LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nikki Haley merr fitoren e parë në Washington

4 Mars 2024, 08:21, Kosova & Bota CNA
Nikki Haley merr fitoren e parë në Washington
Nikki Haley

Nikki Haley ka fituar zgjedhjet paraprake republikane në Washington.

Kjo është fitorja e saj e parë ndaj ish-presidentit Donald Trump në fushatën e vitit 2024 për t'u bërë kandidate presidenciale republikane.

Ajo humbi në Karolinën e Jugut, shtetin e saj të lindjes. Por ajo është gruaja e parë që fiton në zgjedhjet paraprake republikane në historinë e SHBA.

Trump megjithatë ka një epërsi të madhe ndaj Haley-t dhe ka të ngjarë të përballet me Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Haley, një ish-ambasadore e SHBA-së në OKB, fitoi 62.9% të votave, ndërsa Trump 33.2%.

Ajo shihet si një fitore kryesisht simbolike, pasi kryeqyteti është një juridiksion shumë i prirur drejt demokratëve, me vetëm rreth 23,000 republikanë të regjistruar në qytet.

Zyrtarët e partisë në rang lokal thanë se 2,035 republikanë morën pjesë në zgjedhjet paraprake.

Zëdhënësja kombëtare e fushatës së Haley-t, Olivia Perez-Cubas, tha: "Nuk është për t'u habitur që republikanët më të afërt me mosfunksionimin e Washington-it po refuzojnë Donald Trump-in dhe gjithë kaosin e tij".

Trump ka dominuar çdo zgjedhje deri më tani në fushatën republikane dhe është gati të fitojë më shumë delegatë këtë javë, sidomos në atë që cilësohet si “super e marta”, kur votuesit në 15 shtete do të zgjedhin kandidatin e tyre./ CNA

Lajmet e fundit nga