Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, tha se Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal, kur u pyet për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes të të dyja shteteve të aleancës me Kosovën.
“Shqipëria dhe Kroacia nuk janë vetëm aleate të besueshme dhe të çmuara brenda aleancës. Ato janë edhe kontribuuese për paqen dhe stabilitetin rajonal. Ato kanë prani në KFOR, por në përgjithësi janë të përqendruara në mbështetjen e kësaj agjende në rajon”, tha Shekerinska për agjencinë serbe të lajmeve, Beta.
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia marsin e vitit të kaluar nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Zyrtarët e mbrojtjes të këtyre tri shteteve janë takuar dy herë gjatë këtij muaji për zbatimin e kësaj deklarate dhe kanë paralajmëruar se gjatë këtij viti do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët.
Ky bashkëpunim ka zemëruar Serbinë, presidenti i së cilës, Aleksandar Vuçiç, e ka parë si “aleancë sulmuese” kundër “serbëve dhe Serbisë”.
Shekerinska shtoi se NATO-ja nuk merr pjesë në diskutime apo konsultime për deklaratën e shkruar nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi, por anëtarësimi në aleancë nuk i parandalon shtetet që të kenë marrëveshje shtesë të mbrojtjes me palë të treta.
“Çfarë shohim në përgjithësi është, sigurisht, situata gjeopolitike globale që po ashtu ka ndikuar në rajon. Ju shihni më shumë stërvitje, më shumë investime në mbrojtje dhe siguri, por ne po ashtu u bëjmë thirrje aleatëve dhe partnerëve të angazhohen në dialog politik për të zgjidhur çështjet e hapura në rajon. Prania jonë në Ballkanin Perëndimor synon mbështetjen e këtij lloji të dialogut politik”, tha Shekerinska.
Ajo përsëriti po ashtu qëndrimin se NATO mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian.
Një ditë më parë, Vuçiç tha se është i shqetësuar për bashkëpunimin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke shtuar se për këtë shkak Serbia do të rrisë investimet në fushën e mbrojtjes.
Pas këtyre deklaratave, ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anusheviq, tha se bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë nuk përbën kërcënim për askënd.
“Në këtë deklaratë absolutisht nuk ka asgjë të diskutueshme dhe, natyrisht, nuk rrezikojmë askënd me të. Bashkëpunimi ynë është qartësisht i orientuar drejt forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në Europën Juglindore, si dhe për thellimin e partneritetit dhe aleancës mes tri shteteve mike", shkroi ai në "X".
Edhe më herët, nënshkruesit e deklaratës kanë deklaruar se ajo nuk është kundër askujt, as ndaj Serbisë, teksa ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, deklaroi në fund të janarit të këtij viti se e ka ftuar Serbinë që të bëhet pjesë e këtij pakti, por Beogradi nuk i është përgjigjur kësaj ftese.
Kroacia dhe Shqipëria janë pjesë e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s, aty ku Kosova shpreson të anëtarësohet.
Sipas deklaratës, janë katër fusha kryesore të bashkëpunimit, që përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.
Në bazë të kësaj deklarate, veç tjerash, Prishtina, Tirana dhe Zagrebi parashohin të bëjnë blerje të përbashkëta të armatimit nga Shtetet e Bashkuara.
Numri dy në NATO, Radmilla Shekerinska, foli edhe për sulmin në Banjskë të Zveçanit dhe tha se aleanca ka pranuar garanci nga autoritetet në Beograd se do të përcaktohet përgjegjësia.
"Kemi pranuar garanci apo një zotim të qartë nga autoritetet në Beorad se përgjegjësia do të përcaktohet", tha ajo.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha më herët gjatë javës se ende po pret "për përgjegjësi" për ngjarjet e shtatorit të vitit 2023 në Kosovë, duke shtuar se Vuçiq i ka premtuar se do të përmbushë këtë premtim sa më shpejt.
"Është një thirrje që do ta përsërisim vazhdimisht se presim nga autoritetet në Beograd të dalin me rezultate", tha Shekerinska.
E pyetur se nëse kjo do të thotë se nuk ka pasur rezultate deri më tani, ajo u përgjigj se Rutte "prandaj bëri thirrje sërish për përgjegjësi".
Në shtator të vitit 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit duke vrarë një polic. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serb.
Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, dhe prej atëherë ai ndodhet në Serbi, ku nuk është ndjekur penalisht deri më sot.
Kosova kërkon ekstradimin e tij, pasi Prokuroria Speciale veçse ka ngritur një aktakuzë për këtë rast dhe Radoiçiq është pjesë e aktakuzës./ Rel
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ndryshimi i regj...
Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, Sekretari Amerikan...
Tajlanda po përdor një vaksinë për kontrollin e lindjes te...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ka emëruar zyr...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi Eu...
Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA-s...
Avokati Eric Tully, duke mbrojtur Rexhep Selimin në gjyqin...
Sot zhvillohet dita e pestë e deklaratave në gjyqin kundër...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte u shpreh i kënaqur me diskutime...
Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë mbështetur propoz...
Problematikat dhe incidentet për muzeun e Luvrit duket se ...
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një rezolutë në mbrojtje...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur...
Shefi i kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, ...
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar se q...
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas dhe ambas...
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të kab...
Autoritetet siriane kanë ndaluar pesë atentate kundër pres...
Dy persona janë vrarë dhe gati 2,600 pallate në Kiev kanë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...