Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

“Për një kohë të gjatë, Evropa nuk ka ndërtuar një autonomi strategjike. Sot, kjo betejë është e fituar!”. Në një intervistë për gazetën “Les Echos” teksa kthehej nga vizita e tij e shumëpërfolur në Kinë, presidenti francez Emanuel Makron thekson se Evropa duhet të forcojë pozicionin e saj në botë. Për presidentin francez, autonomia strategjike është thelbësore për të shmangur që vendet evropiane të jenë thjesht “shtete vasale” dhe jo një superfuqi e tretë, në të njëjtin nivel me SHBA-në dhe Kinën.
Pas diskutimeve që patët me Xi Jinping, çfarë mund të presim nga Kina për luftën në Ukrainën?

Unë besoj se Kina ndan të njëjtin vlerësim si ne në lidhje me situatën aktuale ushtarake në fushën e betejës. Ukrainasit po rezistojnë dhe ne po i mbështesim ata. Aktualisht nuk është koha për negociata, edhe pse ne po përgatitemi për to. Dhe nëse do të jenë të nevojshme, ne po hedhim që tani bazat.
Ky është edhe qëllimi i këtij dialogu me Kinën: të konsolidojë qasjet e përbashkëta. Së pari, mbështetjen e parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Së dyti, një kujtesë e qartë për çështjet bërthamore, dhe këtu i takon Kinës të përmendë pasojat e vendosjes së armëve bërthamore në Bjellorusi nga presidenti Vladimir, vetëm disa ditë pasi u zotua të mos e bëjë këtë.
Së treti, një kujtesë shumë e qartë për të drejtën humanitare dhe mbrojtjen e fëmijëve. Dhe së katërti, dëshira për një paqe të negociuar dhe të qëndrueshme. Presidenti Xi Jinping foli për një arkitekturë evropiane të sigurisë. Por nuk mund të ketë një të tillë, për sa kohë në Evropë ka vende të pushtuara apo konflikte të ngrira. A është Ukraina një prioritet për diplomacinë kineze? Ndoshta jo. Por ky dialog ndihmon për të moderuar komentet e Pekinit mbi konfliktin.
Meqenëse kinezët janë të fiksuar pas përballjes së tyre me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në çështjen e Tajvanit, a nuk priren ata ta shohin Evropën si një peng midis dy blloqeve?

Si evropianë, shqetësimi ynë është uniteti ynë. Ne i tregojmë Kinës se jemi të bashkuar, dhe ky ishte mesazhi që dhamë me vizitën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen. Kinezët janë gjithashtu të shqetësuar për unitetin e tyre dhe nga këndvështrimi i tyre, Tajvani, është një komponent i tij. Është e rëndësishme të kuptojmë arsyetimin e tyre.
A është në interesin tonë të ndërhyjmë në çështjen e Tajvanit?

