SHBA: Rusia po synon ta destabilizojë Moldavinë
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se po tenton t...

Britania do t'i paguajë Francës 480 milionë paund (577 milionë dollarë) gjatë tre viteve të ardhshme, si pjesë e një përpjekjeje për të ndalur rrjedhën e emigrantëve që udhëtojnë me varka të vogla përmes kanalit të Lamanshit. Këto fonde do të ndihmojnë për financimin e patrullimeve të zgjeruara, përdorimin e dronëve dhe të një qendre paraburgimi.
Në një takim të nivelit të lartë që synonte ripërtëritjen e marrëdhënieve pas disa vitesh përplasje, lidhur me Brexit-in, Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe Presidenti francez Emmanuel Macron thanë se të dyja palët kishin rënë dakord të bashkëpunonin më ngushtësisht.
Kryeministri Sunak e ka bërë ndalimin e varkave me imigrantë një nga pesë përparësitë e tij pasi numri i emigrantëve që mbërrijnë në bregun jugor të Anglisë u rrit në më shumë se 45,000 vitin e kaluar, ose 500% në dy vitet e fundit.
"Është koha për një fillim të ri", tha zoti Macron.
Si pjesë e marrëveshjes së re, Britania do të ndihmojë në financimin e një qendre paraburgimi në Francë, ndërsa Parisi do të vendosë më shumë personel francez dhe teknologji të përmirësuar për të patrulluar brigjet e saj. Oficerët nga të dy vendet do të bashkëpunojnë gjithashtu me vendet ku kalojnë rrugët e përdorura nga trafikantët.
Financimi do të bëhet me këste. Franca do të rrisë gjjithashtu fondet e veta në këtë drejtim.
"Emmanueli dhe unë ndajmë të njëjtat bindje", tha zoti Sunak. "Bandat kriminale nuk duhet të vendosin se kush do të vijë në vendin tonë. Brenda disa javësh nga ardhja ime në detyrë, ne ramë dakord për marrëveshjen më të madhe lidhur me varkat e vogla (të emigrantëve), dhe sot e kemi ngritur bashkëpunimin tonë në një nivel të paprecedentë për të trajtuar këtë sfidë të përbashkët".
Lidhjet mes dy vendeve kanë qenë shpesh të vështira që kur Britania votoi për t'u larguar nga Bashkimi Evropian në vitin 2016, por janë forcuar nga mbështetja e tyre për Ukrainën që kur filloi agresioni i Rusisë.
Presidenti Macron e priti Kryeministrin Sunak në pallatin Elize dhe të dy u përshëndetën ngrohtësisht me njëri-tjetrin.
Zoti Sunak, i cili e mori detyrën në tetor, shpreson të përfitojë nga ripërtëritja e vullnetit të mirë me Francën dhe më gjerësisht me Bashkimin Evropian pas arritjes së një marrëveshjeje të re me bllokun që synon të rregullojë problemet tregëtare me Irlandën e Veriut të krijuara nga Brexit.
Po këtë muaj, edhe mbreti Charles do të udhëtojë në Francë në vizitën e tij të parë shtetërore si monark./ VOA
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se po tenton t...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se dë...
Irani dhe Arabia Saudite janë pajtuar për të rivendosu...
Rreth 1300 njerëz, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë...
Policia i kategorizon si amok vrasjet në Hamburg në ko...
Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka nënshkruar...
Në mosmarrëveshjen mbi anëtarësimin në NATO, Suedia dh...
Në një kishë të dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg pa...
Rusia tha të enjten se marrëveshja historike që garant...
Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka nënshkruar lig...
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Ser...
Departamenti Amerikan i Shtetit e sheh Asociacionin e komu...
Hetimet për tragjedinë e ndodhur në Greqi ku humbën jetën 57...
Moldavia ka hedhur dyshime lidhur me pretendimin e bër...
Udhëheqësi kinez Xi Jinping bëri thirrje që forcat e armat...
Një termët i fuqishëm ka goditur pak minuta më parë Italin...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka mbërritur...
Sllovakia duhet të marrë vendim për dërgimin e avionëve lu...
Flamuri i Bashkimit Europian, pranë flamurit të Kosovë...
I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosov...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...