Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore
Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen s...

Autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të enjten, pasi është duke u përballur me thirrje ndërkombëtare për reforma.
Presidenti Mahmoud Abbas – i cili e ka udhëhequr Autoritetin Palestinez për gati dy dekada dhe vazhdon ta ketë kontrollin e përgjithshëm mbi të – njoftoi krijimin e qeverisë së re përmes një dekreti presidencial të enjten.
Asnjëri nga ministrat e ri nuk janë figura të njohura.
Në fillim të këtij muaji, Abbas e zgjodhi Mohammad Mustafan, këshilltarin e vet të kahmotshëm, për t’u bërë kryeministër.
Mustafa, një ekonomist i pavarur politikisht dhe i arsimuar në SHBA – ishte zotuar se do ta formonte një qeveri teknokratike dhe se do ta krijonte një fond të pavarur të besimit për ta ndihmuar Gazën të rindërtohet.
Mustafa do të shërbejë edhe si ministër i Jashtëm.
Ministri i Brendshëm, Ziad Hab al-Rih, është anëtar i lëvizjes laike të Abbas-it, Fatah, dhe mbajti pozitën e njëjtë edhe në qeverinë e kaluar. Ministria e Brendshme i udhëheq forcat e sigurisë. Ministri i ri për Jerusalemin, Ashra fal-Awar, ishte regjistruar të garonte si kandidat i Fatahut në zgjedhjet e vitit 2021, të cilat u shtynë për kohë të papërcaktuar.
Së paku pesë nga 23 ministrat e rinj vijnë nga Gaza, por nuk është e qartë tani për tani nëse ata ndodhen ende në këtë territor.
Autoriteti Palestinez i administron pjesë të Bregut të uzurpuar Perëndimor. Forcat e tij u përzunë nga Gaza kur Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e mori pushtetin më 2007, dhe nuk ka pushtet në këtë territor.
Autoriteti Palestinez gëzon pak mbështetje apo ligjshmëri në mesin e palestinezëve, kryesisht për shkak se nuk ka mbajtur zgjedhjet në 18 vjetët e fundit.
Politika e tij për të bashkëpunuar me Izraelin për çështjet e sigurisë është tejet jopopullore dhe i ka bërë shumë palestinezë ta cilësojnë atë si nënkontraktor të pushtimit.
Sondazhet në vitet e fundit kanë treguar vazhdimisht se shumica dërrmuese e palestinezëve duan që 88-vjeçari Abbas të japë dorëheqje.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një Autoritet Palestinez më të fuqishëm për ta administruar Gazën e pasluftës, para shtetësisë së mundshme palestineze.
Izraeli e ka kundërshtuar këtë, duke thënë se do të mbajë kontroll të papërcaktuar të sigurisë në Gazë dhe se do të bashkëpunojë me palestinezët të cilët nuk janë të lidhur me Autoritetin Palestinez apo Hamasin. Është e paqartë se kush në Gazë do të shprehte gatishmëri për të marrë një rol të tillë.
Hamasi e ka kundërshtuar formimin e qeverisë së re duke e quajtur të jashtëligjshme, si dhe u ka bërë thirrje të gjitha grupeve palestineze, përfshirë atij Fatah, ta formojnë një qeveri me pushtet të ndarë para zgjedhjeve nacionale.
Ai i ka paralajmëruar palestinezët në Gazë të mos bashkëpunojnë me Izraelin për ta administruar territorin, duke thënë se kushdo që e bënë këtë do të trajtohet si bashkëpunëtor i armikut, gjë që kuptohet si kërcënim me vdekje./ VOA
Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen s...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Kërcënimi i Rusisë duke përdorur sulme kibernetike, pr...
Katër persona, përfshirë një adoleshente, u vranë dhe të p...
Ish-senatori amerikan dhe kandidati për zëvendëspresident ...
Rusia mund të ketë përdorur një lloj të ri bombash gjatë s...
Rusia njoftoi të mërkurën se ka ndalur sulmet me raketa të...
Letonia ka shpallur “non grata” (person të padëshirueshëm)...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të diskut...
Forcat ruse kanë garantuar qytetin lindor ukrainas të Hark...
Presidenti amerikan Joe Biden e ka vendosur shëndetin dhe ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të më...
Turqia po përgatitet për fillimin e një operacioni të ...
Ukraina është vetëm ndalesa e parë e ambicieve imperialist...
Zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Joe Biden...
Inspektorët e sigurisë po analizojnë kutinë e zezë të anij...
Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë për procesin e anë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...