Takimi me Zelensky-n/ Trump thotë se është bërë përparim në bisedimet për Ukrainën
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky thanë se ishte bërë pë...

As një vit nuk është mbushur nga ardhja në detyrë e Donald Trump, por nga perspektiva e Brukselit, kjo kohë është një përjetësi. Valë tronditëse njëra pas tjetrës i kanë mbajtur europianët në ankth; çdo javë solli kërkesa të reja, akuza dhe më pas ndryshime rrënjësore. Tronditja e 4 dhjetorit ishte kulmi i ri i përkohshëm dhe ka të ngjarë të jetë më e zgjatura. Një tronditje që e godet në palcë Europën.
Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA-së mbarti disa surpriza për aleatët e saj. Kina nuk është më një rivale sistemike, por thjesht një konkurrente ekonomike. Rusia pranohet si një fuqi e madhe me një treg premtues, veçanërisht për lëndët e para. Dhe nëse lindin konflikte me presidentin e saj, Vladimir Putin, Donald Trump ofron shërbimet e tij si ndërmjetës. Po Koreja e Veriut? As që përmendet më. Gjatë mandatit të parë të Trump, Kim Jong-un ishte ende armiku numër një publik.
Vlerësim rrënues
Strategjia e re amerikane e sigurisë tregon ndarjen më radikale që ka ndodhur me evropianët. SHBA-të, vendi që çliroi Evropën nga terrori nazist gjerman më shumë se 80 vjet më parë me një kosto të madhe, më pas u bënë edhe fuqia mbrojtëse e kontinentit dhe, në veçanti, gjithmonë e mbështetën projektin e Bashkimit Evropian, tani janë armiku i tij. Paragrafët kushtuar BE-së lexohen si një aktakuzë. Ato paraqesin një pamje të një BE-je plotësisht të rrënuar në prag të kolapsit civilizues, të gërryer nga migrimi masiv, shtypja e opozitës, normat e ulëta të lindshmërisë dhe censura.
"Askush prej nesh nuk duhet të tronditet nga fjalët që thonë të tjerët për ne", rekomandoi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhjetë ditë pasi u njoftua strategjia e re. Paragraf pas paragrafi, ajo i çmontoi deklaratat nga Uashingtoni. Evropa rezervon të drejtën për të nxjerrë ligjet e veta - refuzim ky i presionit amerikan për të lejuar kompanitë amerikane të teknologjisë të operojnë sa më lirshëm të jetë e mundur, të papenguara nga rregulloret evropiane.
Në Evropë, vazhdoi Presidentja e Komisionit, të gjithë mund të votojnë për "kë të duan", pa presion apo manipulim të jashtëm. Kjo duhet të kuptohet pa dyshim. Por von der Leyen e bëri të qartë se çfarë rrezikohet: "liria për të jetuar siç duam".
Një projekt kundër SHBA-së?
Që presidenti i Amerikës e përçmon thellësisht Bashkimin Evropian bëhet e qartë në një nga konferencat e tij të pafundme për shtyp. "BE-ja u themelua", deklaroi Trump në samitin e NATO-s në Hagë këtë verë, "për të shkatërruar SHBA-në".
Trump e shikon suficitin tregtar të evropianëve si një fyerje personale: "Ata nuk i duan makinat tona!" Tarifat drastike janë përgjigja e tij; BE-ja duhet të dobësohet. Dhe ai mbjell pasiguri duke vënë vazhdimisht në pikëpyetje angazhimin besnik ushtarak të SHBA tek aleanca e NATO-s.
Partnerë të rinj
Strategjia e sigurisë kombëtare e 4 dhjetorit e SHBA shkon edhe më tej. Aty pretendohet, se liria e shprehjes censurohet në BE dhe opozita shtypet. Kjo i referohet partive të krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë në BE - të cilat duhet të forcohen. Kjo është arsyeja pse zëvendëspresidenti JD Vance nuk u takua me kancelarin gjerman në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt, por me Alice Weidel, drejtuesen e AfD-së.
"Rrjeti i partive të ekstremit të djathtë dhe konservatore të krahut të djathtë në Evropë, përfshirë lëvizjen MAGA, është bërë më i rrënjosur gjatë katër viteve të fundit", shpjegon politologia gjermano-amerikane Cathryn Clüver Ashbrook në një intervistë me studion e ARD në Bruksel. Ajo shton se partitë, por edhe politikanët individualë, marrin mbështetje.
Për shembull, fondet nga Fondacioni Heritage shkuan për politikanin britanik të ekstremit të djathtë Nigel Farage. "Tani duhet ta presim këtë në kontekstin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare për Evropën kontinentale", vëren Clüver Ashbrook. Partitë e krahut të djathtë në Evropë po mbështeten - në Hungari, ku ato janë tashmë në pushtet, dhe në vende si Gjermania, ku ato janë në opozitë.
Mbështetjes së drejtpërdrejtë për partitë politike i shtohet edhe rrjetëzimi nëpërmjet medias, përfshirë në Gjermani. Para zgjedhjeve federale në shkurt, Elon Musk vlerësoi AfD-në jo vetëm në platformën e tij X, por gazeta e përditshme Die Welt, në pronësi të shtëpisë botuese Springer, botoi gjithashtu mbështetjen e Musk për AfD-në si artikull i të ftuarit. Drejtori ekzekutiv i Springer, Matthias Döpfner, ndërhyri personalisht pas publikimit të strategjisë së re të sigurisë të Trump. Evropa duhet ta dëgjojë Trumpin, shkroi Döpfner në një editorial në Die Welt; asnjë fjalë kritike nuk gjendet në editorial./DW
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky thanë se ishte bërë pë...
KQZ Kosovë ka ndarë të dhënat më të fundit lidhur me numër...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i Kosovës, A...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ndarë një qëndrim lidhur...
KQZ Kosovë ka ndarë të dhënat më të fundit lidhur me numër...
Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Florid...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka ndarë të dhëna...
Qindra e mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët e Prishtinës,...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka ndarë të dhëna...
Fermerët grekë duket se janë të vendosur të përshkallëzojn...
Në Kosovë, ka përfunduar zyrtarisht orari i procesit të vo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se zhvilloi një...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë pasditen e kë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka ndarë të dhëna...
Hipertensioni, ose presioni i lartë i gjakut, është një ng...
Autoritetet greke njoftuan këtë të dielë shpëtimin e 108 m...
Votuesit në Kosovë po hedhin votat në zgjedhjet e parakohs...
Krateri verilindor i malit Etna ndriçoi qiellin e Siçilisë...
Kryetarja e Komunës së Ranillugut, Tanja Antiç, raportohet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...