“Më telefonoi Berisha 1 orë para kandidimit”/ Korreshi tregon prapaskenat e zgjedhjeve në PD
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ndau sot ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ndau sot ...

Deputetët do të mblidhen mëngjesin e sotëm me qëllim për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, pas shumë tentimesh të dështuara, por nuk ka shenja se partitë parlamentare kanë gjetur pajtueshmëri për këtë.
Përfaqësues të partive parlamentare thanë në prag të seancës se nuk i kanë ndryshuar qëndrimet nga seancat e kaluara, duke paralajmëruar një dështim të radhës të seancës.
Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postimin e kryetarit të Kuvendit.
Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, dështoi gjashtë herë radhazi, për shkak se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.
Vetëvendosje i ka 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.
Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë më shumë se 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t'u zgjidhur, në katër herët që u hodh në votim.
Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si "figurë përçarëse", derisa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk dëshiron ta votojë asnjë kandidat të partisë fituese.
Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.
Sipas Kushtetutës së vendit, partia fituese gëzon të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, tha për Radion Evropa e Lirë se moskonstituimi i Kuvendit e ka vënë në pah jo vetëm mungesën e konsensusit politik, por edhe mungesën e vullnetit për të respektuar përgjegjësitë institucionale që dalin nga vetë rezultati i zgjedhjeve.
Ai theksoi se ngërçi institucional po zgjatet “në mënyrë të rrezikshme, duke thelluar krizën politike dhe duke e vendosur vendin në një rrugë të pasigurisë kushtetuese”.
Në seancën e sotme, deputetët duhet t’i zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët, në mënyrë që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës përfundimisht.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të hapet rruga për formimin e Qeverisë së re.
Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse.
Edhe për formimin e Qeverisë së re asaj i duhen të paktën 61 vota.
Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.
AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit.
Bashkimi Evropian ka thënë ditë më parë se Kosova duhet t'i formojë shpejt institucionet e reja./ REL
Qyteti i Vancouver në Kanada është tronditur nga një ngjar...
Kjo e shtunë shënoi një moment trishtimi të thellë për bes...
Duke sfiduar thirrjet për ta përafruar Serbinë me politikë...
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë përfunduar sot një raun...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte sot e pranishme ...
Pavarësisht ndarjeve të brendshme dhe një tentative vonese...
Një hetues special që po shqyrton katastrofën hekurudhore ...
Këtë të shtunë u zhvillua ceremonia e madhe e varrimit të ...
Të paktën 400 mijë njerëz u mblodhën në Vatikan për funera...
Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është ta...
Trupi i Papa Françeskut është varrosur në kishën e Santa M...
Mesha mortore për Papa Françeskun sapo ka përfunduar. Pap...
"Reuters" ka publikuar propozimet e SHBA-së për t'i dh...
Dhjetëra liderë botërorë dhe qindra mijëra njerëz nga e gj...
Bota sot i jep lamtumirën e fundit Papa Françeskut. Kryep...
Protokolli i Kishës Katolike është mjaft i rreptë dhe kodi...
Të gjithë sytë do të jenë tek presidenti amerikan Donald T...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një urdhër ek...
Mbi 100 delegacione mbërrijnë në Romë për t'i bërë homazhe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...