Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviç, ka arritur në Serbi, më 23 qershor.
Në Mitrovicë të Sremit ai është takuar me peshkopin e Sremit, Fabijan Svalin.
Pllenkoviç, nga Mitrovica e Sremit do të shkojë në Suboticë, ku do të takohet me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç.
Pllenkoviç dhe Bërnabiç, me delegacionet e tyre, do të marrin pjesë në hapjen e Shtëpisë Kroate – Amëza (Matica) në Suboticë.
Në takimin e kryeministrave të Kroacisë dhe Serbisë do të marrin pjesë ministri serb për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Tomisllav Zhigmanov dhe ministrja për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviç, njoftuan nga Qeveria në Beograd.
Kjo është vizita e parë e Pllenkoviqit në Serbi që kur u bë kryeministër në vitin 2016.
Më 30 prill, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, vizitoi Zagrebin, ku së bashku me Pllenkoviçin, mori pjesë në Kuvendin e madh të Këshillit Kombëtar Serb, organizatë ombrellë e pakicës serbe në Kroaci.
Asokohe, ata theksuan rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe përmirësimit të pozitës së minoritetit serb në Kroaci dhe minoritetit kroat në Serbi, si dhe paralajmëruan krijimin e një katalogu të çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve, me qëllim vazhdimin e zgjidhjes së tyre.
Marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit i rëndojnë çështjet e pazgjidhura edhe 30 vjet pas luftës në ish-Jugosllavi.
Të dyja vendet kanë kontestime lidhur me përcaktimin e kufirit në Danub dhe nuk e kanë zgjidhur çështjen e sukcesionit - trashëgimisë së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (SFRJ).
Ndër çështjet e hapura janë ndjekja penale e krimeve të luftës dhe gjetja e mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kroaci, gjatë viteve 1991-1995.
Në shkurt të këtij viti, kryeministri Pllenkoviq dhe presidenti serb Alleksander Vuçiç u takuan në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku thanë se dëshironin marrëdhënie më të mira.
Vuçiç nuk ka qenë në vizitë zyrtare në Zagreb që nga viti 2018, kur u prit në kryeqytetin kroat nga presidentja e atëhershme Kolinda Grabar Kitarovc.
Dy vjet më herët, në vitin 2016, të dy ata nënshkruan Deklaratën për normalizimin e marrëdhënieve, në Suboticë.
Megjithatë, “normalizimi” nuk ndodhi dhe zyrtarët shkëmbyen fjalë të ashpra me njëri-tjetrin.
Gjatë vitit 2022, Vuçiç donte të bënte një vizitë “private” në Jasenovc, kompleks memorial kushtuar viktimave të krimeve ustashe nga Lufta e Dytë Botërore. Por, autoritetet në Zagreb nuk e lejuan atë, duke thënë se bëhej fjalë për vizitë të paparalajmëruar dhe në kundërshtim me protokollin.
Kjo u pasua me shkëmbim të notave diplomatike mes dy vendeve.
Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviç mori pjesë në kremtimin e Krishtlindjeve ortodokse në janar të vitit 2023 në Zagreb, me zëvendëskryeministrin serb Ivica Daçiç./ REL
Këshilli i Bashkimit Evropian e ka miratuar pakon e 11-të ...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të ...
Të paktën 227 emigrantë u shpëtuan pranë ishujve Kanarie t...
Ushtria e Ukrainës ka thënë se e ka zmbrapsur një tentativ...
Në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Ze...
Kombet e Bashkuara vendosën forcat ruse në listën e zezë v...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë orëve të vona të ...
Nëndetësja “Titan” me turistë që u zhduk në ujërat e Oqean...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Bashkëthemeluesi i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lir...
Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga komentet e bëra ng...
Në Bruksel po mbahet takimi i kryeministrit të Kosovës...
Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga komentet e bëra ng...
Kërkimet masive shumëkombëshe për gjetjen e nëndetëses tur...
Para samitit të BE-së javën e ardhshme, kancelari gjer...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gja...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mo...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se do të ...
Portugalia është bërë vendi i fundit që po teston të punua...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thirru...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...