Rezoluta e OKB-së, Moska përgjegjëse për dëmet në Ukrainë
Kremlini tha sot se do të bëjë ç’është e mundur për të...

Pas një vendimi të gjykatësve europianë, mund të bllokohen të gjitha ekstradimet nga Europa drejt Kinës. Siç njofton korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Henry Ridgwell, aktivistët e të drejtave të njeriut e konsiderojnë atë një vendim të rëndësishëm me pasoja globale.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg të Francës, vendosi në tetor se Liu Hong-tao, një shtetas tajvanez i akuzuar për mashtrim, nuk duhet të ekstradohet nga Polonia në Kinë, pasi mund të keqtrajtohet dhe mund t’i mohohet qasja te një proces i drejtë gjyqësor.
Në dallim nga rastet e mëparshme të ekstradimeve të bllokuara nga gjykatat, zoti Liu nuk është aktivist politik, shpjegon avokati i tij polak Marcin Gorski.
“Pra rezultati i çështjes është se pavarësisht nga statusi personal, nëse je aktivist politik i përfshirë me ndonjë lloj aktiviteti opozitar në Kinë, ose jo, nuk duhet të ekstradoheni për në Kinë, pasi çdo person që dërgohet atje ka gjasa të keqtrajtohet”, thotë zoti Gorski.
Liu Hong-tao u largua nga Spanja drejt Polonisë, pasi autoritetet spanjolle arrestuan dhe ekstraduan mbi 200 të kërkuar nga Kina. Ata akuzoheshin për mashtrim nëpërmjet shërbimeve të telekomit. Grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë Spanjën se ka injoruar paralajmërimet për keqtrajtimet në Kinë.
“Argumenti i qeverisë kineze ishte se do të japin garanci diplomatike, do të ketë një gjyq të drejtë, nuk do të ketë dënime me vdekje apo burgime të përjetshme; pra, ekstradimet mund të kryhen. Ky vendim gjithashtu thotë qartë se këto lloj garancish diplomatike nuk kanë ndonjë rëndësi”, thotë Jin-Jie Chen, nga organizata joqeveritare “Safeguard Defenders”.
Zoti Liu u ndalua në Poloni në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar. Gjykata e Lartë e Polonisë miratoi ekstradimin e tij. Prandaj, ai iu drejtua Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, vendimet e së cilës mbizotërojnë mbi gjyqësorin polak.
46 vende kanë nënshkruar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, zbatimi i së cilës mbikqyret nga gjykata në Strasburg. Edhe vendet që nuk janë palë e konventës, nxjerrin konkluzionet e tyre.
“Vendimi ka gjasa të ndikojë në çështje të tilla në mbarë botën. Kemi reagime shumë të mira për këtë vendim nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re”, thotë avokati Gorski.
Vendimi mund të ndikojë edhe tek marrëdhëniet Europë – Kinë.
“Për shembull, ndikimi i këtij vendimi ndaj procesit që vazhdon të negocimit dhe ratifikimit të marrëveshjeve tregtare me Kinën”, thotë zoti Gorski.
Kina refuzon vazhdimisht akuzat se shkel të drejtat e njeriut dhe thotë se e drejta për një proces gjyqësor është e sanksionuar me ligj. Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se Pekini nuk ofron qasje në sistemin gjyqësor për vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mbikqyrësit, dhe se tortura dhe rrëfimet e detyruara me forcë janë të zakonshme./ VOA
Kremlini tha sot se do të bëjë ç’është e mundur për të...
Marina amerikane tha të martën se ka shkatërruar një anije...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se Rusia ka...
Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara në botë, të n...
Shtypja e protestave nga Irani dhe shitja e dronëve Rusisë...
Drejtori i CIA-s Bill Burns u takua në Ankara të Turqisë m...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski iu drejtua forcave ...
Dy muaj pas vdekjes së 22-vjeçares iraniane Jina Mahsa Ami...
Sipas informacioneve britanike më shumë se 40 mijë emigran...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe S...
Shumë shpejt Uashingtoni do të debatojë mbi dërgimin e të ...
Turqia thotë se ka bërë përparim në hetimin e sulmit t...
Zgjedhjet për Kongresin më 8 nëntor nuk u shoqëruan me...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ...
Presidenti Joe Biden paralajmëroi presidentin Xi Jinpi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksion...
Ish zyrtarja e lartë braziljane, Flordelis dos Santos ...
"Mund të them që jemi duke u përballur me krizën më se...
Franca dhe Britania e Madhe firmosën një marrëveshje t...
Drejtori i CIA-s William Burns takohet në Ankara të Tu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...