Reforma Territoriale/ Berisha paralajmëron Ramën: Do ngrejmë Shqipërinë në këmbë
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për shtyrjen e afatit p...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për shtyrjen e afatit p...

Presidenti amerikan Joe Biden mirëpriti marrëveshjen e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe grupit militant Hezbollah, të përkrahur nga Irani, që vepron në Liban. Marrëveshja, që i dha fund konfliktit 14 mujor, hyri në fuqi sot dhe ajo po respektohet nga palët në orët e para të saj, duke u mundësuar të zhvendosurve nga luftimet e vitit të fundit kthimin nëpër shtëpitë e tyre. Ndërkohë që udhëheqësit botërorë përshëndetën arritjen e kësaj marrëveshjeje, vëmendja u kthye sërish në konfliktin në Gazë. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivon deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të shtojnë përpjekjet e tyre që nga dita e sotme për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe për kthimin e pengjeve që ende mbahen atje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara sjell kronikën në vazhdim.
Pas disa ditësh të sulmeve izraelite në Bejrut dhe qytete të tjera të Libanit dhe raketave të hedhura nga grupi militant Hezbollah në Izrael, palët arritën të martën një marrëveshje armëpushimi, e cila u përshëndet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
“Duke filluar që nga ora 4 e mëngjesit, luftimet përgjatë kufirit libanezo-izraelit do të ndalen. Kjo marrëveshje është e hartuar që të përbëjë një pushim të përhershëm të luftimeve”, deklaroi ai.
Deklarata e Presidentit Biden u bë pak pas fjalimit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë të cilit ai njoftoi se ka rënë dakord me armëpushimin pas një viti luftimesh, të filluara nga Hezbollahu për shkak të luftës në Gazë, ku Izraeli po lufton kundër Hamasit, një grup tjetër militant të mbështetur nga Irani.
“Me mirëkuptimin e plotë të Shteteve të Bashkuara, ne do të vazhdojmë të kemi lirinë e plotë për veprim ushtarak. Nëse Hezbollahu shkel marrëveshjen dhe përpiqet të armatoset, ne do ta sulmojmë. Nëse përpiqet të rindërtojë infrastrukturën terroriste pranë kufirit, ne do ta sulmojmë”, deklaroi ai.
Zoti Netanyahu tha se Izraelit i duhet ta përqëndrojë vëmendjen në operacionet në Gazë, pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit në tetorin e vitit të kaluar, dhe tek kërcënimi që vjen nga Irani.
Armëpushimi u mirëprit edhe nga udhëheqësit e tjerë botërorë dhe vëmendja u rikthye tek lufta në Gazë, e cila mendohet se ka shkaktuar vdekjen e 44 mijë palestinezëve.
Presidenti Biden u zotua të martën se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë përpjekje për arritjen e një armëpushimi në Gazë.
“Gjatë ditëve në vijim do të bëjnë edhe një përpjekje krahas Turqisë, Egjiptit, Katarit, Izraelit dhe aktorëve të tjerë në rajon, për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gazë", tha ai.
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan i bëri jehonë kësaj deklarate në televizionit amerikan MSNBC të mërkurën duke thënë se këto përpjekje fillojnë që nga dita e sotme.
Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit dhe tha se shpreson që ajo t’i hapë rrugë një armëpushimi të përhershëm.
“Varet nga sjellja e Izraelit. Ne sigurisht rezervojmë të drejtën për të reaguar ndaj agresionit të Izraelit së fundmi, por ne i konsiderojmë të gjitha zhvillimet në rajon”, deklaroi ai.
Në bazë të marrëveshjes së armëpushimit, forcat izraelite do të tërhiqen nga pjesa jugore përgjatë kufirit libanezo-izraelit, ndërsa Hezbollahu do të tërhiqet drejt veriut, përtej lumit të Litanit.
Sipas planit, ushtria libaneze, e cila nuk është e përfshirë në luftimet ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, do të dislokohet për të vëzhguar rajonin kufitar. Shtetet e Bashkuara dhe Franca do të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes.
Në orët e para të saj, marrëveshja po respektohej nga palët, ndërkohë që kolona të gjata të zhvendosurish libanezë u nisën drejt shtëpive të tyre në pjesën jugore të Libanit, megjithë paralajmërimet për të mos nxituar të kthehen në disa pjesë të këtij rajoni të dëmtuar rëndë nga bombardimet izraelite ndërsa forcat izraelite ende po tërhiqeshin.
Në Izrael, banorët e zonave kufitare që u goditën nga raketat e Hezbollahut, e mirëpritën marrëveshjen megjithëse mund t’u duhen muaj që të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të dëmeve që kanë përjetuar vendbanimet e tyre./ VOA
Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se janë liruar tre sh...
Sipas gazetës “Financial Times” Rusia do të angazhojë edhe...
Indeksi Ifo është barometri më i rëndësishëm i biznesit në...
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, nënshkroi të mart...
Një avion i vogël është përplasur me një pemë pranë aeropo...
Njeriu më i vjetër në botë ka ndërruar jetë në moshën ...
Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka shkruar n...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrez...
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, p...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë ...
Katari tha në fillim të këtij muaji se udhëheqësit politik...
Zyrtarët izraelitë dhe libanezë thanë sot se Izraeli dhe H...
Inflacioni prek fort pensionistët në Turqi. Në Stamboll ës...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëhet multimilione...
Kabineti i Izraelit do të mblidhet të martën për të diskut...
Donald Trump ka deklaruar se do të vendosë tarifa të reja ...
Ambasadorët e Ukrainës dhe të 32 shteteve anëtare të NATO-...
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i god...
Një intervistë presidenti Aleksandër Vuçiç, është vënë në ...
Një 32-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri ndaj vë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...