SHBA shkatërron një anije me “materiale shpërthyese” nga Irani
Marina amerikane tha të martën se ka shkatërruar një anije...

Kremlini tha sot se do të bëjë ç’është e mundur për të mos lejuar perëndimin të konfiskojë pasuritë e tij për të paguar për dëmet e shkaktuara në Ukrainë. Këto komente pasojnë rezolutën e miratuar dje nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ku dënohet sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe i kërkohet Moskës të paguajë dëmet e shkaktuara nga lufta.
Rezoluta, e miratuar nga 94 prej 193 anëtarëve të OKB-së, thotë se Rusia, e cila e nisi luftën kundër Ukrainës në shkurt, “duhet të mbajë përgjegjësi për gjithë pasojat ligjore të veprimeve të saj, duke përfshirë kompensimin për çdo dëm”.
Ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya tha se Rusia ka goditur gjithçka, nga fabrikat deri te ndërtesat civile dhe spitalet.
“Llogaritë e mizorive të kryera nga rusët në territoret e pushtuara përfshinë vrasje, përdhunim, torturë, deportim të detyruar, plaçkitje. Ukraina do të ketë detyrën e rindërtimit të vendit dhe rimëkëmbjes nga kjo luftë. Por, kjo rimëkëmbje nuk do të jetë kurrë e plotë pa ndjenjën e drejtësisë për viktimat e luftës ruse. Është koha për të kërkuar llogari nga Rusia”, tha ambasadori ukrainas.
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia i tha Asamblesë së Përgjithshme se dispozitat e rezolutës janë “ligjërisht të pavlefshme”.
“Perëndimi po përpiqet të përkeqësojë konfliktin dhe planifikon të përdorë paratë ruse për këtë”, tha Nebenzia.
Katërmbëdhjetë vende votuan kundër rezolutës të hënën, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin, ndërsa 73 abstenuan, duke përfshirë Brazilin, Indinë dhe Afrikën e Jugut. Jo të gjitha shtetet anëtare votuan.
Në mars, 141 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme votuan për të dënuar pushtimin e Rusisë dhe 143 vende në tetor votuan për të dënuar përpjekjen e aneksimit të pjesëve të Ukrainës nga Moska.
“Do të duhet një përpjekje e gjerë ndërkombëtare për të mbështetur rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës" tha ambasadorja britanike në OKB, Barbara Woodward dhe shtoi: “Vetëm një vend, Rusia, është përgjegjës për dëmin në Ukrainë dhe është absolutisht e drejtë, siç e përcakton kjo rezolutë, që Rusia të paguajë për atë dëm.”
Kremlini tha të martën se do të bëjë gjithçka mundet për të ndaluar Perëndimin nga konfiskimi i rezervave valutore dhe pasurive të tjera që mbahen të ngrira si rezultat i sanksioneve për të paguar dëmet e luftës ndaj Ukrainës.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e akuzoi Perëndimin për “shantazh” dhe për “shkelje të të gjitha rregullave të pronës private dhe të drejtës ndërkombëtare”.
“Ata që e organizuan këtë po përpiqen të përfundojnë procesin e grabitjes së rezervave tona të arit dhe valutës, të cilat janë ngrirë absolutisht në mënyrë të paligjshme. Ky është zyrtarizimi i grabitjes duke përdorur Kombet e Bashkuara”, tha zoti Peskov.
Perëndimi ngriu mbi 300 miliardë dollarë të rezervave ndërkombëtare të Rusisë pasi Moska e nisi sulmin kundër Ukrainsë në shkurt.
Rezoluta e Kombeve të Bashkuara nuk është ligjërisht e detyrueshme por ka peshë të madhe politike./ Voa
Marina amerikane tha të martën se ka shkatërruar një anije...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se Rusia ka...
Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara në botë, të n...
Shtypja e protestave nga Irani dhe shitja e dronëve Rusisë...
Drejtori i CIA-s Bill Burns u takua në Ankara të Turqisë m...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski iu drejtua forcave ...
Dy muaj pas vdekjes së 22-vjeçares iraniane Jina Mahsa Ami...
Sipas informacioneve britanike më shumë se 40 mijë emigran...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe S...
Shumë shpejt Uashingtoni do të debatojë mbi dërgimin e të ...
Turqia thotë se ka bërë përparim në hetimin e sulmit t...
Zgjedhjet për Kongresin më 8 nëntor nuk u shoqëruan me...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ...
Presidenti Joe Biden paralajmëroi presidentin Xi Jinpi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksion...
Ish zyrtarja e lartë braziljane, Flordelis dos Santos ...
"Mund të them që jemi duke u përballur me krizën më se...
Franca dhe Britania e Madhe firmosën një marrëveshje t...
Drejtori i CIA-s William Burns takohet në Ankara të Tu...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...