Raportimet për goditjen më raketa në Poloni/ Ministria e Mbrotjes ruse: Provokim i qëllimshëm
Mediat e huaja kanë raportuar se raketat ruse kanë god...

Sipas një monitorimi të Kombeve të Bashkuara, Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosur të luftës.
Përfundimi bazohet në intervistat me mbi 159 të burgosur në Rusi dhe 175 të burgosur në Ukrainë.
Hetuesit raportojnë se vetëm Ukraina u ka dhënë atyre mundësi të intervistojnë të burgosurit rusë të luftës në vendet e internimit. Ata thonë se Rusia nuk u dha atyre akses të ngjashëm, ndaj intervistat me të burgosurit ukrainas të luftës janë bërë pas lirimit të tyre.
Duke folur nga Kievi, Matilda Bogner, udhëheqëse e misionit monitorues të Kombeve te Bashkuara në Ukrainë, tha se të burgosurit ukrainas që janë intervistuar kanë raportuar se janë torturuar sapo janë kapur.
Ajo përmendi se kur kishin arritur në qendrat e internimit në Rusi, të burgosurit ishin kërcënuar, ishin sulmuar nga qentë, kishin pësuar goditje me rrymë elektrike dhe dhunë seksuale.
Zonja Bogner raportoi se ishte kishte marrë informacion se 9 të burgosur kishin vdekur nga këto të ashtuquajtura “procedura pranimi” që nga mesi i muajit prill. Ajo tha se ekipi i saj po punon për konfirmimin e vdekjeve të raportuara.
"Shumica dërrmuese e atyre që intervistuam na thanë se gjatë internimit ishin torturuar dhe keqtrajtuar," tha ajo. “Tortura dhe keqtrajtimi u përdor për të detyruar të burgosurit e luftës të jepnin informacion ushtarak. Ata intervistoheshin çdo ditë për t'i frikësuar dhe për t'i poshtëruar.”
Zonja Bogner tha se misioni i Kombeve të Bashkuara ka dokumentuar se të burgosurit rusë janë torturuar dhe keqtrajtuar nga anëtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Sipas saj, disa burra kanë deklaruar se janë goditur me grushte e shkelma pasi janë marrë në pyetje. Të tjerë kanë raportuar se kishin pësuar goditje me rrymë elektrike.
Zonja Bogner tha se ajo dhe ekipi i saj monitorues nuk kanë shkuar ende në Kherson, qytet i cili është tashmë në kontrollin e ukrainasve, por se monitorimi ishte kryer në fshatrat përreth, të braktisur nga forcat ruse në javët e shkuara.
Ajo tha se ata kanë "dokumentuar 70 - 80 raste arrestimi dhe burgimi të jashtëligjshëm, në këto zona”.
Zonja Bogner tha se misioni do të hetojë krimet e dyshuara të luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të ligjit ndërkombëtar humanitar që mund të jenë kryer nga forcat ruse në Kherson./ VOA
Mediat e huaja kanë raportuar se raketat ruse kanë god...
Dy raketa ruse kanë goditur një fermë në Poloni, pranë...
Republikanët janë shumë pranë marrjes së shumicës në D...
Ish-presidenti Donald Trump po përgatitet të martën të...
Pas një vendimi të gjykatësve europianë, mund të bllok...
Kremlini tha sot se do të bëjë ç’është e mundur për të...
Marina amerikane tha të martën se ka shkatërruar një anije...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se Rusia ka...
Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara në botë, të n...
Shtypja e protestave nga Irani dhe shitja e dronëve Rusisë...
Drejtori i CIA-s Bill Burns u takua në Ankara të Turqisë m...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski iu drejtua forcave ...
Dy muaj pas vdekjes së 22-vjeçares iraniane Jina Mahsa Ami...
Sipas informacioneve britanike më shumë se 40 mijë emigran...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe S...
Shumë shpejt Uashingtoni do të debatojë mbi dërgimin e të ...
Turqia thotë se ka bërë përparim në hetimin e sulmit t...
Zgjedhjet për Kongresin më 8 nëntor nuk u shoqëruan me...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ...
Presidenti Joe Biden paralajmëroi presidentin Xi Jinpi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...