Shpërthen tritoli në Lezhë
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...

Zyrtarët izraelitë dhe libanezë thanë sot se Izraeli dhe Hezbollahu, grupi militant i mbështetur nga Irani, janë afër arritjes së marrëveshjes për armëpushim, që pritet t’i japë fund konfliktit në Liban. Kabineti izraelit i luftës do të takohet gjatë ditës së sotme për të miratuar marrëveshjen, duke i hapur rrugën një deklarate mbi armëpushimin nga Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai francez Emmanuel Macron, vendet e të cilëve pritet të jenë pjesë e komisionit ndërkombëtar që do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe kabineti i tij i luftës pritet të diskutojnë të martën propozimin amerikano-francez për arritjen e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, që do t’i jepte fund konfliktit 14 mujor në Liban.
Por krahas përparimit politik, përshkallëzimi ushtarak vazhdoi të martën. Aeroplanët izraelitë vazhduan të bombardojnë Bejrutin, përfshirë afër qendrës së kryeqytetit, dhe Libanin jugor, ndërkohë që ushtria izraelite njoftoi se trupat e saj kanë arritur deri tek Lumi i Litanit, një pikë kyçe e marrëveshjes së armëpushimit. Sipas autoriteteve libaneze, 31 persona humbën jetën në këto sulme. Izraeli lëshoi urdhra evakuimi në 20 vendbanme në periferitë e Bejrutit, paralajmërimi më i madh që nga intensifikimi i konfliktit në Liban.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Josep Borrell, i cili po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të shtatë shteteve më të zhvilluara në Itali, tha se komisioni që do të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit do të kryesohet nga Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që Franca do të jetë anëtare e tij me kërkesën e Libanit. Ai paralajmëroi se mungesa e një armëpushimi “do ta shkatërronte Libanin.”
“Nuk ka arsyetim për të mos arritur armëpushimin në Liban. Marrëveshja e propozuar dhe e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, u jep përgjigje të gjitha shqetësimeve të sigurisë së Izraelit... Nuk ka më arsyetime, nuk ka më kërkesa shtesë. Jepni fund luftimeve, ndaloni vrasjen e njerëzve dhe të fillojmë të mendojmë për paqen”, deklaroi ai.
Ministri i jashtëm i Libanit, Abdallah Bou Habib u shpreh optimist se marrëveshja mund të arrihet të martën mbrëma.
Ndër çështjet për të cilën ende nuk ka pajtim është kërkesa e Izraelit që të rezervojë të drejtën për të vepruar nëse Hezbollahu shkel detyrimet që dalin nga marrëveshja.
Marrëveshja parashikon largimin e forcave izraelite nga Libani dhe detyron militantët e Hezbollahut të tërhiqen brenda 60 ditësh drejt veriut, përtej lumit të Litanit, që gjendet rreth 30 kilometra larg kufirit ndërmjet Libanit dhe Izraelit.
Sipas zyrtarëve, ushtria libaneze do të dislokojë 5 mijë ushtarë në pjesën jugore të Libanit, ndprsa Shtetet e Bashkuara pritet të ndihmojnë në ndërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga sulmet izraelite.
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se palët janë afër marrëveshjes dhe presidenca franceze tha se bisedimet kanë shënuar përparim të rëndësishëm.
Ndërkohë një komision civil i krijuar për të hetuar sulmin e Hamasit më 7 tetor tha të martën se Kryeministri Netanyahu është përgjegjës për atë që e quajtën “dështimi më i madh i Izraelit dhe në historinë e këtij shtetit”.
Sipas kryetares së Komisionit Varda Alsheikh, qeveria e Izraelit, “dështoi në detyrën e saj kryesore” për të mbrojtur banorët e Izraelit./ VOA
Inflacioni prek fort pensionistët në Turqi. Në Stamboll ës...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëhet multimilione...
Kabineti i Izraelit do të mblidhet të martën për të diskut...
Donald Trump ka deklaruar se do të vendosë tarifa të reja ...
Ambasadorët e Ukrainës dhe të 32 shteteve anëtare të NATO-...
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i god...
Një intervistë presidenti Aleksandër Vuçiç, është vënë në ...
Një 32-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri ndaj vë...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka th...
Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi fede...
Një zjarr i madh përfshiu një lagje të varfër bregdetare n...
Një sulmi i tmerrshëm me armë zjarri në Stamboll solli vde...
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme n...
Me gjithë përpjekjet e mëdha të Hungarisë – e cila kryeson...
Vendet në mbarë botën po përgatiten për pasoja ekonomike n...
Ambasadori izraelit në Uashington tha sot se një marrëvesh...
Roja bregdetare e Greqisë i ka gjetur trupat e tetë emigra...
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të ind...
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet pr...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, dikur cilësohe...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Miliona evropianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...