E enjte intensive/ Nesër mblidhet Kuvendi, zhvillohet seanca e fundit plenare
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancën e fun...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancën e fun...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi mes kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nuk ishte një diplomaci fetare, “por një partneritet strategjik i regjimeve autoritare që vë rajonin në rrezik serioz”.
Kurti e cilësoi takimin e zhvilluar në Kremlin më 22 prill si “shqetësues” dhe tha se Kisha Ortodokse Serbe për një kohë të gjatë ka luajtur rol aktiv politik.
“Patriarku [Porfirije] bëri thirrje për një rreshtim më të gjerë gjeopolitik nën udhëheqjen ruse, duke përsëritur se ‘varka e vogël serbe, duke lundruar në një det të trazuar, duhet të jetë gjithmonë e lidhur pas anijes së madhe ruse’. Ai po ashtu sugjeroi se qëndrimi i Serbisë ndaj fqinjëve të saj – Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi – varet nga pozita globale e Rusisë”, shkroi Kurti në "X".
Kurti tha se deklarata e bërë nga Porfirije për rreshtimin gjeopolitik u bë para se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, të vizitojë Moskën.
Vuçiç ka konfirmuar se ai do të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores më 9 maj në Moskë, vizitë që është kritikuar nga Bashkimi Europian.
Gjatë takimit në Kremlin, Porfirije kishte cituar fjalët e patriarkut e mëhershëm serb, Irinej, i cili kishte thënë se “varka e vogël serbe, duke lundruar në një det të trazuar, duhet të jetë gjithmonë e lidhur pas anijes së madhe ruse”.
“Qëndrimi ynë për Kosovën, Republikën Sërpska [entitet në Bosnje e Hercegovinë] dhe Malin e Zi, e konsideroj dhe e ndiej se varet edhe nga qëndrimi i Federatës Ruse në nivel global. Dëshira ime, dhe e shumicës në Kishën tonë, është që në të ardhmen, nëse ndodh një rigrupim i ri gjeopolitik, të jemi pranë atij rrethimi rus, në botën ruse”, deklaroi Porfirije.
Lidhur me deklaratat e patriarkut serb një ditë më parë kishte reaguar edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila tha se ato cenojnë sovranitetin e Kosovës dhe nxisin përçarje në gjithë rajonin.
Edhe nga Mali i Zi kanë reaguar për komentet e bëra nga kreu i Kishës Ortodokse Serbe gjatë takimit në Kremlin me Putinin, duke i cilësuar si “të papërshtatshme dhe të papranueshme”.
Serbia ka raporte të mira me Rusinë dhe pavarësisht presionit nga Perëndimi që të vendosë sanksione ndaj Moskës, për shkak të luftës kundër Ukrainës, Beogradi nuk ka bërë një gjë të tillë.
Ndryshe, më 2022 Parlamenti Evropian kishte shprehur shqetësim për “përpjekjet e Kishës Ortodokse në Serbi, Mal të Zi dhe në entitetin e Bosnje e Hercegovinës, Republikën Sërpska, për ta promovuar Rusinë si mbrojtëse të vlerave tradicionale familjare dhe për të forcuar lidhjet mes shtetit dhe Kishës”.
Eurodeputetët, përmes një rezolute, e kishin dënuar përpjekjen e Rusisë për të shfrytëzuar tensionet etnike në Ballkanin Perëndimor “për të nxitur konflikte dhe ndarje mes komuniteteve”./ REL
Ditën e sotme në orën 11:00 do të mbahet seanca e gjashtë,...
Bashkimi Evropian tha se sot se është në interesin e Kosov...
Departamenti për Efikasitet të Qeverisë (DOGE) në Shtetet ...
Një radhë e panumërt njerëzish vijon të jetë pa ndërprerje...
Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se gjobat ndaj Apple dhe ...
Një nxënës i shkollës së mesme u vra dhe tre të tjerë u pl...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili kërkohet ...
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gj...
Të paktën nëntë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve të R...
E priste për të kremtuar 1700-vjetorin e Koncilit të Nikes...
Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondi,...
Turqia u godit nga një tërmet i magnitudës 6.2, i ndodhur ...
Zgjedhja e kryeparlamentarit nga Kuvendi i Kosovës ka dësh...
Qeveria e Italisë ka shpallur pesë ditë zie kombëtare për ...
Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në nj...
Ditën e sotme trupi i Papa Françeskut do të vendoset në Ba...
Të paktën 24 persona mbetën të vrarë pasditen e së martës ...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në një intervistë...
Funerali i Papa Françeskut do të mbahet më 26 prill në orë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...