Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një çantë që dikur i takonte Valon Hotit, një 16 vjeçar nga fshati Krushë e Madhe në perëndim të Kosovës, është sot pjesë e muzeut kushtuar masakrës në këtë fshat. Valoni ëndërronte të bëhej mjek, po ëndrra e tij mbeti e papërmbushur meqë me 25 mars të vitit 1999, ai bashkë me rreth 250 persona të tjerë u vranë nga forcat serbe. Muzeu është plot me artefakte e rrëfime që kujtojnë ngjarjet e asaj dite.
“Këtu kemi diku mbi 60 artefakte, janë grumbulluar edhe disa më shumë por të ekspozuara nuk janë të gjitha sepse ka material të ndjeshëm shumë. Janë edhe ekranet të cilat i paraqesin intervistat, 202 intervista të marra prej fshatarëve nga profesorët. Intervistat janë të përkthyera edhe në gjuhën angleze dhe serbe dhe çdokush ka mundësi t’i dëgjojë, tre televizorë të mëdhenj pandërprerë transmetojnë këto dëshmi”, thotë Irfon Ramadani, i cili punon si ciceron në këtë muze.
Njëzet e pesë vjet më parë, ndërsa NATO-ja po zhvillonte një fushatë bombardimesh ajrore kundër forcave serbe, ajo në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve.
Masakra e Krushës së Madhe është ndër më të rëndat sipas veprimtarëve humanitarë. I mbijetuari i masakrës, Milazim Duraku, rrëfen për Zërin e Amerikës kujtimet e saj.

“Ato dy ditë pamë vrasje, përdhunime, vrapime, ikje, kallje, gjithçka pamë e ato janë kujtime që nuk harrohen kurrë, kurrë nuk harrohen..”, thotë Milazimi.
Ai thotë se forcat serbe hynë në shtëpinë e tij dhe i vranë vëllanë Nuhiun dhe i morën vëllanë tjetër, Aliun.
Milazimi kishte arritur të fshihej në çatinë gjysmë të djegur të shtëpisë duke i marrë me vete edhe shtatë djemtë e vëllezërve.
“Nuk guxonim të dilnim prej tavanit së fëmijët mu lodhën kur u bënë dy ditë pa pi ujë e pa ngrënë. U bënë tri ditë njësoj, e katërta ditë - ata veç nisën edhe sytë ti mbyllnin. Më i vogli ka qenë 14 vjeç, ai vetëm mi shikonte mua sytë se kur po i them të dalim, më shikonte në sy.. dhe vendosa e ju thash ‘qohuni dalim, ja gjallë ja vdekë dalim”, rrëfen Milazimi.
Qëllimi parësor i tij ishte t’i ushqente fëmijët.
“Kur shkova në një shtëpi gjetëm bukë, gratë kishin gatuar një bukë dhe e kishin lënë mbështjellur. Por kur e mora bukën e ua dhashë fëmijëve nuk mund të hanin. E mora një kovë nuk shihja nëpër errësirë, ajo kishte qenë e djegur dhe e mbusha me ujë, në të kanë pi fëmijët ujë, ju erdhi shpirti pak”, thotë ai.
Milazimi thotë se mes shumë vështirësive arriti të bashkohej me pjesën tjetër të familjes, prindërit, gruan dhe gratë e vëllezërve dhe bashkë kishin ikur në Shqipëri.
Në fshatin e tij, ai u kthye pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Menjëherë kishte nisur t’i kërkonte trupat e vëllezërve dhe njërin prej tyre e gjeti në afërsi të shtëpisë.
“Po e shohim këtu te bregu menjëherë një peshqir dhe një orë dore varur, kjo është ora e vëllaut thashë. Ai që e kishte varrosur është i Piranës - ushtar i UÇK-së, e ka njohur vëllain sepse kanë punuar bashkë në kooperativë. E ka varrosur dhe orën e ka lënë për ta parë ne kur të kthehemi”, rrëfen ai.
Por, 25 vjet më pas, Milazimi ende nuk di asgjë për fatin e vëllait tjetër, Aliut, i cili është në mesin e mbi 60 personave ende të zhdukur nga kjo masakër.
“Kjo është më e vështira.. djemtë e tij ikën nëpër Francë e Gjermani e Austri, vajzat njësoj, shtëpia u boshatis. Kunata gjithmonë më pyet a ka diçka të re, ajo qëndron me vajzat, i them jo kunatë nuk ka asgjë, por gjithmonë mban shpresë. Deri para disa viteve, ka ardhur këtu në përvjetor të varri i vëllait tjetër, për ta shfryrë mllefin te kunati bashkë me vajzat..po u bëka njësoj njeriu, sikur kur merr ndonjë dozë të fortë janë bërë njësoj krejt pa prind.. mua më kanë munguar shumë”, thotë Milazimi.
Fotografitë e tyre janë pjesë e muzeut të masakrës në Krushë të Madhe, i cili në ditën e inaugurimit u vlerësua nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, si pjesë thelbësore e drejtësisë kalimtare e cila synon që të trajtojë të kaluarën dhe të ndërtojë themelet për një të ardhme të shërimit dhe pajtimit.
Ai tha se NATO-ja ndërhyri 25 vjet më parë për t’i dhënë fund luftës e spastrimit etnik në Kosovë pikërisht për shkak të ngjarjeve si ajo në Krushë të Madhe.
Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. 25 vjet pas saj ende nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave./ VOA
Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendi...
Rrjeti u zbulua nga hetimet e shërbimi sekret çek. Kry...
Autoritetet në Taxhikistan i kanë arrestuar nëntë persona ...
Barack Obama, Bill Clinton dhe figura të spikatura të sken...
Franca ka thënë të premten se u ka kërkuar 46 vendeve nëse...
Sipas një anketimit të ri, amerikanët janë më të shqetësua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainë...
Autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të en...
Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen s...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...