Jo. Gjëja më e keqe do të ishte të mendonim se ne evropianët duhet të jemi protagonistë në këtë çështje duke marrë shkas nga axhenda e SHBA-së dhe një reagim i tepruar i Kinës. E pse duhet të ecim me një ritëm të zgjedhur nga të tjerët? Rreziku është ai i një strategjie vetë-përmbushëse nga SHBA dhe Kina. Por prioriteti ynë si evropianë nuk është të përshtatemi me axhendën e të tjerëve në të gjitha rajonet e botës.
Kurthi për Evropën do të ishte që, në një kohë kur ajo po arrin një sqarim të pozicionit të saj strategjik, kur është më autonome strategjikisht se përpara Covidi-19, do të ngatërrohet në destabilizimin botëror apo në kriza që nuk i përkasin Evropës. Në rast se rriten shumë tensionet mes dy superfuqive, ne nuk do të kemi kohë dhe as mjete për të financuar autonominë tonë strategjike dhe do të bëhemi vasalë, në një kohë që mund të bëhemi superfuqia e tretë e botës nëse punojmë për disa vite për ta ndërtuar atë.
Ndërsa një numër në rritje i vendeve evropiane, po i drejtohen më shumë se kurrë Shteteve të Bashkuara për të garantuar sigurinë e tyre, a ka ende kuptim autonomia strategjike evropiane?
Sigurisht! Por ky është paradoksi i madh i situatës aktuale. Që nga fjalimi im në Sorbonë mbi këtë çështje 5 vjet më parë, është arritur gati gjithçka. Ne e kemi fituar betejën ideologjike. Pesë vjet më parë, disa thanë se sovraniteti evropian nuk ekzistonte. Kur përmenda çështjen e elementëve të telekomunikacionit, pak njerëz u interesuan për të.
Sot pjesa që zënë në treg furnizuesit jo-evropianë të pajisjeve të telekomunikacionit në Francë është reduktuar ndjeshëm, gjë që nuk ndodh me të gjithë fqinjët tanë. Po ashtu kemi prezantuar gjithashtu idenë e mbrojtjes evropiane, të një Evrope më të bashkuar që dha hua të përbashkëta gjatë pandemisë së Covid-19.
Pesë vjet më parë, autonomia strategjike ishte një ëndërr. Sot të gjithë po flasin për të. Ky është një ndryshim i madh. Ne kemi sot instrumente për politikën e mbrojtjes dhe atë industriale. Ka pasur shumë përparime: Akti i çipave, Ligji i Industrisë Neto Zero dhe Akti i Lëndëve të Para Jetike. Këto janë shtyllat kryesore të autonomisë sonë strategjike.
Kemi filluar të krijojmë fabrika për bateri, komponentë hidrogjeni dhe elektronikë. Çështja për të cilën duhet të jemi shumë vigjilentë, është se lufta në Ukrainë po e përshpejton kërkesën për pajisje mbrojtëse. Megjithatë, industria evropiane e mbrojtjes nuk i plotëson të gjitha nevojat dhe mbetet shumë e fragmentuar, gjë që i detyron disa vende t’u drejtohen përkohësisht kompanive amerikane apo aziatike.
Autonomia strategjike duhet të jetë prioriteti i Evropës. Ne nuk duam të varemi nga të tjerët për çështjet më kritike. Ditën që nuk do të keni më alternativa për energjinë, vetëmbrojtjen, rrjetet sociale apo inteligjencën artificiale, pasi ju mungon infrastruktura për këto çështje, për një moment do të jeni jashtë historisë.
Por sot paradoksi është se kontrolli amerikan mbi Evropën është më i fortë se kurrë…

Sigurisht, ne e kemi rritur varësinë tonë nga Shtetet e Bashkuara në fushën e energjisë, por me synim diversifikimin, sepse ishim shumë të varur nga gazi rus. Sot, ne jemi më të varur nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe të tjerët. Por ky diversifikim ishte i nevojshëm.
Ne po përballemi me pasojat e asaj që nuk arritëm të bënim gjatë dy dekadave të fundit. Përveç kësaj, ne duhet të kemi parasysh efektet e vazhdueshme. Evropa e ka lënë pas dore ndërtimin e autonomisë strategjike për të cilën unë kam lobuar për një kohë shumë të gjatë. Sot beteja ideologjike është fituar dhe themelet janë hedhur.
Ajo vjen me një kosto, dhe kjo është normale. Është e ngjashme me ri-industrializimin e Francës: ne kemi fituar betejën ideologjike, kemi zbatuar reformat e nevojshme që kanë qenë sfiduese dhe kemi filluar të shohim rezultatet. Megjithatë, ne po përballemi edhe me pasojat e asaj që nuk arritëm të bënim gjatë dy dekadave të fundit. Ky është realiteti i politikës! Kërkon këmbëngulje dhe qëndrueshmëri. Por është përmes këtij angazhimi që mendësia mund të ndryshojë./ Përshtatur nga CNA.al
Marrë me shkurtime
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monito...
Presidenti i Gjykatës së Lartë të SHBA-së, Samuel Alit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të zhvillojë di...
Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është sulmuar një di...
‘Reliket’ e viruseve të lashta, që kanë kaluar miliona ...
Sipas të dhënave të gjykatës, faturat e paguara në një pla...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të viz...
Të enjten, ish-Presidenti Donald Trump iu përgjigj për...
Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia për mbajtjen ose...
Trupat ukrainase janë detyruar të tërhiqen nga disa pjesë ...
Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim në Parlamentin ...
Autoritetet amerikane arrestuan të enjten një 21-vjeçar që...
Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshje për s...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka rea...
Për herë të parë që nga fillimi i luftës ruse kundër U...
Për herë të parë Rusia është gati të prezantojnë proje...
Rusia tha të enjten tha se nuk do ta zgjasë përtej 18 ...
Ish-Presidenti Donald Trump pritet të shkojë të enjten...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin thotë se Ukrai...
SHBA-ja pretendon se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...