Borrell kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gazë
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), J...

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, qëndron të martën në Prishtinë në përpjekje për të ecur përpara në procesin e dialogut "të ngecur”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lajçak në Prishtinë takon kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili herën e fundit refuzoi të shkojë në Bruksel për ta diskutuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon dinarin serb, rregullore kjo që ngriti shqetësime edhe ndërkombëtare. Qeveria njofton që në takimin e së martës me Lajçak-un do të diskutohet "për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”.
Marrëveshja bazike për normalizimin e marrëdhënieve e arritur më 27 shkurt të vitit 2023, ka 11 nene, e cila ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Po ashtu parasheh dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t'i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut, përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Lajçak viziton Prishtinën vetëm një ditë pasi Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i bënë thirrje Kosovës që t'i përmbushë marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë, nëse dëshiron të anëtarësohet në BE dhe në NATO.
Hovenier: Ecja përpara në rrugën evropiane vetëm përmes dialogut
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffry Hovonier, duke folur në një konferencë me temën "Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euroatlantik”, tha se Kosova mund ecë përpara në rrugën evropiane vetëm përmes dialogut. "Bashkësia ndërkombëtare do që Kosova të përparojë në rrugën evropiane, kemi krijuar kushtet për ta arritur këtë, dhe mënyra e vetme është përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Shpresojmë të shohim përpjekje për të ecur para”, tha Hovenier, duke i rikujtuar Kosovës obligimet e saj.
"Komuniteti ndërkombëtar dhe partnerët do ta trajtonin Kosovën më ndryshe se tani, nëse ata do të ishin duke e zbatuar këto obligime, nëse do të ishin duke e miratuar draft-statutin për Asociacionin që nuk është në kundërshtim me kushtetutën dhe nëse do të ishin duke ecur drejt vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit”, theksoi Hovenier.
Asociacioni mund të dëmtojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës
Bashkësia ndërkombëtare i kërkon Kosovës të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por Qeveria e Kosovës shpreh drojën se një asociacion i tillë njëetnik mund të dëmtojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, fajëson palën serbe për ngecjen e dialogut dhe sipas saj, është "e pamundur të mbash bisedime me një shtet që përgatitet për luftë”. "Kur ke një palë që është kundër dialogut dhe tregon me veprime konkrete si ngjarja e 24 shtatorit kur kishim akt sulmi kundër Republikës së Kosovës dhe ne pretendojmë se kemi dialog në Bruksel, atëherë çdo nxënës do ta kuptojë se kjo nuk është ajo që mësohet në shkollë për këtë proces”, tha Gërvalla duke iu përgjigjur kritikave të vendeve të Quint-tit./DW
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), J...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe shefi...
Franca është bërë vendi i parë në botë që ka vendosur të n...
Gjykata e Lartë e SHBA-së ka rrëzuar përpjekjet e shteteve...
Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, do...
Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara bëri ...
Dy ditë më parë autoritetet ruse kërkuan që tre zyrtar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shtetit të...
Shkencëtarët kohët e fundit kanë kapur pamjet e tmerrs...
Qeveria e Haitit shpalli një gjendje të jashtëzakonshm...
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara më 4 mars nisën stë...
Franca pritet të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtet...
Numri i mjekëve pa pasaportë gjermane ka arritur nivel...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë...
Nikki Haley ka fituar zgjedhjet paraprake republikane ...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi një mini...
I dërguari diplomatik i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochst...
Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë fushatës së prim...
Qeveria e Gjermanisë dëshiron të ndryshojë rregulloren e B...
Polonia u ka dhënë fund kontrolleve të përkohshme kufitare...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...