Të shtëna me armë zjarri në konsullatën amerikane në Toronto
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në...

Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë të mbajnë bisedime konstruktive dhe të respektueshme për të gjetur zgjidhje pasi vendi ka hasur në një pengesë tjetër, zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Hargreaves i bëri këto komente pas një takimi të martën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës i mbaron mandati më 4 prill.
“Sot bisedova me presidenten Osmani për nevojën urgjente që Kosova të rikthehet në stabilitet politik, në mënyrë që të mundësohet përparimi në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare. Në këtë kohë të pasigurisë së shtuar politike, diskutimi politik i respektueshëm dhe konstruktiv është thelbësor për të gjetur një rrugë përpara”, shkroi ai në Facebook.
Kosova nuk ka arritur ta zgjedhë pasuesin e Osmanit, e cila edhe vetë ka shprehur synimet për një mandat të dytë, dhe çështja është dërguar në gjykatën më të lartë të vendit për shkak të krizës procedurale dhe interpretimeve të ndryshme kushtetuese.
Të hënën, Gjykata Kushtetuese e pezulloi përkohësisht, deri më 31 mars, një dekret të presidentes Osmani, përmes të cilit ajo e kishte shpërndarë Kuvendin e Kosovës më 6 mars.
Kushtetuesja tha se vendimi ia ndalon çdo veprim Osmanit në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe ia ndalon çdo veprim Kuvendit të Kosovës derisa masa e përkohshme është në fuqi.
Kjo nënkupton se Osmani nuk mund të shpallë zgjedhje të reja dhe Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit gjatë kësaj kohe.
Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit u dorëzua nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë.
Kuvendi u përpoq më 5 mars ta zgjedhë presidentin e ri, pasi partia në pushtet i paraqiti dy kandidatë për president, Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxhën, por vetëm pasi kishin dështuar bisedimet paraprake me partitë opozitare për një emër që do ta gëzonte mbështetjen e nevojshme.
Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.
Seanca u ndërprerë në mungesë kuorumi, pasi u braktis nga partitë opozitare. Për partitë opozitare, dy figurat e prezantuara nga partia në pushtet kanë qenë të papranueshme dhe ato kanë ngulur këmbë në marrëveshje politike ose një emër të pajtueshëm.
Osmani nuk u paraqit si kandidate nga asnjë parti, edhe pse Lëvizja Vetëvendosje pretendoi se ia kishte ofruar mundësinë. Për partinë në pushtet, ajo nuk i ka pasur votat e nevojshme, ndërsa për partitë e tjera ajo nuk e ka personifikuar unitetin e nevojshëm që i duhet figurës së presidentit. /REL
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në...
Kryetari i shtabeve, gjenerali i Forcave Ajrore, Dan Caine...
Lufta SHBA-Izrael me Iranin ka shkaktuar ndërprerjen më të...
Sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit do të arrijnë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izr...
Një fragment meteorit ra në çatinë e një shtëpie në qyteti...
Britania e Madhe ka vendosur të dërgojë një anije të dytë ...
Sipas medias së njohur amerikane ‘Wall Street Journal’, di...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se s...
Ndërsa SHBA-ja dhe Izraeli vazhdojnë sulmet ajrore ndaj Ir...
Lufta e Iranit, sipas presidentit të SHBA-së, Donald Trump...
Parlamenti Europian pritet të votojë së shpejti një ligj t...
Alexander Butterfield, ish-ndihmës i lartë i presidentit a...
Pothuajse gjysma e uraniumit të Iranit të pasuruar në mbi ...
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, sistemet e mbrojtjes ajrore...
Dhjetë ditë që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj I...
Të hënën, Presidenti i SHBA-së, Trump, lëshoi një tjetër...
Qeveria e Kosovës ka dalë me një reagim lidhur me vendimin...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...