Në përvjetorin e marrëveshjes së paqes/ Presidenti Biden flet me optimizëm për Irlandën e Veriut
Presidenti amerikan Joe Biden u tha njerëzve të mbledh...

Koreja e Veriut lëshoi të enjten një raketë balistike drejt detit mes Gadishullit Korean dhe Japonisë, duke bërë që Japonia të urdhërojë banorët në një ishull që të futen në vendstrehime për t’u mbrojtur.
Shtabi i përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se raketa e Koresë së Veriut lëvizi drejt ujërave midis Gadishullit Korean dhe Japonisë, por nuk dha detaje të mëtejshme, si p.sh. sa larg shkoi dhe saktësisht se çfarë lloji rakete lëshoi Koreja e Veriut. Japonia tha se raketa ra në det, por nuk dha detaje të menjëhershme.
Më herët, lëshimi i raketës kishte shtyrë qeverinë japoneze t’i nxiste njerëzit të futeshin në vendstrehime në ishullin më verior, Hokkaido.
Nisja më e fundit në serinë e provave me raketa të Koresës së Veriut këtë vit, erdhi disa ditë pasi udhëheqësi i saj Kim Jong Un u zotua të rrisë arsenalin e tij bërthamor në mënyra më "praktike dhe ofensive".
Japonia lëshoi një urdhër të ngjashëm evakuimi në tetor të vitit të kaluar kur një raketë e Koresë së Veriut me rreze të mesme veprimi fluturoi mbi Japoni, duke demonstruar kështu potencialin për të arritur deri në territorin amerikan në Paqësor, Guamin. Në atë kohë, autoritetet japoneze paralajmëruan banorët në rajonet verilindore që të futeshin në vendstrehim dhe ndaluan trenat, megjithëse nuk u raportuan dëme përpara se raketa të binte në Paqësor.
Këtë vit, Koreja e Veriut ka nisur rreth 30 raketa në përgjigje të stërvitjeve SHBA – Koreja e Jugut, të cilat i percepton si prova për një sulm ushtarak. Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara thonë se stërvitjet janë të natyrës mbrojtëse dhe se u organizuan në përgjigje të kërcënimeve në rritje bërthamore dhe me raketa nga Koreja e Veriut.
Arsenali bërthamor i Koresë së Veriut pritet të jetë temë kryesore gjatë një takimi mes Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol dhe Presidentit amerikan Joe Biden në fund të këtij muaji në Uashington. Qeveria e zotit Yoon ka kërkuar garanci më të forta nga Shtetet e Bashkuara se do të vënë në përdorim me siguri dhe me shpejtësi të gjitha aftësitë e tyre ushtarake, përfshirë ato bërthamore, për të mbrojtur Korenë e Jugut në rast të një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut.
Provat me raketa të Koresë së Veriut kanë shtuar gjithashtu urgjencën për Seulin dhe Tokion që të forcojnë gatishmërinë e tyre ushtarake dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara.
Ekspertët thonë se diskutimet mes udhëheqësve botërorë në takimet e muajit të ardhshëm të Grupit të Shtatëshes në Japoni mund të jenë gjithashtu vendimtare për ruajtjen e presionit diplomatik ndaj Koresë së Veriut pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së është bërë jofunksional për shkak të përplasjeve mes anëtarëve të përhershëm. Pekini dhe Moska vitin e kaluar bllokuan një përpjekje të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të forcuar sanksionet e Këshillit të Sigurimit ndaj Koresë së Veriut për disa nga testet e saj më të mëdha me raketa, duke nxjerrë kështu më në pah një ndasi të thelluar nga lufta e Rusisë në Ukrainë./ VOA
Presidenti amerikan Joe Biden u tha njerëzve të mbledh...
Britania duhet të sigurojë, pa diskriminuar, mbrojtjen e t...
Zyrtarët ukrainas denoncuan të mërkurën Rusinë pas shfaqje...
Eurodeputetja greke, Eva Kaili, e përfshirë në skandal...
Ndërsa Turqia po përballet me një shkallë të lartë inflaci...
Austria refuzon vizat për shumicën e delegatëve rusë q...
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të martën se Shtete...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologu i tij nga...
Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe ...
Një grua 56-vjeçare kineze është viktima e parë e nënt...
Sistemet e pensioneve, janë shumë komplekse dhe shumë ...
Policia e Kosovës ka zbuluar detaje të reja në lidhje me p...
Serbia, shteti i vetëm në Europë që ka refuzuar të san...
Lista po bëhet gjithnjë e më e gjatë. Në farmacitë gje...
Operacionet kibernetike të Rusisë në Ukrainë mund të m...
Në shtator të vitit 2022, vetëm disa ditë pasi presidenti ...
Dalja rishtazi në publik e dhjetëra dokumentave ...
Vendimi i një gjykate të Teksasit që mund të ndalë qasjen ...
Në Tiranë, pesë Dhoma Tregtie, perëndimore dhe vendase shp...
Reaktorët e vegjël bërthamorë, që prodhojnë vetëm një të q...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...