Grabitqari i frikshëm/ Balena vret peshkaqenin e bardhë në vetëm dy minuta
Shkencëtarët kohët e fundit kanë kapur pamjet e tmerrs...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shtetit të tij duhet t’i jepet shtysë drejt integrimit evropian, si përgjigje ndaj “kërcënimeve të sigurisë”, që sipas tij, vijnë nga Serbia.
Gjatë konferencës “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euroatlantik”, Kurti tha se sa i përket Serbisë, që e cilësoi si “regjim autokratik”, duhet të përdoret qasja e njëjtë që Bashkimi Evropian dhe NATO kanë përdorur ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022.
Ai tha se BE-ja dhe NATO-ja iu përgjigjën drejt pushtimit rus të Ukrainës duke pranuar në aleancë Finlandën dhe Suedinë dhe duke i dhënë statusin e vendit kandidat Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
“Kërcënimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor nga Serbia duhet të trajtohen duke përdorur të njëjtën qasje, pra duke i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti tha se gjatë dy vjetëve të qeverisjes së tij, Serbia solli katër herë ushtrinë e saj në kufi me Kosovën, “sponsorizoi terroristë dhe vazhdimisht shpërndanë gënjeshtra dhe narrativë të rremë për të justifikuar aktet agresive ndaj Kosovës dhe rajonit”.
Këto deklarata të Kurtit janë referencë për tensionet e rritura në disa raste mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë ngritje barrikadash në veriun e Kosovës nga serbët lokalë për shkak të disa vendimeve të Qeverisë në Prishtinë, por edhe për një sulm të armatosur të një grupi serbësh ndaj Policisë së Kosovës. Sulmi në Banjskë të Zveçanit në shtatorin e kaluar la të vrarë një polic të Kosovës dhe gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues serbë.
Kosova për sulmin në Banjskë, që e cilëson terrorist, e ka fajësuar Serbinë, por Serbia ka thënë se nuk ka gisht në të.
Gjatë konferencës, Kurti foli për integrimin evropian dhe atlantik të Kosovës dhe tha se ky rrugëtim nuk mund të bëhet pa mbështetjen e miqve të saj ndërkombëtarë, por as pa reforma të brendshme.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 2023 dhe për në BE në fund të vitit 2022.
Megjithatë, në asnjërën prej këtyre proceseve integruese nuk është shënuar përparim dhe Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka statusin e vendit kandidat.
“Mungesa e përparimit në anëtarësimin e Kosovës në BE dhe Këshillin e Evropës nuk ka të bëjnë me mungesën e demokracisë dhe mbrojtjes së fortë të të drejtave të minoriteteve dhe të drejtave të njeriut, por në sjelljen e një regjimi autoritar sepse Serbia nuk është e interesuar për anëtarësim në NATO apo BE. Ajo kërkon të bllokojë përparimin e gjithë rajonit, duke frenuar të gjithë rajonin”, tha Kurti.
Kurti këto deklarata i bëri pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, një ditë më herët akuzoi shtetet perëndimore se po intensifikojnë presionin ndaj Serbisë që të njohë de facto dhe de jure Kosovën, të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të ndryshojë qëndrimin ndaj Kinës.
Serbia, aleate e Rusisë, nuk i ka vendosur sanksione Moskës për shkak të luftës së nisur ndaj Ukrainës, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar. Ndërkaq, javë më parë Beogradi tha se mbështet politikën e Pekinit se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë e Kinës.
Sipas Vuçiç-it, qëllimi përfundimtar i shteteve perëndimore është që në Serbi të vijë një “regjim kukull” i Perëndimit sepse sipas tij, “një Serbi e lirë dhe e pavarur nuk është e popullarizuar në Evropë.
Gjatë një adresimi televiziv, Vuçiç-i foli edhe për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Ai tha se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa me para të gatshme, ka përkeqësuar situatën në Kosovë.
“Ne do të detyrohemi të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të veprojmë ose do të gjejmë zgjidhje alternative për t'i paguar para popullit tonë në ‘Kosovë dhe Metohi’”, tha Vuçiç.
Serbët në Kosovë që nga përfundimi i luftës së fundit kanë përdorur dinarin serb.
Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel - rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.
Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës të shtyjë vendimin, i cili është në fuqi që nga 1 shkurti, duke argumentuar se ai nuk merr për bazë ndikimet negative te komuniteti serb./REL
Shkencëtarët kohët e fundit kanë kapur pamjet e tmerrs...
Qeveria e Haitit shpalli një gjendje të jashtëzakonshm...
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara më 4 mars nisën stë...
Franca pritet të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtet...
Numri i mjekëve pa pasaportë gjermane ka arritur nivel...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë...
Nikki Haley ka fituar zgjedhjet paraprake republikane ...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi një mini...
I dërguari diplomatik i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochst...
Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë fushatës së prim...
Qeveria e Gjermanisë dëshiron të ndryshojë rregulloren e B...
Polonia u ka dhënë fund kontrolleve të përkohshme kufitare...
Në një intervistë të ministrit të Jashtëm francez, Stephan...
Zgjedhjet për pushtetin në kryeqytetin e Serbisë, do të ri...
Në debatin për angazhimin me detyrim për punë komunitare t...
Huthët e Jemenit, të përkrahur prej Iranit, janë zotuar të...
Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të Kalif...
Parlamenti i Pakistanit e ka zgjedhur të dielën Shehbaz Sh...
Shtetet e Bashkuara kanë nisur të hedhin të shtunën nd...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...