Vullnetarët ndihmojnë banorët e Çernihivit në Ukrainë
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një dëm të madh n...
Parlamenti i Malit të Zi është mbledhur duke debatuar rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Dritan Abazoviç.
Nisma për t’i hequr votëbesimin qeverisë është kërkuar nga 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, të disa partive në koalicinonin qeveritar dhe partive të tjera, për shkak të, siç kanë thënë, ndalimin e Malit të Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Europian dhe shtimin e tensioneve ndëretnike në vend.
Nismëtarët e mosbesimit e kritikojnë qeverinë duke theksuar se në vend të ndjekjes së rrugës europiane, qeveria po kryen eksperimente politike.
"Pas qeverisë së ekspertëve dhe (qeverisë) së pakicës, Mali i Zi nuk ka më kohë për eksperimente politike. Është koha që të kemi zgjedhje për një qeveri legjitime”, tha Danijel Zhivkoviç, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Socialiste, të presidentit Milo Gjukanoviç.
Kryeministri Abazoviq thotë se kërkesa për rrëzimin e qeverisë nuk ka të bëjë me proceset europiane, por me marrëveshjen që qeveria e tij arriti me kishën ortodokse serbe. “Ju e keni dorëzuar iniciativën për shkak të Marrëveshjes bazë me kishën ortodokse serbe. Ju thatë se ishte krim dhe tradhti ndaj interesave kombëtare dhe mos u fshihni pas evropianizmit tani”, tha zoti Abazoviç.
Marrëveshja me kishën ortodokse serbe shkaktoi përplasje brenda koalicionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze. Edhe shoqëria civile dhe opinionistë të pavarur patën vërejtje serioze për përmbajtjen e Marrëveshjes.
Në fillim të gushtit, kryeministri Abazoviç i refuzoi zyrtarisht të gjitha kundërshtimet e organizatave joqeveritare, Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, si dhe institucioneve të tjera në vend.
Për të rrëzuar qeverinë, e cila deri tani funksiononte si qeveri pakice, nevojiten votat e të paktën 41 nga 81 deputetëve të parlamentit të Malit të Zi. Është e paqartë se cili do të jetë epilogu i seancës parlamentare, sepse Fronti Demokratik, si parti pro-ruse, apo Demokratët e Alekse Beçiçit dhe Partia Boshnjake, ende nuk janë shprehur se si do të votojnë. Një pjesë e votave të tyre, të paktën pesë, nevojiten për rëzimin e qeverisë.
Gjatë seancës, përfaqësuesit e Fronti Demokratik kërkuan ndërprerjen e saj dhe propozuan, që partitë fituese të zgjedhjeve parlamentare të gushtit të vitit 2020, të formojnë përsëri një qeveri teknike, siç bënë dy vjet më parë.
Fronti Demokratik dhe partia tjetër, Demokratët, kanë kërkuar një seancë tjetër parlamentare më 2 shtator, për të debatuar një mocion tjetër mosbesimi, nëse qeveria e kryeministrit Abazoviç i mbijeton votimit të tanishëm.
Propozimi për votën e mosbesimit në shtator, është paraqitur nga 32 deputetët e këtyre dy partive, duke përmendur si arsye “humbjen e kapaciteteve funksionale dhe thellimin e krizës ekonomike”./ VOA
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një dëm të madh n...
Gjermania do të ulë përkohësisht taksat në gazin natyr...
Më 19 gusht, Kuvendi i Malit të Zi do të mbajë votë mo...
Gjysma e republikanëve amerikanë thonë se zyrtarët fed...
Kryediplomati Josep Borell në konferencën për mediat p...
Moti i keq që goditi veriun e Italisë ditën e enjte, k...
Moska e ka refuzuar një propozim të Sekretarit të Përgjith...
Dy avionë luftarakë rusë MiG-31 dyshohet se shkelën ha...
Burri i akuzuar për therje të shkrimtarit, Salman Rushdie,...
Në periudhën prej 17 qershorit, kur u regjistrua rasti i p...
Në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh ...
Një video e kryeministres së Finlandës, ku ajo shfaqet duke ...
Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami në kr...
Prodhuesit dhe konsumatorët amerikanë tani kanë më shu...
Izraeli dhe Turqia do të rivendosin raportet e plota d...
Ligjvënësja Liz Cheney, kundërshtarja më e ashpër repu...
Pas konferencës për shtyp me presidentin serb Aleksand...
Një sërë shpërthimesh dhe një zjarr që ende vazhdon të...
Pas takimit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, foli p...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...