Të ftohurit nga korrenti pas djersitjes, nuk është thjesht një mit gjyshesh, por një kërcënim real
A ju ka nxitur ndonjëherë kureshtja se si reagon trupi...
A ju ka nxitur ndonjëherë kureshtja se si reagon trupi...

Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicën e Veriut - të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb - për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.
Policia ka thënë përmes një njoftimi se është duke kontrolluar objektet e kësaj qendre në tri komuna me shumicë serbe në veri – Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan - pasi ka dyshime për “veprime të kundërligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në këtë aksion nuk është arrestuar askush dhe se është duke u zhvilluar një intervistë informative me drejtorin përgjegjës të Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan.
“Dyshohet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve”, ka thënë Elshani.
Policia e Kosovës ka thënë përmes një deklarate se ka kërkuar leje nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për t’i kontrolluar objektet e Qendrave për Punë Sociale pasi katër punonjës të kësaj Qendre në Zubin Potok ishin arrestuar më 8 shkurt për “shkelje të vullnetit të votuesve”.
Sipas komunikatës, këta zyrtarë të “institucioneve paralele dhe ilegale” dyshohet se i kanë telefonuar qytetarët dhe i kanë kërcënuar, apo u kanë treguar se si të votojnë, duke i kushtëzuar me pagesën e ndihmës sociale.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën më 9 shkurt dhe sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit aktual, Albin Kurti, fitoi më së shumti vota, ndërsa në mesin e komunitetit serb, Lista Serbe, e mbështetur nga Beogradi, fitoi bindshëm.
Më 21 shkurt, Lista Serbe ka reaguar ndaj bastisjeve në Qendrat e Punës Sociale në disa komuna në veri të Kosovës, duke pretenduar se kryeministri Kurti “po i shfrytëzon ditët e fundit për të sulmuar edhe një herë gjithçka serbe”.
“Lista Serbe e dënon ashpër këtë veprimtari të paligjshme dhe antiserbe të falangës së Kurtit dhe dërgon mesazh se asnjë nga të punësuarit apo shfrytëzuesit e përfitimeve sociale nuk do të mbetet pa të drejtat e veta dhe se sot kryesia e partisë sonë do të takohet me të punësuarit dhe do të ofrojë të gjithë mbështetjen e mundshme”, thuhet në komunikatë.
Partia më e madhe e serbëve në Kosovë i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë "lëvizjet në rritje që rrezikojnë në mënyrë drastike jetën e mijëra përfituesve të mirëqenies sociale".
Më 18 shkurt, ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë, duke kërkuar vota për Listën Serbe.
Edhe Nathalie Loiseau, shefe e misionit të Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, pati thënë më 11 shkurt se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë.
Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë, si paga, pensione, ndihmë sociale, shtesa për fëmijë, prindër, e të ngjashme.
Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur shumicën e institucioneve që funksionojnë brenda sistemit serb gjatë vitit të kaluar, me argumentin se puna e tyre është e paligjshme, por Beogradi zyrtar ka vazhduar t'u japë paga./ Rel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 36-vjetorin e grev...
Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Zgj...
Tre autobusë kanë shpërthyer në Bat Yam, në jug të Tel Avi...
Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatë...
I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump për konflik...
Senati amerikan votoi për të konfirmuar detyrën e re të Ka...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se homologu i tij k...
Shënohen në fund të këtij muaji plot dy vite nga aksidenti...
Një nga premtimet e para të Presidentit Trump që kur ai mo...
Në Kosovë, kanë dalë këto rezultatet ku përfshihen të dhën...
Viti 2025 ka nisur me rritje çmimesh për qytetarët e Kosov...
Presidenti Donald Trump i dha Presidentit të Ukrainës Volo...
Pentagoni tha të mërkurën se po udhëzon drejtuesit e lartë...
Gjatë kësaj jave u mbajtën dy samite urgjente në Evropë dh...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe lideri i opozitës, Fri...
Një gazetare britanike që jeton në Brazil është zhdukur në...
Vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 sh...
Presidenti amerikan Donald Trump, në një postimin në ‘Tru...
Këtë të diel, më 23 shkurt, Gjermania do të mbajë zgjedhje...
Presidenti amerikan Donald Trump e quati presidentin e Uk...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...