web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshja e paqes me Ukrainën/ Trump: Krimeja mund t’i lëshohet Rusisë

28 Prill 2025, 13:19, Kosova & Bota CNA

Marrëveshja e paqes me Ukrainën/ Trump: Krimeja mund t’i

Presidenti amerikan, Donald Trump, fajësoi paraardhësit e tij demokratë për pushtimin e paligjshëm të territorit ukrainas nga Rusia, për të cilin tha se ia dhanë si një "dhuratë".

Presidenti Trump tha se beson që homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, është gati t'ia lëshojë Krimenë e pushtuar Rusisë, një ide që qeveria ukrainase ka refuzuar prej kohësh ta shqyrtojë.

Në një konferencë joformale për shtyp në një aeroport të New Jersey-t, Trump u pyet drejtpërdrejt nëse presidenti ukrainas ishte gati të hiqte dorë nga gadishulli, të cilin Rusia e pushtoi për herë të parë në vitin 2014 në atë që është dënuar prej kohësh ndërkombëtarisht si një pushtim i paligjshëm.

Trump iu përgjigj një pyetjeje të drejtpërdrejtë në lidhje me hapjen e Zelensky-t ndaj idesë së heqjes dorë tërësisht nga Krimea.

"Mendoj se po. Mos më flisni mua për Krimenë, flisni me Biden-in dhe Obama-n",- tha Trump.  

Trump ka fajësuar vazhdimisht paraardhësit e tij demokratë për dy pushtimet e Ukrainës nga Putin-i.

"Kur thua Krimea, ajo u dorëzua gjatë presidencës së një burri të quajtur Barack Hussein Obama. Kjo nuk kishte të bënte fare me mua, Krimenë, ajo ishte 11 vjet më parë me Obama-n",- tha Trump.

Trump bëri vërejtje të ngjashme në një konferencë për shtyp në Zyrën Ovale të premten së bashku me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre që ndodhej në vizitë dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg./CNA





Lajmet e fundit nga