Inteligjenca britanike thotë se Rusia do t’i përfshijë në shkolla mësimet për luftën
Moska është duke planifikuar që të instalojë qasje luftara...

Komanda e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e udhëhequr nga SHBA-ja, tha të hënën se ka filluar bisedimet me Korenë e Veriut në lidhje me ushtarin amerikan që kaloi kufirin javën e kaluar.
Andrew Harrison, një gjeneral britanik që është zëvendës komandant në Komandën e OKB-së, nuk pranoi të thoshte se kur filloi biseda, sa shkëmbime janë bërë dhe nëse koreano-veriorët janë përgjigjur në mënyrë konstruktive, duke nënvizuar ndjeshmërinë e diskutimeve.
Ai gjithashtu nuk pranoi të japë detaje se çfarë di komanda për gjendjën e Travis Kingut.
"Askush prej nesh nuk e di se ku do të përfundojë kjo", tha Harrison gjatë një konference për shtyp në Seul. “Unë jam optimist në jetë, dhe mbetem optimist. Por përsëri, do ta lë me kaq”, shtoi ai.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse komentet e Harrison i referoheshin përparimit në komunikim, pasi komanda tha në një deklaratë javën e kaluar se po "punonte" me homologët e saj koreano-veriorë.
Komanda e OKB-së, e cila u krijua për të luftuar Luftën Koreane, ka mbetur në Korenë e Jugut për të mbikëqyrur zbatimin e armëpushimit të vitit 1953 që ndaloi luftimet.
Kontakti ndodhi përmes "mekanizmave" të krijuar nën armëpushimin, tha Harrison.
Kjo mund t'i referohet të ashtuquajturit “telefon rozë”, një linjë telefonike midis komandës dhe Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut në fshatin kufitar, ku kaloi King.
Koretë janë ende teknikisht në luftë pasi një traktat paqeje nuk u nënshkrua kurrë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat luftuan përkrah koreano-jugorëve dhe aleatëve të tjerë gjatë luftës, nuk vendosën kurrë marrëdhënie diplomatike me Veriun, por kjo linjë telefonike është një mënyrë e zakonshme që ata komunikojnë.
Koreja e Veriut ka qëndruar publikisht në heshtje për Kingun, i cili kaloi kufirin gjatë një turneu privat.
Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësim për mirëqenien e tij dhe kanë thënë më parë se Koreja e Veriut ka injoruar kërkesat për informacion rreth tij.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë zgjeruar stërvitjet e tyre të kombinuara ushtarake kohëve të fundit dhe kanë shtuar dislokimet rajonale të avionëve dhe anijeve amerikane, duke përfshirë bombardues, aeroplanmbajtës dhe nëndetëse në një shfaqje force kundër Koresë së Veriut, e cila ka testuar rreth 100 raketa që nga fillimi i vitit 2022./ Rel
Moska është duke planifikuar që të instalojë qasje luftara...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka nënkuptuar se për t...
Prej ditësh shumë zona dhe ishuj të Greqisë janë nën pusht...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ...
Analisti Kreshnik Spahiu ka folur mbi situatën politike dh...
Rrjedhat ilegale të emigrantëve po i dëmtojnë të gjitha sh...
Sulmet me raketa të Rusisë në Odessa po përpiqen të ndërpr...
Pakti i Bashkimit Evropian me Tunizinë mund të shërbejë si...
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha gjatë ...
Një person është vënë në prangat e policisë ndërsa një tje...
Në një distrikt të shkatërruar nga lufta në kryeqytetin e ...
Një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur...
Astronomët kanë zbuluar një lloj të ri objekti yjor që mun...
Deri në momentin që do të përfundoni leximin e këtij tekst...
Sulmet ruse goditën një katedrale dhe disa ndërtesa banimi...
Votuesit spanjollë do të shkojnë të dielën drejt vendv...
Papa Françesku tha të dielën se valët e fundit të të nxeht...
Presidenti rus Vladimir Putin tha se kundërofensiva e Ukra...
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 ...
Një zjarr i madh që ka përfshirë ishullin grek të Rodosit ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...