Tërmeti në Afganistan/ Thellohet bilanci i viktimave
Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Afganistanin Lindo...

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm për funksionimin e institucionit ligjvënës, edhe pse ende nuk dihet se kush do të marrë pjesë.
Mbledhja u thirr të shtunën nga kryetari Dimal Basha, i cili e shpalli të përfunduar seancën konstituive, megjithëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb.
Në tri vazhdime të seancës, kandidatët e këtij komuniteti nuk arritën të siguronin 61 votat e nevojshme.
Sipas rregullores së punës së Kuvendit, seanca konstituive përfundon vetëm me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve.
Në nenin 67 të Kushtetutës thuhet se Kuvendi duhet të ketë kryetarin dhe pesë nënkryetarë.
Katër nënkryetarë, tre nga komuniteti shqiptar dhe një nga pakicat joserbe u zgjodhën më 26 gusht, së bashku me kryetarin.
Ndërkohë, të nëntë kandidatët e Listës Serbe dhe kandidati i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dështuan të marrin votat e mjaftueshme.
Basha deklaroi se të gjitha mundësitë për zgjedhjen e nënkryetarit serb janë shteruar, ndaj seanca konstituive konsiderohet e mbyllur.
Qëndrimin e tij e mbështetën edhe bashkëpartiakët në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët kërkuan që vendi të kalojë tani në fazën e formimit të qeverisë së re. Partitë ish-opozitare e kundërshtuan këtë vendim, duke argumentuar se Kuvendi nuk është ende i konstituuar, pasi Kryesia nuk është zgjedhur në përbërjen e saj të plotë kushtetuese.
Që nga 15 prilli janë bërë dhjetëra përpjekje për konstituimin e Kuvendit, por pa sukses, për shkak të mosmarrëveshjeve politike.
Çështja ka përfunduar edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka nxjerrë dy aktgjykime me afate dhe udhëzime për mënyrën e zhvillimit të procesit.
Afati i parë nuk u respektua, ndërsa i dyti përfundon më 18 shtator.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka detyrim ligjor të mandatojë partinë ose koalicionin fitues për formimin e qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, u bëri thirrje forcave politike të gjejnë një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ajo nuk e komentoi vendimin e Bashës për ta shpallur të mbyllur seancën konstituive./REL
Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Afganistanin Lindo...
Kryeministri Bayrou ka ngritur çështjen e votëbesimit. Nës...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, n...
Mbretëria e Bashkuar ka siguruar një marrëveshje prej 10 m...
Një tërmet me magnitudë 6.0, me thellësi 8 km, ka shkaktua...
Autoritetet britanike konfirmuan këtë të diel një rast të ...
Autoritetet greke po vijojnë një hetimi për të gjetur një ...
Kryeministri francez po lufton për të mbajtur detyrën e ti...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, n...
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në Zab...
Ish-kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra u sh...
Lituania ka përfunduar instalimin e të ashtuquajturve "dhë...
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se kohëzgjatja e...
Bota u përfshi nga pikëllimi 28 vjet më parë kur jeta e Pr...
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmund...
Sulmet me dronë rusë ndaj objekteve energjetike në Ukrainë...
Papa Leo XIV ka përsëritur thirrjen e tij për një armëpush...
Shteti australian do të ndalojë përdorimin e shisheve ikon...
Ushtria e Izraelit tha të dielën se i ka sulmuar infrastru...
Rusia i ka vazhdar bombardimet e pamëshirshme kundër Ukrai...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...