Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Katër shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë ndalur importin e produkteve ushqimore nga Ukraina me synimin për të mbrojtur tregjet e tyre. Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Bullgaria thonë se fluksi i importeve ukrainase ka dëmtuar fermerët e tyre, të cilët nuk mund të konkurrojnë me çmimet e ulëta që ofron ky vend (Ukraina). Qeveria polake miratoi 2.4 miliardë dollarë ndihmë për sektorin e saj bujqësor, ndërsa kritikoi Komisionin Evropian të premten se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit.
"Ajo që BE-ja ofron dhe me vonesë, është shumë pak, është vetëm një pikë në oqeanin e nevojave", tha Kryeministri polak Mateusz Morawiecki në një konferencë shtypi.
Komisioni Evropian ka ofruar 110 milionë dollarë ndihmë për fermerët e Europës Qendrore, si shtesë në një paketë të mëparshme ndihme prej 61.5 milionë dollarësh. KE-ja thotë gjithashtu se do të marrë masa parandaluese urgjente për produkte të tjera, si gruri, misri dhe farat e lulediellit, por shtetet e Evropës Qendrore duan që kjo listë të zgjerohet, duke përfshirë mjaltin dhe disa lloje mishrash.
Ekonomia e Ukrainës është tejet e varur nga bujqësia dhe vendimi për ndalim nga vendet evropiane do të sillte një goditje të konsiderueshme për këtë vend, njoftoi agjencia 'Bloomberg', duke cituar organizatën ‘UkrAgroConsult’.
Tani për tani, Rumania ka vendosur të mos i ndalojë produktet ukrainase duke lejuar tranzitin e tyre përmes portit të saj të Konstancës në Detin e Zi.
Disa vende të Evropës Qendrore u bënë porta për një tepricë produktesh ushqimore nga Ukraina, pas një bllokimi nga Rusia të porteve të Detit të Zi. Iniciativa e Detit të Zi e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia ka mundësuar kalimin e sigurt të dërgesave në drith përmes këtij korridori, por Rusia po kërcënon që të mos e rinovojë më atë, pas skadimit të marrëveshjes më 18 maj.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha të enjten se rinovimi i marrëveshjes varej nga ajo nëse Perëndimi do të hiqte kufizimet që prekin eksportet bujqësore ruse. Kremlini tha të premten se po monitoronte njoftimet për një ndalim të mundshëm të eksporteve ruse dhe se sanksionet e reja perëndimore do të dëmtonin ekonominë globale.
"Ne e dimë se SHBA-të dhe BE-ja po shqyrtojnë në mënyrë aktive sanksione të reja", u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Ne besojmë se sanksionet aktuale kundër Federatës Ruse dhe hapat e rinj shtesë që po mendojnë të ndërmarin SHBA-të dhe BE-ja, sigurisht që do të godasin edhe ekonominë globale”.
Ndërkohë luftimet në Bakhmut janë ndezur dhe Kievi tha të premten se ndërsa forcat ruse kishin bërë disa përparime në qytetin lindor, situata vazhdonte të ishte nën kontroll. “Situata është e tensionuar, por nën kontroll”, shkruante zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Malyar, në aplikacionin e mesazheve 'Telegram'.
Zonja Malyar i bëri komentet pasi Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur në një konferencë shtypi të premten se trupat e saj po luftonin në pjesën perëndimore të Bakhmutit, e vetmja pjesë e qytetit ukrainas ende nën kontrollin e forcave të Kievit./ VOA
Gjykata e Lartë vendosi të premten të ruajë qasjen që gëzo...
Historia thuajse 63 vjeçare e energjisë bërthamore në Gjer...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e hodhi...
LOS ANXHELES (AP) – SHBA-ja ka arritur një ritëm rekord pë...
Vetëm rreth gjysma e demokratëve mendojnë se presidenti Jo...
Ish presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili, i cili po m...
Liberalizimi i vizave që u miratua për Kosovën, vlen v...
Një raport i administratës së Presidentit Biden arriti në ...
Pentagoni po dislokon forca ushtarake pranë Sudanit pë...
Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të zgjasin af...
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, u...
Zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe, Dominic Raa...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, t...
Europol në bashkëpunim me Gardën Civile Spanjolle (Gua...
Shumica e të rriturve amerikanë dhe më shumë se një...
Euro-deputetët miratuan një sërë propozimesh për migra...
Një shpërthim i madh ndodhi në qytetin rus të Belgo...
Unë jam gati të ngjitem në nëndetësen e parë që dihet ...
Ata quhen mercenarë, kontraktorë ose vullnetarë dhe lu...
Presidenti Joe Biden pritet të shpallë zyrtarisht vend...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...