Zyrtarët: Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut e afërt
Zyrtarët izraelitë dhe libanezë thanë sot se Izraeli dhe H...

Katari tha në fillim të këtij muaji se udhëheqësit politikë të Hamasit janë larguar nga territori i tij dhe disa prej tyre kanë shkuar në Turqi. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones, Uashingtoni shprehu shqetësim për këtë zhvillim dhe paralajmëroi qeverinë turke që të mos u jepte atyre strehim.
Katari u tërhoq nga ndërmjetësimi midis Hamasit dhe Izraelit në fillim të këtij muaji dhe njoftoi se përfaqësuesit e grupit militant ishin larguar nga territori i tij. ((Mandatory cg. US State Department))
Uashingtoni paralajmëroi Turqinë që të mos u ofronte strehë udhëheqësve të Hamasit.
"Udhëheqësit e një organizate të egër terroriste nuk duhet të jetojnë të qetë askund", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është një mbështetës i vendosur i Hamasit dhe e karakterizon grupin si një lëvizje çlirimtare, ((end courtesy)) madje ai shpalli një Ditë Zie Kombëtare për udhëheqësin e vrarë të Hamasit Ismail Haniyeh. Analistët thonë se udhëheqësit e Hamasit kanë qenë vizitorë të rregullt në Turqi.
“Ata kanë vite që shkojnë e vijnë në Turqi. Haniyeh, i cili u vra nga Izraeli në Teheran, ishte në Turqi më 7 tetor 2023”, thotë Soli Ozel i Institutit për Shkenca Humanitare në Vjenë.
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka thënë se nuk ka plane që Hamasi të hapë një zyrë politike në Turqi, por Ankaraja këmbëngul se do të vazhdojë politikën e saj të angazhimit dhe pritjes së anëtarëve të Hamasit.
“Së pari, Ankaraja nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj [ndaj Hamasit]. Së dyti, ata do të vazhdojnë dialogun me Hamasin për të arritur vendosjen e paqes. Kemi nevojë urgjente për paqe dhe stabilitet. Dhe nëse e ndërpresim lidhjen me Hamasin, me kë do të flasim?”, thotë Mesut Casin, një këshilltar i presidencës turke.
Izraeli ka vrarë disa pjesëtarë të udhëheqjes së Hamasit, por deri sot nuk ka pasur njoftime për ndonjë sulm në Turqi. Izraeli thotë se Hamasi, që Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë grup terrorist, nuk duhet të gjejë një strehë të sigurt në Turqi.
“Ata do t'i gjejnë udhëheqësit e Hamasit dhe do t'i vënë në shënjestër kudo që të jenë. Por duhet të shtoj se Turqia e ka paralajmëruar Izraelin që të mos veprojë në territorin e saj. Pra kjo krijon tensione të panevojshme në një rajon të mbushur me tensione”, thotë Gallia Lindenstrauss e Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.
Hamasi ende mban peng më shumë se njëqind izraelitë dhe analistët thonë se megjithëse Izraeli i ka denoncuar marrëdhëniet e Turqisë me Hamasin, lidhjet e Ankarasë mbeten të dobishme për Izraelin. Kjo u bë e qartë këtë muaj, kur pati njoftime se kreu i agjencisë izraelite të zbulimit Shin Bet u takua në Turqi me homologun e tij turk.
“Turqia dhe Izraeli komunikojnë ndryshe me njëri-tjetrin në publik dhe ndryshe në kanalet diplomatike dhe bashkëpunimin e sigurisë. Kështu ka qenë gjithmonë”, thotë studiuesi Ozel.
Izraelitët e kanë vlerësuar Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump si një mbështetës të vendosur i Izraelit, duke bërë që disa analistë në Turqi të paralajmërojnë se lidhjet me Hamasin rrezikojnë të shndërrohen në një minus për Turqinë dhe një arsye për tensione me administratën e re amerikane./ VOA
Zyrtarët izraelitë dhe libanezë thanë sot se Izraeli dhe H...
Inflacioni prek fort pensionistët në Turqi. Në Stamboll ës...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëhet multimilione...
Kabineti i Izraelit do të mblidhet të martën për të diskut...
Donald Trump ka deklaruar se do të vendosë tarifa të reja ...
Ambasadorët e Ukrainës dhe të 32 shteteve anëtare të NATO-...
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i god...
Një intervistë presidenti Aleksandër Vuçiç, është vënë në ...
Një 32-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri ndaj vë...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka th...
Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi fede...
Një zjarr i madh përfshiu një lagje të varfër bregdetare n...
Një sulmi i tmerrshëm me armë zjarri në Stamboll solli vde...
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme n...
Me gjithë përpjekjet e mëdha të Hungarisë – e cila kryeson...
Vendet në mbarë botën po përgatiten për pasoja ekonomike n...
Ambasadori izraelit në Uashington tha sot se një marrëvesh...
Roja bregdetare e Greqisë i ka gjetur trupat e tetë emigra...
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të ind...
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet pr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...