E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Pesëmbëdhjetë muaj. Pra ka kaluar një kohë e gjatë që kur Rusia sulmoi në shkallë të plotë Ukrainën në shkurtin e vitit të kaluar. Një konflikt i gjatë dhe i përgjakshëm, fundi i të cilit duket ende i largët dhe përfundimi i të cilit është më i pasigurt se kurrë, i lidhur me një seri të gjatë ndryshoresh.
Mendimet mbi atë që do të ndodhë janë jo gjithmonë të njëjta midis analistëve të luftës dhe ekspertëve. Por ka disa ndjesi tek të cilat dominon më shumë arsyeja se sa tek disa të tjera. Për të kuptuar se cilat zhvillime mund të jenë në front, portali i njohur investigativ “Insider” pyeti katër ekspertë (Marina Miron, studiuese në Departamentin e Studimeve të Luftës në Kolegjin Mbretëror në Londër; Dejvid Luis i Institutit të Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore; Jarosllava Barbieri nga Universiteti i Birmingemit, eksperte për Rusinë dhe shtetet post-sovjetike; dhe Xhon E.Herbst, ambasador i SHBA-së në Ukrainë në vitet 2003-2006), për të bërë një përmbledhje të aspekteve thelbësore të këtij konflikti.
Territori
E vërteta në terren, në raport me objektivat e deklaruara, i shpërblen për momentin më shumë rusëve. Është e vërtetë, që kishin paralajmëruar se do ta pushtonin brenda pak ditësh Kievin dhe pas 15 muajsh janë ende shumë larg këtij objektivit. Por në pjesën tjetër të frontit janë në përputhje me atë që donin.
Kështu ata po vazhdojnë të mbrojnë Donetsk dhe Luhansk, dy rajonet e shkëputura të Ukrainës Lindore që Rusia i njohu si shtete të pavarura. Më pas rusët përdorën strategjinë e ri-përcaktimit gradualisht të qëllimeve, gjë që në mënyrë të pashmangshme i bën ata të jenë gjithmonë pak më afër synimit se sa ukrainasit.
Këta të fundit kanë deklaruar se duan të çlirojnë të gjitha territoret e pushtuara, përfshirë Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014. Një skenar që sipas të gjithë analistëve duket fare i pamundur. “Unë nuk mendoj se do të jetë ndonjëherë e mundur”- mendon Miron. “Ka shumë pak gjasa që këto synime të arrihen në një periudhë afatshkurtër - thotë Luis - sepse kjo do të impononte gjithashtu një ndryshim të politikës për Rusinë, dhe kjo në thelb do të thotë të paktën një ndryshim regjimi në Moskë, gjë që për momentin duket shumë e pamundur”.
Morali
Ndërkohë në këtë aspekt, analistët pajtohen se peshorja po anon në anën e Ukrainës. Barbieri thotë se “Rusia duket se është në panik dhe këtë e konfirmojnë edhe ndryshimet e mëdha në udhëheqjen e saj ushtarake”. Sipas ekspertes, faza vendimtare ishte rezistenca e Kievit në muajt e parë të sulmeve.
Mbrojtja e kryeqytetit u dha ukrainasve bindjen se mund të fitonin konfliktin, duke i zmbrapsur trupat e Putinit. Si të mos mjaftonte kjo, ndryshimet e vazhdueshme të objektivave të Kremlinit, e kanë ekspozuar Rusinë ndaj një situate komplekse edhe në frontin e brendshëm, ku popullata ka filluar të shprehë dyshime serioze mbi atë që Moska vazhdon ta quajë “operacionin ushtarak special”.
Fitorja ushtarake
Përcaktimi se cila nga palët është më pranë fitores ushtarake është jashtëzakonisht i vështirë. Sidomos pas kundërsulmit ukrainas që ka nisur kohët e fundit. Sipas Luis “disa fitore të lokalizuara të trupave të Zelenskit” nuk do të nënkuptojnë se Kievi ka arritur suksese të rëndësishme strategjike”.
Kjo sepse pavarësisht një mijë problemeve që kanë, forcat ruse duken ende të ngulitura mirë në zonë. Por Herbst e sheh Ukrainën në një situatë të favorshme. “Edhe përballë sukseseve, siç është pushtimi i Bakhmut, Rusisë i është dashur të pësojë humbje shumë të rënda. Prigozhin foli për 20 mijë ushtarë rusë të vrarë. Në rastin më të mirë, kjo është për Putinin një Fitore si e Pirros”- thotë ai.
Negociatat
Në këtë moment ato duken të largëta, dhe kështu mendojnë të gjithë analistët, që parashikojnë se lufta do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Sipas Barbierit, nëse kundërofensiva e Ukrainës nuk do të arrijë rezultate të rëndësishme, mund të ketë veprime nga qeveritë perëndimore për ta shtyrë Kievin të ulet në tryezën e bisedimeve “bazuar në pranimin e realitetit se kjo luftë nuk mund të fitohet me mjete ushtarake”.
Gjërat ndryshojnë nëse do të ketë një përparim të vazhdueshëm të ukrainasve. Në këtë skenar, topi do të kalonte në duart e Putinit. Herbst, që është një njohës i thellë i Carit, mendon se lideri rus mund të ulet në tryezën e bisedimeve vetëm kur të ketë kuptuar se nuk ka asnjë mënyrë për të arritur qëllimet e tij. Por, përpara se Putini të arrijë në një vlerësim të tillë, ka ende shumë letra të tjera që duhen luajtur në fushën e betejës./ Pershtatur nga CNA
Misteret e fshehura nën peizazhet e akullta të Antarktidës...
Pas pesë javësh qytetarët grekë janë drejtuar këtë të die...
Udhëheqësit e Ukrainës duhet të ruhen nga një sulm i munds...
Rebelimi i grupit mercenar rus, Wagner dhe liderit të tij,...
Kryetarja e Bashkësisë Lokale "2 Korriku" në Pejë, Valbona...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se përshkallëz...
Moti i keq i ditëve të fundit ka përfshirë pothuajse gjith...
Grekët janë duke votuar për të dytën herë brenda një muaji...
Letonia njoftoi se ka mbyllur kufirin për qytetarët rusë, ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për makinën...
Një konflikt ka nisur në Rusi mes grupit të fuqishëm merce...
Nëndetësja “Titan” me turistë, që kishte si mision eksplor...
Grupi Wagner, i cili ka nisur sot një kryengritje ushtarak...
Situata e fundit në Rusi ka nxitur reagimin e zyrtarëve am...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Pe...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka akuzua...
Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozh...
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për mediat...
Raportuesi përgjegjës për Ballkanin Perëndimor i partisë F...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...