web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kërkesat e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës janë të tepërta"/ Irani: Nuk kemi marrë pjesë në asnjë negociatë

30 Mars 2026, 14:15, Kosova & Bota CNA

 

"Kërkesat e SHBA-së për t'i dhënë fund
Esmail Baghaei

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka deklaruar se pikat e përcjella në lidhje me kërkesat e SHBA-së nga Irani për t'i dhënë fund luftës kanë qenë "të tepërta dhe të paarsyeshme".

Baghaei tha se Teherani nuk ka pasur asnjë negociatë të drejtpërdrejtë me SHBA-në dhe gjithashtu se ajo që është diskutuar deri më tani ka qenë mesazh përmes ndërmjetësve në lidhje me qëllimin e SHBA-së për të negociuar.

Gjithashtu u shpreh se takimet e Pakistanit janë brenda një kuadri që ata vetë e kanë krijuar dhe se Irani “nuk ka marrë pjesë”. Baghaei ka akuzuar gjithashtu SHBA-në se po ndryshon vazhdimisht qëndrimin e saj.

“Nuk e di se sa veta në Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht pretendimin e diplomacisë amerikane”, tha Baghaei. /CNA





Lajmet e fundit nga