Dhjetë viktima nga përplasja e 2 helikopterëve të marinës në Malajzi
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë t...

BE vendos një kuadër të ri negociues për Serbinë në kapitullin e 35-të për anëtarësim në BE. Këshilli i Ministrave të BE-së do të diskutojë masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës mbi bazën e raportit të Josep Borrell.
Zbatimi i plotë i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që u arrit vitin e shkuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut tanimë është pjesë zyrtare e kapitullit të 35-të për Serbinë në negociatat për anëtarësimin e saj në BE. Këtë ndryshim të kapitullit të 35-të e bënë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian gjatë një takimi që u mbajt në Luksemburg. Aty u tha se qëndrimi do t'i transmetohet Serbisë me anë të një letre.
Në tekstin e ri të kuadrit negociues theksohet, se "Serbia zbaton plotësisht detyrimet që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, sipas Aneksit të zbatimit të saj, siç ishin pajtuar më 18 mars të vitit 2023”. Këshilli i Ministrave tha se "palët (Kosova e Serbia) janë pajtuar që detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre drejt integrimit evropian”. Nga autoritetet e Beogradit akoma nuk ka pasur reagim për kuadrin e ri negociues të BE-së për Serbinë.
Marrëveshja e Ohrit dhe ngrirja e saj
Në shkurt të vitit të shkuar, Kosova dhe Serbia u pajtuan për një marrëveshje normalizimi, bazuar në një plan i njohur si nisma franko-gjermane. Disa ditë më vonë, me 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ata u pajtuan edhe me udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjes. Ajo kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë torritoriale të njëra-tjetrës. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Me 27 tetor të vitit të shkuar, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, i kërkuan Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ndërsa, Serbisë që të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës. Por gjatë kësaj periudhe, marrëdhëniet Kosovë Serbi u tensionuan sidomos në veri të vendit me largimin e serbëve nga institucionet, që kulmuan me sulmin e 24 shtatorit në Banjska, kur një grup serbësh vranë një polic të Kosovës. Serbët e veriut në katër komuna, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, bojkotuan edhe referendumin e së dielës, më 21 prill për të larguar nga detyra kryetarët shqiptarë. Organizimi i këtij referendumi ishte edhe kusht i BE-së për Prishtinën zyrtare që ta shtensionojë situatën në veri. Kosova ishte ndëshkuar me vendosjen e masave nga BE-ja për veprimet e saj të pakoordinuara më herët.
Kosova kërkon heqjen e masave ndëshkuese
Ndonëse serbët refuzuan të marrin pjesë në referendum, autoritetet e Kosovës i kërkuan Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese të vendosura vitin e kaluar. Qeveria e Kosovës i bëri thirrje të hënën Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese, pas përmbushjes së detyrimeve për mbajtjen e procesit të votimit për largimin e kryetarëve në veri të vendit. "Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Kosova ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, thuhet në një komunikatë të qeverisë.
Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që serbët e Kosovës në veri humbën shansin për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarë komunash që do të ishin përfaqësues të tyre. "Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e BE-së. Lidhur me thirrjen e qeverisë së Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese, sipas zëdhënësit të BE-së Peter Stano, "Këshilli do të diskutojë masat e Bashkimit Evropian në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së”./ DW
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë t...
\ Dy helikopterë ushtarakë u përplasën në ajër dhe u rr...
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një vi...
Kandidatët për president në Maqedoninë e Veriutjanë: presi...
Forcat e policisë në të gjithë Evropën po bëjnë thirrj...
Raporti i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkoi në mbledhjen...
Procesi gjyqësor penal ndaj ish-Presidenti Donald Trump hy...
Komisioni Evropian po merr masa, për të arritur një ndalim...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur...
Gjermania dhe Britania të hënën kanë kapur disa persona të...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është viktimizu...
Shefja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me homolo...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, u zotua të hënën se do...
Duket se vendet evropiane, të cilat zotërojnë kundërajrorë...
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) e ka mirat...
Treni i parë urban në Kinë i zhvilluar në mënyrë të pavaru...
Autoritetet kanë evakuuar rreth 60,000 njerëz nga shtëpitë...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zot...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...