Konflikti i brendshëm rus/ Grupi Wagner paralajmëron Putin: Së shpejti do kemi President të ri
Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozh...

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç se, përmes, siç ka thënë ai, grupeve kriminale, po tenton ta destabilizojë Kosovën.
Ai ka thënë se do t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës që organizatat, Mbrojtja Civile dhe Severna Brigada, të shpallen organizata terroriste, në mënyrë që autoritetet e Kosovës t’i luftojnë ato në mënyrë më efikase.
Ai ka thënë se pjesëtarë të komunitetit serb, të arrestuar javëve të fundit në Kosovë, janë “kriminelë që në të kaluarën janë toleruar dhe amnistuar”.
Në mesin e të arrestuarve nga radhët e komunitetit serb janë: Dushan Obrenoviç, Radosh Petroviç, Millun Millenkoviç-Llune, Dalibor Spasiç, Urosh Vukasinoviç, Nemanja Vlashkoviç, Millan Bozhoviç dhe Sllagjan Trajkoviç.
Sipas autoriteteve të Kosovës, ata janë arrestuar për veprime kundër rendit kushtetues, si dhe për sulme ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe gazetarëve, gjatë raportimeve në veri të vendit.
Në një konferencë për media me gazetarë nga Mitrovica e Jugut, Sveçla ka thënë se Kosova nuk do të zmbrapset ndaj kriminelëve.
“Sundimi i ligjit për ne është prioritet. Ne po veprojmë sipas ligjit. Të gjitha këto veprime policore, arrestime që po bëhen, dëshmojnë se ne nuk mund të zmbrapsemi mbrapa kriminelëve, dhe qëndrojmë të angazhuar për zbardhjen e të gjitha sulmeve dhe ruajtjen e të gjithë qytetarëve, pa dallim”.
Duke e komentuar operacionin e Kosovës në veri më 23 qershor, ku është konfiskuar një makinë me targa të Beogradit, me armatim dhe pajisje shpërthyese, Sveçla ka thënë Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë e kanë parandaluar një sulm terrorist.
Më 24 qershor, në një tjetër konferencë për media, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se autoritetet e Kosovës i kanë “mbjellë” armët e gjetura në veri të Kosovës, dhe se ato janë konfiskuar në të kaluarën nga shqiptarët e serbët.
Por, Sveçla ka thënë se disa prej armëve të gjetura janë të vitit 2021, dhe jo “që kanë mbetur nga lufta e fundit në Kosovë”.
Sveçla i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë, siç ka thënë ai, sjelljen terroriste të Serbisë ndaj Kosovës.
Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit.
Atë ditë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri - të banuara me shumicë serbe - kanë hyrë në ndërtesat komunale, me ndihmën e njësiteve të Policisë së Kosovës.
Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme.
Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës dhe të Serbisë që të marrin urgjentisht masa për uljen e tensioneve./ REL
Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozh...
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për mediat...
Raportuesi përgjegjës për Ballkanin Perëndimor i partisë F...
Regjisori i filmit "Titaniku", James Cameron, thotë se ope...
Sipas një anketimi të agjencisë së lajmeve Reuters dhe kom...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla k...
Përcaktimi nga Departamenti i Shtetit për kryetarin e ...
Bregu i pushtuar Perëndimor po vuan nga dhuna më e rëndë n...
Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të rrëzuar ...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur ak...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gje...
Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (KFOR) i përfu...
Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviç, ka arritur në S...
Këshilli i Bashkimit Evropian e ka miratuar pakon e 11-të ...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të ...
Të paktën 227 emigrantë u shpëtuan pranë ishujve Kanarie t...
Ushtria e Ukrainës ka thënë se e ka zmbrapsur një tentativ...
Në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Ze...
Kombet e Bashkuara vendosën forcat ruse në listën e zezë v...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...