Pashkët në Gjermani: Vezë, zbukurime, lepuj prej çokollate
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...

Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.
"Radio Evropa e Lirë" mëson nga burimet diplomatike se Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti.
Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Para katër vjetësh, ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Lajçak, ishte emëruar në këtë post. Mandati i tij përfundon në fund të gushtit.
Burimet evropiane thanë se posti i përfaqësuesit të posaçëm për dialogun do të vendoset më vonë, pas rotacionit të një numri të madh të ambasadorëve të BE-së nëpër botë.
Po ashtu duhet të vendoset se si do t’i qaset BE-ja në të ardhmen dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithsesi, në BE do të ketë përpjekje që kjo të vendoset para 1 shtatorit në mënyrë që të mos ketë zbrazëti pas largimit të Lajçakut. Por, kjo të varet nga qasja që do të ketë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, i cili do të pasojë në këtë post, Josep Borrell-in.
Megjithatë, se kush do të jetë shefi i ri i diplomacisë evropiane dhe cila do të jetë qasja karshi dialogut Kosovë-Serbi, që BE-ja ndërmjetëson që nga viti 2011, do të vendoset pas zgjedhjeve evropiane të qershorit, nga të cilat do të zgjidhet edhe përbërja e re e Komisionit Evropian.
Kritikat e udhëheqësve të Kosovës ndaj Lajçakut
Lajçak, gjatë ndërmjetësimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, është akuzuar për “njëanshmëri” në proces nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në shtator të vitit 2023, Kurti kishte deklaruar se Lajçak dhe i dërguari i Washington-it për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, “vijnë te ne me kërkesa të palës tjetër”, duke iu referuar Serbisë.
Këto deklarata ai i kishte bërë kur bashkësia ndërkombëtare po i bënte thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulnin tensionet në veriun e Kosovës, që u rritën në maj, pas marrjes së detyrës nga kryetarët shqiptarë, në komunat e banuara me shumicë serbe.
Kurti po ashtu kishte deklaruar se Lajçak ishte pozicionuar “kundër Kosovës”.
Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vazhdimisht ka kritikuar Bashkimin Evropian për disa masa ndëshkuese që blloku ka ende në fuqi ndaj Kosovës, për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës. Ajo ka thënë se mosheqja e këtyre masave vendos “jashtë binarit” dialogun me Serbinë, proces në të cilin, sipas saj, të dyja palët “duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë”.
Osmani ka deklaruar se këto masa ndëshkuese po krijojnë mungesë ekuilibri në dialog.
Shef i ri në Zyrën e BE-së në Kosovë
Ndërkaq, burimet diplomatike të "Radios Evropa e Lirë" thanë se ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav, është zgjedhur që të jetë shefi i ri i Zyrës së bllokut evropian në Kosovë. Ky post po ashtu ka rangun e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së.
Kur të konfirmohet edhe zyrtarisht, Orav do ta zëvendësojë në këtë post në Prishtinë ambasadorin aktual, Tomas Szunyog.
Shefi i ardhshëm i zyrës së BE-së në Kosovë ka përvojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi më herët ka shërbyer si shef i delegacionit të bllokut evropian në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.
Në kuadër të ndryshime, diplomati italian, Luigi Soreca, pritet të bëhet shef i delegacionit të BE-së në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës. Diplomati italian ka qenë ambasador i bllokut në Shqipëri./REL
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainë...
Autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të en...
Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen s...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Kërcënimi i Rusisë duke përdorur sulme kibernetike, pr...
Katër persona, përfshirë një adoleshente, u vranë dhe të p...
Ish-senatori amerikan dhe kandidati për zëvendëspresident ...
Rusia mund të ketë përdorur një lloj të ri bombash gjatë s...
Rusia njoftoi të mërkurën se ka ndalur sulmet me raketa të...
Letonia ka shpallur “non grata” (person të padëshirueshëm)...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të diskut...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...