E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Flamuri i Bashkimit Europian, pranë flamurit të Kosovës, në një shesh të Prishtinës. Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Europian miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.
Ministrat e miratuan këtë vendim "në lexim të parë", pa diskutime, pasi për këtë më herët në takim të ambasadorëve ishin pajtuar përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare.
“Këshilli sot miratoi pozicionin e tij lidhur me lëvizjen e lirë pa viza për bartësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Rregullat e reja do t'u mundësojnë bartësve të këtyre pasaportave udhëtimin në Bashkimin Europian pa viza për qëndrim në një periudhë deri 90 ditë gjatë periudhës prej 180 ditëve“, ka thënë pas miratimit ministrja e Brendshme e Suedisë, Maria Malmer Stenegard.
Kjo praktikë zbatohet në të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që udhëtojnë në zonën Schengen të Bashkimit Europian pa regjim vizash.
“Përjashtimi për detyrimin për viza do të vlejë nga data kur të jetë në fuqi Sistemi Europian i Informimit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) apo prej 1 janarit të vitit 2024, varësisht se cila nga këto data do të jetë më e hershme“, tha Malmer Stenegard.
Sipas saj rregullat e reja duhet të miratohen nga Parlamenti Europian para se të nënshkruhen dhe botohen në gazeten zyrtare të Bashkimit Europian.
“Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e migracionit dhe sigurinë dhe për të përshtatur politikën e saj të vizave me atë të BE-së. Shpresojmë se bashkëpunimi ynë në këtë fushë do të vazhdojë“, ka thënë ministrja e Suedisë, vendi i cili e ka kryesimin e radhës të Bashkimit Europian.
Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.
Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024.
Hyrja në fuqi e këtij sistemi vitin që vjen është vendosur si datë e re në faqen zyrtare të sistemit ETIAS.
Kur të hyjë në fuqi ky sistem, ata që duan të vizitojnë vendet e BE-së pa viza, duhet paraprakisht të regjistrohen përmes tij, dhe më pas marrin një autorizim i cili është i vlefshëm për tri vjet.
Për këtë, qytetarët do të duhet të paguajnë 7 euro, por ata të moshës nën 18 dhe mbi 70 vjeç mund ta bëjnë falas.
Diplomatët në BE thonë se, aktualisht, gjithçka në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën po shkon sipas planit, dhe se afati i hyrjes në fuqi mbetet 1 janari i vitit të ardhshëm.
Burime në BE pohojnë se tashmë nuk shohin ndonjë pengesë në këtë proces, i cili pritet të finalizohet formalisht deri në fund të presidencës suedeze të BE-së, që përfundon më 31 qershor.
Vendimi, thonë ata, do të jetë gati për të hyrë në fuqi, nëse jo më herët, atëherë më 1 janar të vitit 2024./Rel
I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosov...
Ditën e sotme pritet të mblidhet Këshilli i Ministrave...
Pas disa ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet, Q...
Rusia lëshoi breshëri raketash mbi gjithë territorin e...
Presidenti rus Vladimir Putin e ka përdorur gjithmonë ...
Portugalia kërkon t’i japë fund “vizës së artë” për të...
Organizata Freedom House tha të enjten se liria në bot...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është de...
Beteja gjashtëmujore për qytetin ukrainas Bakhmut ka qenë ...
Propozimi i Presidentit Joe Biden për buxhetin synon të ul...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se është në fav...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe konsorciumi "Bechtel En...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgim...
Policia në Republikën Çeke po kërkon informacion për një k...
Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të përshp...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, tashmë në vitin e dytë, ka n...
Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut i kanë ofruar ...
Kina do të vazhdojë të punojë me Rusinë, duke vazhduar për...
Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, tha s...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...