Biden, Von der Leyen bisedojnë për subvencionimin e kompanive amerikane
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe President...

ROMË – Roja bregdetare italiane bëri operacione të shumta shpëtimi të premten për të shpëtuar qindra emigrantë që kishin mbushur disa varka përreth bregdetit italian, vetëm dy javë pasi të paktën 73 persona u mbytën pasi u përplas varka e tyre.
Në një deklaratë të rojes bregdetare thuhet se “mbi 1 mijë persona janë në rrezik”.
Presidenti i rajonit jugor Kalabria, Roberto Occhiuto, tha se gjithsej 1300 emigrantë ishin në këto varka, për të cilat agjencia kufitare Frontex e BE-së tha se mund të përballeshin me probleme.
Tre mjete të rojës bregdetare po përpiqeshin të merrnin rreth 500 emigrantë nga një varkë e ndodhur rreth 110 km në jug të qytetit kalabrez Crotone, pranë vendit ku ndodhi tragjedia e 26 shkurtit.
Roja bregdetare tha gjithashtu se pati dërguar mjete të tjera për të shpëtuar 800 emigrantë të gjendur në dy varka të tjera më thellë në det. Një anije e marinës italiane gjithashtu u dërgua me shpejtësi në zonë për të ndihmuar.
“Operacionet e shpëtimit janë në veçanti komplekse për shkak të numrit të madh të njerëzve në këto varka”, njoftoi roja bregdetare.
Në një tjetër incident të mëparshëm të premten, roja bregdetare mori rreth 500 emigrantë pranë ishullit jugor italian Lampedusa, njoftuan mediat lokale.
“Gjatë ditëve të fundit kemi parë një rritje të përpjekjeve për të kaluar Mesdheun Qendror”, u shpreh Frontex në një deklaratë.
“Vetëm nga dje, avionët dhe dronët tanë kanë pikasur 20 varka me qindra emigrantë që u ishin drejtuar brigjeve italiane. Kushtet e motit do të përkeqësohen në orët në vazhdim”.
Kapacitet e kërkim-shpëtimit në det të Italisë janë vënë në epiqendër të vëmendjes pas përplasjes së varkës më 26 shkurt pranë Kalabrisë. Kufoma e një djali të ri u gjend të premten, duke e rritur kështu numrin e viktimave në 73, ndërkohë që shumë emigrantë figurojnë të zhdukur.
Mjetet detare të policisë ishin përpjekur, por nuk arritën të kapnin varkën e tyre prej druri për shkak të motit të pafavorshëm dhe roja bregdetare, e pajisur më mirë për të përballuar detin e trazuar, nuk u aktivizua menjëherë.
Qeveria e djathtë e Kryeministres Giorgia Meloni u përgjigj të enjten me dënime më të ashpra me burg për kontrabandistët e emigrantëve dhe u zotua të ndalojë udhëtimet e tyre të paligjshme me varka, ndërsa hapi kanale të ligjshme për emigrimin.
Qeveria miratoi një dekret në fund të vitit të kaluar për të marrë masa kundër anijeve të shpëtimit të organizatave bamirëse, por qëllimi i saj i deklaruar për të frenuar kalimet e emigrantëve nuk ka patur sukses.
Më shumë se 3,000 persona kanë arritur në Itali që nga e mërkura, krahasuar me rreth 1,300 persona për të gjithë marsin e vitit të kaluar.
Rreth 1,869 emigrantë në 41 varka mbërritën vetëm në Lampedusa të enjten, tha agjencia e lajmeve ANSA, duke e quajtur këtë një rekord të të gjitha kohërave për zbarkimet në një ditë të vetme./VOA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe President...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi ...
Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e ndërmjetësua...
Britania do t'i paguajë Francës 480 milionë paund (577...
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se po tenton t...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se dë...
Irani dhe Arabia Saudite janë pajtuar për të rivendosu...
Rreth 1300 njerëz, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë...
Policia i kategorizon si amok vrasjet në Hamburg në ko...
Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka nënshkruar...
Në mosmarrëveshjen mbi anëtarësimin në NATO, Suedia dh...
Në një kishë të dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg pa...
Rusia tha të enjten se marrëveshja historike që garant...
Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka nënshkruar lig...
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Ser...
Departamenti Amerikan i Shtetit e sheh Asociacionin e komu...
Hetimet për tragjedinë e ndodhur në Greqi ku humbën jetën 57...
Moldavia ka hedhur dyshime lidhur me pretendimin e bër...
Udhëheqësi kinez Xi Jinping bëri thirrje që forcat e armat...
Një termët i fuqishëm ka goditur pak minuta më parë Italin...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...