Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Ministria britanike e Mbrojtjes ofroi të dielën një pasqyrë të përgjithshme të të dhënave të zbulimit mbi agresionin rus në Ukrainë. Sipas të dhënave të fundit, thonë britanikët, ka gjasa që Gjenerali Mikhail Teplinsky, komandant i korpusit ajror rus, VDV, të jetë kthyer në Ukrainë në një rol madhor, pasi shkarkimit të tij në janar.
Ministria e përshkroi zotin Teplinsky si "ndoshta një nga gjeneralët e paktë të lartë rusë të respektuar gjerësisht" dhe se "karriera e tij e trazuar në janar, sugjeron tensione intensive midis fraksioneve brenda Shtabit të Përgjithshëm rus në lidhje me qasjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë".
Kthimi i tij nënkupton se ai do të nxisë "me shumë gjasa" rolin tradicional të VDV-së si një forcë elitare, sipas raportit britanik, dhe nuk ka gjasa që roli i tij të kufizohet vetem tek ato njësi.
“Gjatë ditëve të fundit”, thuhet në raportin britanik, “VDV-ja ka rifilluar një mision kyç në betejën për Bakhmutin dhe ka të ngjarë të ketë integruar edhe bateritë e raketave termobarike që ndodhen në sektorin e Kreminës”.
Qyteti i Bakhmutit, objektivi kryesor i ofensivës së Kremlini në lindje është bërë skenë e disa muajve lufte të përgjakshme, ku luftimet janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit.
Ushtria ukrainase njoftoi të shtunën se forcat ukrainase dhe ruse po zhvillojnë beteja jashtëzakonisht të përgjakshme në qytetin Bakhmut. Kievi thotë se ushtria ukrainase po qëndron e fortë përballë sulmeve të përgjakshme të Kremlinit.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha më herët se luftëtarët e grupit mercenar Wagner kishin kapur dy zona të tjera të Bakhmutit, objektivi kryesor i ofensivës së Moskës në Ukrainën lindore.
Grupi mercenar Wagner ka udhëhequr përpjekjen e Kremlinit për të marrë Bakhmutin që nga vera e kaluar në atë që ka qenë beteja më e gjatë dhe më vdekjeprurëse e luftës për të dyja palët.
“Beteja të përgjakshme të papara në dekadat e fundit po zhvillohen në mes të zonës urbane të qytetit”, tha Serhiy Cherevatyi, zëdhënës i komandës ushtarake lindore të Ukrainës. “Ushtarët tanë po bëjnë të pamundurën në beteja të përgjakshme dhe të ashpra për të mposhtur aftësinë luftarake dhe për të thyer moralin e armikut. Çdo ditë, në çdo cep të këtij qyteti, ata po e bëjnë këtë me sukses," tha ai për kanalin televiziv 1+1.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha në fjalimin e tij të shtunën se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë me presidentin francez Emmanuel Macron. Ai tha se kishin diskutuan formulën e paqes ukrainase, që Zelenskyy e përshkroi si "absolutisht realiste dhe mjaft konkrete". Zoti Zelenskyy tha se ata kishin diskutuar edhe mbi pjesëmarrjen e tyre në takimin e lartë të NATO-s në Vilnius këtë verë.
Presidenti Vladimir Putin miratoi një ligj të ri të premten që u mundëson autoriteteve të lëshojnë njoftim elektronik për mobilizimin e rekrutëve dhe rezervistëve. Rregullat e deritanishme të shërbimit ushtarak rus parashikonin që ata të njoftoheshin personalisht për mobilizimin në ushtri.
Disa aktivistë për të drejtat e njeriut thonë se ky ligj bie ndesh me Kushtetutën e Rusisë.
Me ndryshimet e miratuara, ushtarët dhe rezervistët nuk do mund të largohen nga vendi pa u paraqitur fillimisht në një komisariat ushtarak. Nëse ata nuk paraqiten deri 20 ditë pas njoftimit, atyre do t’u pezullohen lejet e drejtimit të automjeteve, do t’u ndalohet të shesin apo blejnë prona, apo të marrin kredi.
Sipas Kremlinit, që prej shtatorit të vitit të kaluar, kur Presidenti Putin udhëroi mobilizim mbarëkombëtar, më shumë se 300,000 burra janë thirrur për të luftuar në Ukrainë.
Sipas të dhënave nga revista “Forbes Russia” më shumë se 700 mijë burra janë larguar nga Rusia për t’i shpëtuar thirrjes së detyruar në ushtri.
Analistët në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në Uashington vlerësojnë se së paku 200,000 trupa ruse janë plagosur ose vrarë në Ukrainë që prej nisjes së agresionit nga Kremlini./ VOA
Ministrat për Ambient dhe Klimë të grupit të shtatë vendev...
Shumë turq po vuajnë nga rritja e çmimeve të ushqimeve baz...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka nënshkruar të sh...
“Për një kohë të gjatë, Evropa nuk ka ndërtuar një aut...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monito...
Presidenti i Gjykatës së Lartë të SHBA-së, Samuel Alit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të zhvillojë di...
Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është sulmuar një di...
‘Reliket’ e viruseve të lashta, që kanë kaluar miliona ...
Sipas të dhënave të gjykatës, faturat e paguara në një pla...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të viz...
Të enjten, ish-Presidenti Donald Trump iu përgjigj për...
Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia për mbajtjen ose...
Trupat ukrainase janë detyruar të tërhiqen nga disa pjesë ...
Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim në Parlamentin ...
Autoritetet amerikane arrestuan të enjten një 21-vjeçar që...
Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshje për s...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka rea...
Për herë të parë që nga fillimi i luftës ruse kundër U...
Për herë të parë Rusia është gati të prezantojnë proje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...