Kosova dhe Mali i Zi, me marrëveshje për korridorin e qiellit të hapur
Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshje për s...

Autoritetet amerikane arrestuan të enjten një 21-vjeçar që punonte në një bazë ushtarake në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve të fshehta të zbulimit, përfshirë sekrete mbi luftën në Ukrainë. Rrjedhja e dokumenteve ka ngritur pyetje të reja në lidhje me aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur sekretet më të ndjeshme.
Autoritetet amerikane arrestuan 21-vjeçarin Jack Teixeira në një shtëpi në Dighton të Masaçusetsit, nën dyshimet si autori i rrjedhjes së dokumenteve sekrete të zbulimit dhe ushtrisë. Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Merrick Garland foli pas arrestimit të të dyshuarit nga agjentët e FBI-së.
“Departamenti i Drejtësisë arrestoi Jack Douglas Teixeira-n në kuadër të një hetimi nën dyshimet për marrjen, mbajtjen dhe publikimin e paautorizuar të informacionit të klasifikuar të mbrojtjes kombëtare. Teixeira është një punonjës i Gardës Kombëtare të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara”, tha ai.
Zoti Garland nuk dha ndonjë motiv të mundshëm për nxjerrjen e informacioneve, por persona që kishin komunikuar me të në platformën e komunikimeve private Discord, ku u shfaqën dokumentet, kanë thënë se zoti Teixeira ishte më i motivuar nga dëshira për të shitur mend, sesa ideologjia.
Arrestimi i së enjtes ishte një moment kyç në hetimin për rrjedhjen e informacionit të zbulimit të profilit më të lartë prej vitesh dhe ushtria dhe Departamenti i Drejtësisë po vazhdojnë të hetojnë se si ka mundësi që sekretet qeveritare të publikuara në një platformë private si Discord, qarkulluan në mbarë botën.
Arrestimi u bë pasi gazeta "Washington Post" dhe media të tjera njoftuan të mërkurën vonë se personi përgjegjës për rrjedhjen, i kishte publikuar dokumentet në Discord.
Lajmi për rrjedhjen e dokumenteve u bë i njohur javën e kaluar. Mes tyre janë harta të pozicioneve ushtarake ukrainase dhe vlerësime të hollësishme nga Uashingtoni.
Fakti që anëtari i Gardës Kombëtare rezultoi si i dyshuari kryesor, po shtron pyetjen se si ka mundësi që një shkelje kaq e rëndë, që Pentagoni e quajti një "rrezik shumë serioz për sigurinë kombëtare", mund të jetë shkaktuar nga një pjesëtar kaq i ri dhe i një rangu të ulët.
Zoti Teixeira ishte specialist i sistemeve të transportit kibernetik, që do të thotë një specialist i teknologjisë, përgjegjës për rrjetet e komunikimeve ushtarake.
Disa orë pas arrestimit, kryetari i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Turner, lëshoi një deklaratë ku premtoi se do të "analizojë se pse ndodhi kjo, pse kaloi pa u vënë re për javë të tëra dhe si të parandalohen rrjedhjet në të ardhmen".
Zoti Teixeira, do të paraqitet para një gjykate në Masaçusets të premten. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ai ka një avokat që mund të flasë në emër të tij.
Zyrtarët e Pentagonit folën të enjten për masat e tyre të sigurisë.
"Gjithsesi është e rëndësishme të kuptojmë se ne kemi rregulla të rrepta për ruajtjen e informacionit të klasifikuar dhe të ndjeshëm. Ky ishte një akt kriminal i qëllimshëm, një shkelje e atyre rregullave”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.
Administrata e presidentit Biden ka bërë përpjekje intensive për të vënë nën kontroll pasojat e mundshme diplomatike dhe ushtarake nga rrjedhjet që kur u njoftua për herë të parë për to javën e kaluar, duke marrë masa për të siguruar aleatët dhe për të vlerësuar përmasat e dëmit.
Megjithatë Presidenti Joe Biden, i cili ndodhet në Irlandë, theksoi se Departamenti i Drejtësisë po vazhdon hetimin dhe e minimizoi rrjedhjen.
"Nuk jam i shqetësuar për rrjedhjen. Jam i shqetësuar që ndodhi. Por nuk ka asgjë që të më bëjë të mendojë se pasojat janë të rënda", tha ai./ VOA
Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshje për s...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka rea...
Për herë të parë që nga fillimi i luftës ruse kundër U...
Për herë të parë Rusia është gati të prezantojnë proje...
Rusia tha të enjten tha se nuk do ta zgjasë përtej 18 ...
Ish-Presidenti Donald Trump pritet të shkojë të enjten...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin thotë se Ukrai...
SHBA-ja pretendon se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas në...
Koreja e Veriut lëshoi të enjten një raketë balistike ...
Presidenti amerikan Joe Biden u tha njerëzve të mbledh...
Britania duhet të sigurojë, pa diskriminuar, mbrojtjen e t...
Zyrtarët ukrainas denoncuan të mërkurën Rusinë pas shfaqje...
Eurodeputetja greke, Eva Kaili, e përfshirë në skandal...
Ndërsa Turqia po përballet me një shkallë të lartë inflaci...
Austria refuzon vizat për shumicën e delegatëve rusë q...
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të martën se Shtete...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologu i tij nga...
Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe ...
Një grua 56-vjeçare kineze është viktima e parë e nënt...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...