Britania mbështet Ukrainën me trupa dhe avionë/ Starmer: Presion ekonomik ndaj Rusisë
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer pas mbledh...

Pas disa incidenteve që përfshinin dëmtimin e kabllove nënujore në Detin Baltik, përfshirë incidentin e fundit për të cilin Suedia filloi hetimet, NATO krijoi një program për të monitoruar këto tubacione jetike të linjave të komunikimit nënujor dhe të energjisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Vladislavs Andrejevs bisedoi me ushtarakët e një anijeje të NATO-s që patrullon në Gjirin e Finlandës.
Luftanijet estoneze deri vonë shpenzonin pjesën më të madhe të kohës për mbrojtjen e kufirit, duke kërkuar për mina të rastësishme në fundin e Detit Baltik dhe duke kryer operacione shpëtimi. Por këto ditë – pasi një numër jashtëzakonisht i lartë i kabllove nënujore janë dëmtuar – marina ka një mision të ri – mbrojtjen e infrastrukturës detare.
“Këtu shohim të gjitha anijet rreth nesh dhe të gjitha informacionet rreth tyre. // Ky, për shembull, është një objekt miqësor”, thotë një prej marinarëve ndërsa tregon radarët.
Që nga fillimi i vitit 2025, ekuipazhi i kësaj luftanijeje mina-kërkuese ka marrë pjesë në operacionet e NATO-s që synojnë mbrojtjen e Detit Baltik. Zona e tyre e përgjegjësisë shtrihet nga porti i Talinit deri në mesin e Gjirit të Finlandës, rreth dy orë kohë lundrimi.
“Që nga incidenti me kabllot, marina e Estonisë ka caktuar tre anije - njëra prej tyre është anija jonë, Sarkala. Ajo që po bëjmë këtu është patrullimi i zonës, monitorimi i të gjithë trafikut që shkon në perëndim dhe në lindje, në të dyja drejtimet”, thotë Meelis Kants, komandant i luftëanijes “Sarkala”.
Pikërisht në këto ujëra u dëmtua në dhjetor 2024 kablli energjetik Estlink-2 që lidh Estoninë dhe Finlandën. Tani është detyra e marinës estoneze të mbrojë kabllin e dytë që gjendet në shtratin e detit në Gjirin e Finlandës.
"Nëse diçka është e dyshimtë, u afrohemi anijeve dhe gjithashtu i kontaktojmë anijet nëse është e nevojshme", thotë komandanti Kants.
Gjatë javëve të fundit, mbi 10 kabllo nënujore janë dëmtuar në Detin Baltik. Ndërsa nuk ka asnjë provë përfundimtare sabotimi, disa marinarë thonë se dyshojnë që një spirancë e rënë aksidentalisht të ketë kapur kabllot në shtratin e detit.
Zyrtarët ushtarakë estonezë thonë se ka hetime aktive për mundësinë e sabotimit.
“Kabllot u këputën duke tërhequr spirancat. Anijet tregtare civile kanë qenë duke lundruar dhe kanë lëshuar spirancën. Pyetja është - a u bë qëllimisht apo ishte një aksident? Hetimet janë në vazhdim, hetime penale për të gjitha ato ngjarje”, thotë marinari Johan-Elias Seljamaa.
Gjatë patrullimit, marina estoneze – së bashku me marinën finlandeze – organizojnë stërvitje të vogla ushtarake. Për këta marinarë me përvojë kjo ofron një stërvitje shtesë, edhe pse ndërkohë përmbushin detyrën më serioze të vëzhgimit të këtyre tubacioneve jetike që lidhin vendet nordike me vendet baltike. /CNA
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer pas mbledh...
Izraeli ndaloi hyrjen e të gjitha mallrave dhe furnizimeve...
Danimarka ka vendosur të ndalojë telefonat inteligjentë në...
Filloi sot në Nish protesta e “Ediktit Studentor” e nxitur...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, do të pres të shtunën...
Pas krizës respiratore të ditës së premte, Papa Françesku ...
Përplasja në “Zyrën Ovale” mes presidentit të Amerikës, Do...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, theksoi se pres...
Pas përfundimit të takimit Trump-Zelensky në Shtëpinë e Ba...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka reaguar në pl...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti ukrainas,...
Në disa qytete të Greqisë ditën e sotme janë zhvilluar tub...
Përfaqësuesit e lartë të kristian-demokratëve konservatorë...
Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store deklaroi se Eu...
Sheshi Sintagma i Athinës është përfshirë nga flakët, pasi...
Kanë nisur sot në Egjipt bisedimet për fazën e dytë të arm...
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë, po va...
Transporti ajror, detar dhe hekurudhor janë ndaluar dhe pr...
Presidenti amerikan Donald Trump e nisi takimin me kryemin...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua t'u ...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...