"Kush na mbron prej përdhunuesve? Shoqet tona".
Organizata “Marshojmë S’Festojmë”, që organizoi protestën, tha se 8 Marsi është një ditë që rikujton zanafillat revolucionare të lëvizjes së grave dhe nevojën për të vazhduar përpjekjet kundër pabarazisë dhe dhunës.
Ata thanë se ende mbetet shumë punë për të luftuar femicidin dhe format e ndryshme të dhunës ndaj grave: fizike, emocionale, ekonomike dhe seksuale.
Në njoftimin e tyre, organizatorët përmendën gjithashtu dhunën në familje, ngacmimet seksuale në hapësira publike dhe shpërndarjen e fotografive intime pa pëlqim në internet si disa nga problemet me të cilat përballen gratë në Kosovë.
Ata kritikuan edhe vendime institucionale që, sipas tyre, kufizojnë të drejtat e grave dhe vajzave.
Protesta u zhvillua në një kohë kur gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida në tregun e punës, në trashëgiminë e pronës dhe në mbrojtjen nga dhuna.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rreth 80 për qind e grave në Kosovë nuk janë pjesë e tregut të punës. Po sipas këtyre të dhënave, burrat janë të punësuar në përqindje dukshëm më të lartë se gratë.
Pabarazi të ngjashme vërehen edhe në pronësi. Sipas statistikave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, më pak se një e pesta e pronave në vend janë të regjistruara në emër të grave.
Ndërkohë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, një në tri gra në botë përjeton dhunë gjatë jetës së saj, ndërsa çdo 10 minuta një grua vritet.
Në Kosovë, nga viti 2010 janë vrarë rreth 60 gra, dhe në shumicën e rasteve autorë të krimeve kanë qenë bashkëshortët ose ish-bashkëshortët e tyre.
Sipas organizatave që merren me të drejtat e grave, dënimet e lehta për dhunuesit shpesh dërgojnë mesazhe “trimëruese” për autorët e dhunës.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Prishtinë u mbajtën edhe aktivitete përkujtimore.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, bëri homazhe te memoriali “Heroinat”.
Haxhiu tha se në këtë ditë kujtimi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është edhe më i thellë.
“Le të kujtojmë edhe sakrificën e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, por edhe të gjitha grave që kanë kontribuar për Republikën e Kosovës para, gjatë dhe pas luftës”, tha Haxhiu.
Ngjashëm me Prishtinën, protesta dhe marshime për të drejta të barabarta u mbajtën edhe në shumë vende të botës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, më 8 mars.
Kjo ditë shënohet me protesta dhe aktivitete që fokusohen në barazinë gjinore, të drejtat riprodhuese dhe ndalimin e dhunës ndaj grave.
Protestuesit kërkojnë, ndër të tjera, luftimin e femicidit, mbrojtjen e të drejtave riprodhuese, pagë të barabartë dhe përfaqësim më të madh të grave në politikë.
Dita Ndërkombëtare e Gruas i ka rrënjët në lëvizjet punëtore të fillimit të shekullit të 20-të, përfshirë protestat e punëtoreve të industrisë së tekstilit në vitin 1908 dhe marshin “Bukë dhe Paqe” në Petrograd në vitin 1917.
Në shumë vende, protesta shoqërohen edhe me simbole të lëvizjes feministe. Në disa shtete të Amerikës Latine, për shembull, protestuesit mbajnë shami të gjelbra për të simbolizuar mbështetjen për të drejtat riprodhuese të grave. /REL
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit është zgjedhur dhe emri i ...
Ushtria izraelite ka paralajmëruar se do të shënjestrojë ç...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Lufta po hyn në javën e saj të dytë, ndërsa sulme janë rap...
Një shtetas pakistanez mbeti i vrarë në lagjen Al Barsha t...
Irani mund të jetë duke iu afruar zgjedhjes së një lideri ...
Presidenti amerikan Donald Trump e ka vlerësuar kryeminist...
Ambasada amerikane në Oslo të Norvegjisë është goditur nga...
Spanja ka evakuuar stafin e mbetur nga ambasada e saj në k...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Një nga ajsbergët më të vjetër në botë, A23a, dikur më i m...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar p...
Sulmet me raketa ruse kanë shënjestruar Kharkivin, qytetin...
Zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil ka deklaruar se ...
Tre persona në Michigan kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë ...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka reaguar pas...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka zhvill...
Mojtaba Khamenei, djali i Liderit Suprem të vrarë të Irani...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka mbrojtur sjelljen e ti...
Ndërtesat përreth Marinës së Dubait janë evakuuar pasi mbe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...