Putin-i dhe propaganda me raketën me energji bërthamore
Presidenti rus Vladimir Putin po mburret me raketën e re m...

Kancelari Friedrich Merz u takua me Presidentin turk Erdo?an. Ishte një vizitë e veçantë, e karakterizuar nga kultivimi i marrëdhënieve gjermano-turke. Vetëm lidhur me Lindjen e Mesme duket se ka mosmarrëveshje.
Në konferencën e përbashkët për shtyp kancelari Friedrich Merz iu referua krizave gjeopolitike të dominuara nga fuqitë ndërkombëtare. Kjo kërkon partneritete më të ngushta strategjike për Gjermaninë dhe sipas Merz, Turqia nuk mund të anashkalohet në asnjë mënyrë. Të dyja vendet janë të lidhura ngushtë si nga pikëpamja sociale edhe ekonomike, tha Merz, dhe se kjo përbën themelin e marrëdhënieve dypalëshe. Po ashtu si Gjermania dhe Turqia janë anëtare të NATO-s pra kanë lidhje edhe sa i përket politikës së sigurisë.
Turqia ka rol të rëndësishëm në konfliktet ndërkombëtare
Presidenti turk luan një rol kyç në konfliktet aktuale. Erdogani është i përfshirë ndjeshëm si në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, edhe në marrëveshjen për armëpushimin në Gazë. Kancelari Merz e falënderoi atë për këtë gjatë konferencës për shtyp. Merz diskutoi me Erdoganin se si ky proces paqeje mund të sigurohej më tej, edhe pse të dy kanë pikëpamje shumë të kundërta lidhur me organizatën terroriste Hamas si dhe qëndrime krejt të kundërta ndaj Izraelit.
I pyetur nga një gazetar turk për qëndrimin ndaj Izraelit Merz theksoi se Gjermania do të qëndrojë gjithmonë "me vendosmëri në anën e shtetit të Izraelit". Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Gjermania do të pranojë çdo vendim të marrë nga një qeveri izraelite.
Kurse Presidenti turk iu referua 60,000 njerëzve të vrarë në Rripin e Gazës nga sulmet dhe bombardimet izraelite dhe e akuzoi sërish Izraelin për "gjenocid" dhe për lënien e popullsisë palestineze që të vdesë nga uria.
Ukraina, emigrimi dhe gjendja e të drejtave të njeriut në Turqi
Lufta në Ukrainë ishte gjithashtu temë e diskutimit: Turqia dëshiron të ndërmjetësojë dhe ka organizuar tashmë takime midis palëve ndërluftuese. Megjithatë deri tani nuk ka pasur shumë sukses. Erdogani po i mban të gjitha opsionet e tij të hapura: ai po furnizon me armë Ukrainën, por nuk po merr pjesë në paketat e sanksioneve evropiane kundër Rusisë. Merzi shpreson që në këtë çështje do të ketë përparime.
Kancelari gjerman gjithashtu dëshiron të arrijë marrëveshje me Erdoganin në çështjen e migracionit. Ai dëshiron që Turqia të mbështesë Gjermaninë për dëbimin e të huajve. Kjo nuk përfshin vetëm qytetarët turq, por edhe dëbimet në Siri. Merz beson se bisedimet për këtë temë janë në rrugën e duhur.
I pyetur për çështjen e të drejtave të njeriut në Turqi Merzi u përgjigj shkurt në konferencën për shtyp. Ai shpjegoi se në Turqi ka situata që nuk korrespondojnë me kuptimin tonë të sundimit të ligjit. Kancelari Merz tha se në diskutimet me Presidentin Erdogan, i kishte shprehur shqetësimin në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit, por nuk dha detaje./ DW
Presidenti rus Vladimir Putin po mburret me raketën e re m...
Princit Andrew i është hequr titull "princ" dhe do të ...
Numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese në Vietnam ë...
Monarku britanik, Charles III ka nisur procesin zyrtar për...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka kritikuar...
Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviç mbeten nën sanksionet...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha të enjten...
Gjermania dhe Britania kanë mirëpritur vendimin e Damaskut...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se lajmi ...
Greqia sapo ka nisur projekte me vlerë 2.5 miliardë euro p...
Presidentja Vjosa Osmani i ka thirrur kryetarët e partive ...
Ukraina ka kufizuar furnizimin me energji elektrike në të ...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i tha Radios Evropa...
Arrestime të reja janë kryer për grabitjen e muzeut të Luv...
Partia pro-europiane e qendrës D66 e Rob Jetten dhe Partia...
Hungaria kundërshton pranimin e Ukrainës në BE, duke kërcë...
Disa politikanë të partive të Unionit CDU/CSU kanë vënë në...
Dy të dyshuar të arrestuar për vjedhjen spektakolare të mu...
Shtetet e Bashkuara kanë ulur normën e përgjithshme të tar...
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi pak ditë më par...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...