Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...

Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura me vezë dhe lepuj prej çokollate. Këto janë shenjat e festës së Pashkës, festë që ka rrënjë të thella në kulturën perëndimore. Vezët dhe lepujt simbolizojnë një jetë të re dhe ringjalljen. Edhe natyra fillon e zgjohet, sepse po afrohet pranvera – një periudhë ideale për të festuar festën e ringjalljes së Jezu Krishtit.
Festa e Pashkës nuk festohet në një datë fikse, por ndryshon nga viti në vit. E diela e Pashkës përkon gjithmonë me hënën e plotë të pranverës – që në shumicën e rasteve është në fund të marsit ose në fillim të prillit. Për të krishterët ditët nga e Premtja e Zezë, pra e premtja para Pashkës, deri tek e hëna e Pashkës janë ndër ditët festive më të rëndësishme të vitit.
Zakonet e kanë humbur brendësinë e tyre fetare
Edhe pse shumë prej zakoneve të Pashkës kanë rrënjë në besimin e krishterë, për shumë gjermanë këto zakone e kanë humbur rëndësinë e tyre fetare. Kështu pak vetë argjërojnë apo përkujtojnë ditën e së Premtes së Zezë ekzekutimin e dënimit me vdekje si dhe kryqëzimin e Jezusit, apo ringjalljen e Jezusit nga vdekja të dielën e Pashkës.
Besimtarët që ndjekin meshat për Pashkët në kishë e përshëndesin njëri-tjetrit ditën e së Dielës së Pashkës me fjalët: "Krishti u ngjall” – "Vërtet u ngjall”.
Vezë dhe lepuj prej çokollate
Kudo sheh shportat me vezë dhe figura lepujsh prej çokollate dhe pemë të zbukuruara me vezë dekorative shumëngjyrëshe.
Për Pashkë në Gjermani shpesh shikon fëmijë që kërkojnë vezë apo ëmbëlsira në oborrin apo kopshtin e shtëpisë. Fëmijët janë të bindur se vezët, ëmbëlsirat apo dhuratat e tjera i ka fshehur gjatë natës lepurushi i Pashkëve.
Fshehja dhe kërkimi i ëmbëlsirave dhe i dhuratave të vogla është një traditë e bukur, të cilën gjermanët vazhdojnë ta ruajnë për Pashkë.
Në zona të ndryshme ka edhe tradita lokale. P.sh. në Horhausen në landin Rheinland-Pfalzzhvillohet një garë ku çdo lojtar zgjedh një vezë të zier fort e të ngjyrosur dhe i hedhin ato. Ai që e hedh vezën më larg, fiton./DW
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainë...
Autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të en...
Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen s...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Kërcënimi i Rusisë duke përdorur sulme kibernetike, pr...
Katër persona, përfshirë një adoleshente, u vranë dhe të p...
Ish-senatori amerikan dhe kandidati për zëvendëspresident ...
Rusia mund të ketë përdorur një lloj të ri bombash gjatë s...
Rusia njoftoi të mërkurën se ka ndalur sulmet me raketa të...
Letonia ka shpallur “non grata” (person të padëshirueshëm)...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të diskut...
Forcat ruse kanë garantuar qytetin lindor ukrainas të Hark...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...