Trump: Do ta hapim Ngushticën e Hormuzit në një mënyrë ose në një tjetër
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se në një...

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë të shtunën se është e gatshme ta ndërmjetësojë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, pasi autoritetet kosovare mundësuan lehtësira të përkohshme për komunitetin serb në Ligjin për të huajt.
Në një shkrim në X, Kallas tha se “është krijuar një momentum i ri për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”.
Kjo pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pajtuar t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe t’ua njohë përkohësisht letërnjoftimet pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumenteve kosovare.
“Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në dobi të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike”, tha Kallas.
Kosova synon t’i shkrijë institucionet paralele serbe të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e vet përfundimisht përmes këtij ligji që do të fillojë të zbatohet plotësisht nga e diela e 15 marsit.
Por, Qeveria Kurtit u pajtua pas një takimi të shtunën me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, që pjesëtarët e komunitetit serb pa dokumente kosovare të kenë mundësi të marrin leje të përkohshme qëndrimi prej 12-muajsh, si dhe të bartin përkohësisht si mjet identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga autoritetet serbe.
Dialogu në Bruksel
Viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një sërë rundesh të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por takime të nivelit të lartë politik nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023.
Atëbotë, rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë u zhvillua pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës.
Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi mohon se ka gisht në të.
Vazhdimi i dialogut në nivel të lartë ngeci pas atij sulmi, pasi Kurti e lidhi atë me dorëzimin e autorit të dyshuar, Millan Radoiçiqit - veprim të cilin Serbia nuk e ka bërë deri më sot.
Mbi një dekadë dialog, Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.
Më 2023, palët arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, por BE-ja ka thënë se ajo ende nuk është zbatuar.
Ndonëse kjo marrëveshje nuk është nënshkruar, sipas bllokut evropian, ajo është e detyrueshme për të dyja palët. /REL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se në një...
Disa grupe të ekstremit të djathtë në platformën Telegram ...
Ministria e Trashëgimisë Kulturore e Iranit ka bërë të dit...
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar rreth 10 mijë dronë inter...
Rusia ka shpallur “agjente të huaj” stërmbesën e ish-udhëh...
Ishulli Kharg është një nga pikat më strategjike të Iranit...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani është m...
Një raketë goditi zonën brenda kompleksit të Ambasadës së ...
Sulmet në rajonin e Lindjes së Mesme kanë hyrë sot në ditë...
Pentagoni pritet të dërgojë një njësi detare dhe anije luf...
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbisë i kë...
Gjatë një vizite në Francë, Presidenti ukrainas Volodymyr ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Sekretari i Mbrojtjes i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, P...
Analistët thonë se konflikti në Lindjen e Mesme mund të je...
Dy diplomatë të Iranit kanë kërkuar azil politik në vendet...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot në një intervi...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një përjashtim të përkoh...
Një avion ushtarak amerikan Boeing KC-135 Stratotanker u r...
Një ish-reper ka fituar zgjedhjet parlamentare në Nepal dh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...