Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Drejtori i CIA-s Bill Burns u takua në Ankara të Turqisë me homologun e tij rus Sergey Naryshkin, për të theksuar pasojat që do të kishte përdorimi nga Rusia i armëve bërthamore në Ukrainë.
Ky është takimi i parë i nivelit të lartë që vë përballë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që kur Moska nisi sulmin ndaj Ukrainës në 24 shkurt.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se drejtori i CIA-s nuk po zhvillonte asnjë lloj negociate. “Nuk po diskutohet mbi vendimet për luftën në Ukrainë. Ai po përcjell mesazhin, se çfarë pasojash do të kishte përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia dhe po ngre çështjen e burgosjes së padrejtë të shtetasve amerikanë”, tha zëdhënësi.
Yllit i basketbollit amerikan, Brittney Griner dhe kontraktori civil Paul Whelan janë në burgjet ruse. Administrata e zotit Biden kishte propozuar më herët mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve mes Moskës dhe Uashingtonit.
Sipas zyrtarit amerikan, ukrainasit ishin njoftuar për takimin para se zoti Burns të udhëtonte drejt Turqisë.
"Informuam Ukrainën përpara se të mbahej ky takim. Ne i qëndrojmë besnik parimit tonë, asnjë veprim për Ukrainën, pa Ukrainën”, tha zëdhënësi.
Presidenti Putin ka thënë në mënyrë të përsëritur se Rusia do të mbrojë me çdo mjet territoret e saj nëse sulmohet, përfshirë përdorimin e armëve bërthamore. Sipas tij Perëndimi është angazhuar në shantazh bërthamor kundër Rusisë.
Këto qëndrime ngritën shqetësim të veçantë për Perëndimin pasi Moska deklaroi në shtator se kishte aneksuar katër rajone ukrainase.
Kontaktet SHBA-Rusi në Turqi u raportuan fillimisht nga gazeta ruse “Kommersant”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i tha kësaj gazete se nuk mund të pohonte dhe as të mohonte bisedimet SHBA-Rusi në Turqi. Ndërsa agjencia e inteligjencës ruse SVR nuk iu përgjigj kërkesës për një koment.
Përtej luftës, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë një seri çështjesh për të diskutuar që zgjatja e traktatit mbi kontrollin e armëve, marrëveshja për grurin, shkëmbimin e të burgosurve apo lufta civile në Siri.
Sekretari i Përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierres tha nga takimi i nivelit të lartë të G20 në Indonezi se Kombet e Bashkuara nuk ishin të përfshire në kontaktet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, në Turqi.
“Është shumë pozitive që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po zhvillojnë bisedime sepse është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen, por ne nuk jemi përfshirë”, tha zoti Guterres.
Presidenti Biden tha këtë muaj se ai shpresonte në gatishmërinë e zotit Putin për shkëmbimin e të burgosurve, për të mundësuar lirimin e basketbollistes Brittney Griner e cila është dënuar me 9 vjet burg nën akuza për drogë.
Ish-marinsi Paul Whelan, i cili ka pasaporta amerikane, britanike, kanadeze dhe irlandeze po vuan një dënim me 16 vjet burg për spiunazh në Rusi. Ai i ka mohuar akuzat.
Trafikanti rus i armëve Viktor Bout, i cili ndodhet në një burg amerikan është përmendur i personi që mund të këmbehet me Grine dhe Whelan nëse në të ardhmen dy vendet bien dakord për të shkëmbyer të burgosurit.
Kremlini tha se bisedimet me Kombet e Bashkuara për një marrëveshje për grurin javën e shkuar ishin konstruktive. Zoti Biden pret që Rusia të tregojë më shumë seriozitet për shkëmbimin e të burgosurve./VOA
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski iu drejtua forcave ...
Dy muaj pas vdekjes së 22-vjeçares iraniane Jina Mahsa Ami...
Sipas informacioneve britanike më shumë se 40 mijë emigran...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe S...
Shumë shpejt Uashingtoni do të debatojë mbi dërgimin e të ...
Turqia thotë se ka bërë përparim në hetimin e sulmit t...
Zgjedhjet për Kongresin më 8 nëntor nuk u shoqëruan me...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ...
Presidenti Joe Biden paralajmëroi presidentin Xi Jinpi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksion...
Ish zyrtarja e lartë braziljane, Flordelis dos Santos ...
"Mund të them që jemi duke u përballur me krizën më se...
Franca dhe Britania e Madhe firmosën një marrëveshje t...
Drejtori i CIA-s William Burns takohet në Ankara të Tu...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski mbajti një fjal...
Presidenti Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvillu...
Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapacite...
Tërheqja e Rusisë nga qyteti juglindor i Hersonit shënon n...
Aktivistët e ORCA-s, Dritan Hoxha dhe Rron Gjinovci, k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...